AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tërheqja e avokatit Gentian Rumano shtyn gjyqin e “Dosjes 184”

Gjykata e Dibrës nuk qe në gjendje të zhvillonte sërish një seancë për “Dosjen 184” me të akuzuar për krime zgjedhore. Gjykimet për dy çështjet e të njëjtit hetim nuk zhvillohen prej 6 muajsh.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Rrethit Dibër. Foto:Sami Curri

Gjykata e Dibrës nuk arriti të zhvillonte sërish seancën për “Dosjen 184” me të akuzuar ish-kryepolicin e Peshkopisë Robert Aga dhe ish-administratorit të njësisë administrative Lurë Hasan Hoti, të akuzuar për krime zgjedhore.

Gjyqtarja Nertila Kape u njoh në seancë me një kërkesë të avokatit Gentian Rumano për të hequr dorë nga mbrojtja dhe më pas vendosi shtyrje të seancës për dy javë kur duhet të paraqitet avoakti i ri. I pyetur nga BIRN në telefon Rumano tha se hoqi dorë për shkak të ngarkesës dhe u justifikua me faktin se gjyqi ishte zgjatur shumë.

Gjykimet për dy çështjet e të njëtit hetim nuk zhvillohen prej 6 muajsh dhe janë shtyrë për arsye të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të gjyqtarëve, avokatëve, mungesës së të pandehurve e të ngjashme.

Procesi tjetër ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci dhe ish-administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, të akuzuar më vete për abuzim detyre dhe kanosje apo dhunim të votuesve, u shty dy ditë më parë për shkak të problemeve shëndetësore të prokurorit.

Në këtë proces, prokurori Urim Buci ka shpallur pretencën dhe ka kërkuar 3 vjet burg me kusht ndërsa të pandehurit do të përfitojnë ulje për shkak të “gjykimit të shkurtuar”. Seanca e fundit në këtë proces është zhvilluar më 19 prill dhe ende nuk janë lexuar pretendimet e mbrojtjes.

Dosja 184 u krijua pasi prokuroria vendosi nën përgjim zyrtarët dhe përkrahësit e Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore për kryetar bashkie në vitin 2016. Provat e mbledhura nga përgjimet krijuan një tablo blerjesh masive votash, shantazhim të votuesve dhe keqpërdorim të burimeve publike. Hetimet gjithsesi nuk sollën pasoja pasi prokurorët nuk vepruan për të kryer arrestime në kohën kur krimet ndodhën. Dosja u bë pjesërisht publike pasi dokumente të saj rrodhën në media.

Aktualisht kanë kaluar gjashtë vjet nga kryerja e krimeve të aluduara në zgjedhjet e Dibrës. Deri më sot nuk ka asnjë proces gjyqësor të përfunduar dhe asnjë person përgjegjës të dënuar.

Etiketa: 184abuzimAdministrativeAgaarrestimeBIRNBurgDosjaDosja 184Drini GjeciGentian RumanoGjykataGjyqGjyqigjyqtarHasan HotiHetimHetimetHotikanosjeKrimeKrime ZgjedhorekryetarMbrojtjaMediaNertila KapeNuri MedaPartisë SocialistepasojaprokurorProkuroriProkuroriaRobert AgaSeancaSHShtyrjeuljeUrim BuciZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtarja Luljeta Kole konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Luljeta Kole konfirmohet në detyrë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.