AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas kërkesave të Erdogan, qeveria mbyll një tjetër shkollë turke në Tiranë

Përmes një vendimi të paarsyetuar, Këshilli i Ministrave vendosi mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, ndërsa fondacioni “Gulistan” e konsideron lëvizjen e qeverisë shqiptare si abitrare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:24 | 22/09/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolegji “Mehmet Akif”. Foto nga findacioni “Gulistan”.

Këshilli i Ministrave vendosi të enjten mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili funksiononte si kolegj për vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrisë pa asnjë shpjegim apo arsyetim.

Gati dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria shqiptare e detyron kolegjin “Mehmet Akif Ersoy” me aktivitet prej 26 vitesh në Shqipëri  që të plotësojë dokumentet për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera, të mbulojë shpenzimet e këtyre procedurave dhe të  kthejë pagesat e kryera nga prindërit për shkollimin e fëmijëve.

Avokati i fondacionit “Gulistan”, Isuf Shehu tha se vendimi ishte arbitrar dhe do të kundërshtohej.

“Vendimi është i papritur, pasi fondacioni ishte njoftuar për një inspektim të ri nga Ministria e Arsimit dhe institucionet në varësi,” tha Shehu për BIRN. Ai këmbënguli se arsyet e dhëna nga qeveria përpara vendimit ‘nuk qëndronin’.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit ku studiojnë 160 vajza dhe djem vjen pas kërkesave të përsëritura të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për mbylljen në Shqipëri të shkollave që ai i akuzon për lidhje me kundërshtarin e tij Gylen.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë në janar të këtij viti, Erdogan u shfaq i paduruar dhe e quajti lënduese faktin se lëvizja e kundërshtarit të tij politik kishte ende fushë veprimi në Shqipëri.

“Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë e bijat e të cilit kanë rënë dëshmorë. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë, vendimtarë dhe hapa më të shpejtë kundër strukturimit të FETO në Shqipëri,” tha presidenti turk në një konferencë për shtyp me Ramën.

Kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes nëse vendimi për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” ishte një nënshtrim ndaj kërkesave të përsëritura të presidentit turk,  Erdogan.

Në shtator 2020, qeveria mbylli edhe disa institucione të tjera arsimore fetare dhe laike të ngritura me financime turke.

Mbyllja brenda një dite e medreseve “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë dhe “Ali Korça” në Kavajë, si dhe institucionit parauniversitar “Memorial International School of Tirana”, që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education” nuk pati një arsyetim publik, por agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” i quante të lidhura me “strukturat e organizatës terroriste FETO”.

 

Etiketa: BIRNErdoganFETOFetullah GylenGylenIsuf ShehuKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKryeministriaMehmet Akif ErsoyMinistria e ArsimitQeveriaQeveria shqiptareRexhep Tajip ErdoganshkollashqipShqipërishqiptareshtatorTiranaVendimi
I mëparshmi

KPA prish vendimin e KPK për gjyqtaren Entela Shedula

Tjetri

Gjyqet për dosjen 184 kanë mbetur pezull që prej pesë muajsh

Tjetri
Aleanca e palumtur PS-PDIU përfundon me dhunë në Bashkinë Dibër

Gjyqet për dosjen 184 kanë mbetur pezull që prej pesë muajsh

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.