AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurorja Deniona Katro përballet pa probleme me vetingun

Nga hetimi administrativ i Komisionit, prokurorja Deniona Katro ka rezultuar me balancë pozitive në analizën e përgjithshme, pavarësisht një balance negative për blerjen e një automjeti, për të cilën subjekti dha shpjegime. Katro u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:54 | 10/10/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Deniona Katro pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja Deniona Katro e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë – gjetje për të cilën ajo dha shpjegime.

Procesi i vetingut për prokuroren Deniona Katro u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brouwer.

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

Relatori Ilia pohoi se KPK nuk ka gjetur probleme për një apartament në Durrës që i është dhuruar Katros prej prindërve. Ai sqaroi se apatamenti është blerë nga prindërit rreth 20 vite më parë, shumë kohë para se subjekti të fillonte detyrën. Po ashtu, nga hetimi administrativ ka rezultuar se prindërit e Katros nuk kanë krijuar pasuri tjetër veç apartamentit që i kanë dhuruar vajzës së tyre, ku sipas saj aty jetojnë prej dy dekadash.

Pa probleme kanë rezultuar edhe blerja e një automjeti tip “Hyundai” në vitin 2016 për çmimin 4000 euro; një depozitë rreth 380 mijë lekë; gjendje cash në shumën 1 milion lekë dhe gjendja në llogarinë rjedhëse të pagës, të krijuara prej subjektit me burime nga paga dhe mësimdhënia.

E vetmja pasuri për të cilën Katros i është kaluar barrë prove për pamjafuteshmëri, është një automjet tip “Mercedes Benz”, i blerë në vitin 2010 për shumën rreth 270 mijë lekë.

Megjithatë, Ilia deklaroi se analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2008-2016 rezulton me balancë pozitive.

Prokurorja Deniona Katro shprehu akordësi për hetimin administrativ të kryer nga KPK. Ajo u ndal tek barra e provës për mungesën e burimeve në shumën 256 mijë lekë për blerjen e “Benz-it” në vitin 2010. Katro shpjegoi se nuk i kujtohej mirë se cilat burime kishin shërbyer për blerjen e këtij mjeti pasi kishin kaluar 12 vjet, por shtoi se bazuar në verifikimin e dokumentacionit mendonte se ishin përdorur kursimet, që sipas saj ishin zëvendësuar me të ardhurat e siguruara nga shitja e një makine tjetër tip “Ford”.

Prokurorja Katro mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia vërejti se ndaj saj nuk është kryer asnjë ankesë apo denoncimin pranë Komisionit, si dhe nuk ka rezultuar të ketë kryer shkelje apo t’i jetë dhënë ndonjë masë në të kaluarën.

Në përfundim, prokurorja Deniona Katro falënderoi Komisionin për procesin e rivlerësimit të kryer ndaj saj dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 12 tetor, në orën 09:45.

 

 

Etiketa: Analiza financiareBrunilda BekteshiDurrësEuroGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMASParaProcesi i vetingutProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëSHTiranëVendimiVëzhguesit
I mëparshmi

Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë

Tjetri

Parku kombëtar i Valbonës po shndërrohet në kantier ndërtimi për resorte

Tjetri
Parku kombëtar i Valbonës po shndërrohet në kantier ndërtimi për resorte

Parku kombëtar i Valbonës po shndërrohet në kantier ndërtimi për resorte

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.