AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ: Partitë politike nuk deklaruan 5 milionë euro reklama në zgjedhjet parlamentare

Partitë politike fshehën miliona euro shpenzime për reklama televizive në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, por sipas KQZ-së vetëm Partia Demokratike rrezikon të ndëshkohet për mos kthim përgjigje.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetër i Zgjedhjeve, Ilirajn Celibashi | Foto : LSA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të enjten raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021.

Nga verifikimi i minutazhit të reklamave politike të transmetuara gjatë fushatës elektorale, KQZ ka konstatuar se partitë politike kanë nënraportuar shpenzimet e kryera.

Në total, sipas përllogaritjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 8 partitë politike që kanë transmetuar reklama televizive në zgjedhje – përfshirë Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Bindja Demokratike, Lëvizja Ndryshe, Nisma Thurje, Partia Kombëtare Konservatore Albania dhe Partia Social Demokrate, kanë shpenzuar 641 milionë lekë për reklama politike gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që kanë deklaruar vetëm 64.5 milionë lekë, ose pak më shumë se 10 për qind të shpenzimeve.

Sipas KQZ-së në total 8 subjekte politike përllogaritet se nuk kanë deklaruar 576 milionë lekë ose gati 5 milionë euro, të shpenzuara për reklama politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Kodi Zgjedhor i detyron subjektet që garojnë në zgjedhje që të dorëzojnë në fund të fushatës elektorale raporte të detajuara për të ardhurat dhe shpenzimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ – i cili ka autoritetin dhe përgjegjësinë të mbikqyrë, kontrollojë dhe të auditojë fondet e fituara dhe të shpenzuara.

Diferenca midis deklaratve të partive politike dhe shpenzimve të tyre reale të përllogaritura sipas minutazhit të monitoruar nga Autoriteti Mediave Audiovizive, AMA dhe çmimit të reklamave të deklaruara nga televizionet, u soll në vëmendje të KQZ-së nga një investigim i BIRN i botuar në nëntor 2021.

Partia Socialiste është subjekti politik me vlerën më të lartë të reklamave të paraportuara, të barabarta me 280 milionë lekë (2.4 milionë euro), e ndjekur nga Partia Demokratik me 224 milionë lekë (1.9 milionë euro).

KQZ i ka kërkuar në dhjetor 2021, pative politike që kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit shpjegime për diferencën në vlerë të madhe, të konstatuar nga auditimi në lidhje më koston e reklamave politike të transmetuara nga televizionet gjatë fushatës për këto subjekte.

Partia Socialiste i ka thyer përgjigje KQZ duke pretenduar se të gjitha shpenzimet e kryeara janë deklaruar. Të njejtën përgjige kanë dhënë dhe LSI, Nisma Thurje dhe Bindja Demokratike. Partia Social Demokrate i ka qendruar deklaratës së saj se ka bërë zero lekë shpenzime në zgjedhje, ndërsa Partia Demokratike nuk ka kthyer përgjigje.

Sipas KQZ, si rrjedhojë  e refuzimit për të bashkëpunuar, Partia Demokratike rrezikon një gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë.

Ndryshe nga partitë politike, televizionet kanë dhënë justifikime të ndryshme për diferencat në minutazhin e reklamave të monitoruara dhe shumave të faturuara për partitë, përfshirë mospërputhjet për shkak të gabimeve njerëzore, bonuset e aplikuara për subjekte të ndryshme, zbritje në çmim nga tarifa dhe transmetimet pa pagesë.

Transmetimi i këtyre reklamave nga KQZ konsiderohet si dhuratë në natyrë. Por ndërsa Kodi Zgjedhor ka parashikuar si ndalim dhurimin e fondeve nga ana e personave juridikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e mediave, nuk ka parashikuar sanksione ndaj dhuruesit dhe as subjektit politik që ka marrë dhuratën, duke krijuar një hendek ligjor.

Komisioni nuk jep detaje në raportin e auditit mbi mënyrën se si do ta adresojë shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga këto subjekte politike.

Etiketa: AMAAutoriteti Mediave AudioviziveBindja DemokratikeBIRNdemokrateEuroInvestigimKodi ZgjedhorKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZLëvizja Socialiste për IntegrimLSInismaNisma ThurjePartiaPartia DemokratikePartia Social DemokratePartia Socialistereklamareklama politikeshqipsocial demokrateTelevizionetzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

Akuzat për falsifikim, sekuestrohen 8 milion euro prona në Himarë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.