AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD-PS të hapur për ndryshime në sistemin e zgjedhjeve vendore

Komisioni për reformën zgjedhore miratoi të hënën kalendarin e punës, duke i hapur rrugë edhe diskutimeve jashtë rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, që mund të prekin sistemin zgjedhor për pushtetin lokal apo ndryshimin e Kushtetutës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:42 | 03/10/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Komisioni për reformën zgjedhore miratoi të hënën kalendarin e punës, duke parashikuar diskutime për ndryshime ligjore që mund të prekin aspekte të rëndësishme të sistemin zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri tha se komisioni është i hapur të diskutojë edhe për ndryshime që mund të prekin Kushtetutën, nëse do të ketë konsensus politik nga palët.

“Jemi të hapur të diskutojmë për çdo gjë që lidhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, por edhe për të tjera për të cilat ne palët biem dakord me konsensus, që prekin elementë të sistemit, pa prekur Kushtetutën, pasi nuk është në tagrin tonë,” tha ai.

Gjiknuri shtoi se diskutimet për Kushtetutën do të bëhen nëse ka dakordësi politike dhe t’i rekomandohet më tej Kuvendit ngritja e një komisioni të posaçëm për ndryshime kushtetuese.

Diskutimi për kalendarin u fokusua tek pika që e lidhte punën e këtij komisioni me atë të reformës territoriale, i cili po diskuton mundësitë e një harte të re të njësive vendore dhe administrative.

“Ne nuk kemi rënë dakord për ndryshim të sistemit, nëse do të ketë dakordësi atje (Komisioni i reformës territoriale), ky komision është i detyruar të reflektojë ndryshimet përkatëse,” tha Gjiknuri.

Edhe bashkëkryetari nga opozita, Enkelejd Alibeaj, foli për nevojën për ndryshime në sistemin zgjedhor për zgjedhjet lokale.

“Është e udhës nëse në komisionin e reformës territoriale do të ketë ndryshime që prekin sistemin, jemi të detyruar të bëjmë ndryshime në sistem. Por edhe nëse kjo nuk ndodh ne duhet të diskutojmë sistemin zgjedhor sa i përket zgjedhjeve vendore,” tha ai.

Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, kërkoi që komisioni të mos e lidhte punën e tij me punën e një komisioni tjetër paralel. “Ky nuk është komision i reformës së ligjit vetëm për pushtetin lokal,” tha ai, duke kërkuar që puna të fokusohet në objektin e punës dhe të diskutohet reforma zgjedhore në tërësi.

Komisioni i reformës zgjedhore humbi 6 muaj kohë pa asnjë rezultat që prej ngritjes së tij nga Kuvendi në muajin shkurt. Me zgjatjen e mandatit të punës deri më 5 dhjetor, komisioni do të duhet të përfundojë propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Paralelisht, Kuvendi po shqyrton propozimet për reformën territoriale-administrative në një komision të posaçëm që pritet të përfundojë në 21 tetor pas zgjatjes së dytë të afatit.

Në mbledhjen e së hënës në këtë komision u paraqitën propozimet e ekspertëve të Partisë Demokratike, që kërkojnë një hartë të re territoriale me shtimin e 31 bashki të reja, kryesisht rurale, dhe shkrirjen e 12 qarqeve në 3 apo 6 rajone të mëdha.

Partia Socialiste është shprehur skeptike ndaj këtyre propozimeve dhe ka mbrojtur reformën në fuqi me 61 bashki që u miratua në vitin 2014.

 

Etiketa: AdministrativebashkiDamian GjiknuriEnkelejd AlibeajKomisionKomisioni i Reformës TerritorialekushtetueseKuvendiLokalendryshime ligjoreODIHROpozitaOSBEOSBE-ODIHRPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDPetrit VasiliPSPunaPunëReformareforma territorialeReforma zgjedhoreZgjedhjet
I mëparshmi

Sistemi i dështuar i menaxhimit i përmbyt lumenjtë nga mbetjet

Tjetri

Albert Meça e bindi KPK-në për një hua të deklaruar gjatë hetimit administrativ

Tjetri
Albert Meça kalon me sukses vetingun

Albert Meça e bindi KPK-në për një hua të deklaruar gjatë hetimit administrativ

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.