AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako lirohet nga qelia ‘se ka fëmijë të mitur’

Gjashtë muaj pas arrestimit për korrupsion dhe shpërdorim detyre me aferën e inceneratorëve, Gjykata e Posaçme vendosi ta dërgojë në arrest shtëpie ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa SPAK thotë se “nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:17 | 06/10/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti socialist, Alqi Bllako tha se nuk mund të dëshmonte, pasi kishte dëshmuar në SPAK. Foto: LSA

Gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të enjten të lirojë nga qelia ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.

Sipas koordinatores për mediat në Gjykatën e Posaçme, Dinora Aleksi, gjyqtarja Irena Gjoka pranoi kërkesën e Bllakos dhe e zëvendësoi masën e tij të sigurisë nga arresti me burg në arrest shtëpie.

Gjykata e Posaçme nuk dha detaje lidhur me shkaqet e vlerësuara nga Gjoka, por sipas avokatit të Bllakos, Sokol Hazizaj, kërkesa e lirimit nga qelia u bazua mbi faktin se klienti i tij është baba i tre fëmijëve të mitur, të cilët “kanë nevojë për kujdesin e tij”.

Vendimi u kundërshtua nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e konsideroi të pamjaftueshëm shkakun e ngritur për lirimin e Bllakos nga qelia.

“SPAK ka qenë kundër lirimit në gjykatë, sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit,” njoftoi të enjten koordinatorja e SPAK për marrëdhëniet me median, Xhuljeta Krasta.

Alqi Bllako u vetëdorëzua në polici më 1 prill të këtij viti, pasi Gjykata e Posaçme caktoi më parë masën e “arrestit me burg” pas hetimit për kontratën koncesionare të Fierit me një vlerë të përllogaritur në 28 milionë euro.

SPAK e akuzon Bllakon se ka marrë përfitime të paligjshme nga kompanitë koncensionare të ndërtimit të inceneratorëve, ndërsa ka favorizuar këto kompani gjatë kohës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues”, si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Së bashku me Bllakon, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj 9 zyrtarëve të tjerë të lidhur me procedurat e koncesionit për inceneratorin e Fierit, përfshi edhe ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i cili gjendet në burg që prej dhjetorit 2021.

Sipas SPAK, Bllako ka falsifikuar të dhënat për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall”, gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë. Ish-deputeti i PS-së akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë, një shumë prej 146 milionë lekësh dyshohet se ka përfunduar në xhepat e familjarëve të ish-ministrit Lefter Koka, i dyshuar për përfitime të ngjashme nga koncesioni i inceneratorit të Elbasanit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, te një grup kompanish të lidhura me njëra-tjetrën, nën pronësinë e personave pa eksperiencë të mëparshme në këtë fushë. Koncesioni i parë, inceneratori i Elbasanit, u sekuestrua nga prokuroria dhjetorin e kaluar, pak ditë para se kompania t’i transferohej Bashkisë së Elbasanit me përfundimin e kontratës së koncesionit. Më vonë u vendos nën sekuestro preventive edhe kompania e inceneratorit të Fierit, kontrata për të cilën ishte pranë përfundimit.

Lidhur me këto afera korruptive, SPAK ka kërkuar gjithashtu arrestimin e Stela Gugalles, e cila është pronarja e kompanisë “Albtek Energy” si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë Integrated Technology Services, por këta të fundit nuk janë arrestuar ende nga policia. Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAkuzaAlbtek EnergyAlqi BllakoAnkimArrestBurgEdi RamaelbasanEuroFierGjykataGjykata e PosaçmeGjykatësInceneratorinceneratoriInceneratori i ElbasanitInceneratori i FieritIncineratorIntegrated Energy BV SPVIntegrated Technology ServicesIrena GjokaKlodian ZotoKontrata koncesionareKorrupsionLefter KokaMASParapoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e PosaçmePSPunëQeveriaRamaSHShpërdorim detyreSokol HazizajSPAKStela Gugalljatë miturTiranëUjësjellësVendimi
I mëparshmi

Plagë të hapura: Familjet e lëna pas nga shqiptarët e vrarë në Siri

Tjetri

OFL pa bilanc, por ministri i Brendshëm e quan “sukses”

Tjetri
OFL pa bilanc, por ministri i Brendshëm e quan “sukses”

OFL pa bilanc, por ministri i Brendshëm e quan “sukses”

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.