AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çfarë e rrëzoi në të vërtetë Liz Truss?

Rënia e shpejtë e Liz Truss nga pushteti duket se ka ardhur nga një përplasje midis asaj që ekonomistët e quajnë dominim fiskal (premtimet e qeverisë për shpenzime) dhe dominimit monetar (mandat për stabilitet çmimesh i bankës qendrore). Por teksa mendojmë për atë që i ndodhi Truss, anashkalohet një pjesë e rëndësishme e historisë.

Harold JamesngaHarold James
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liz Truss, kryeministrja e dorëhequr e Mbretërisë së Bashkuar. Foto: Wikipedia.

Dorëheqja e Liz Truss, kryeministres me mandatin më të shkurtër të Mbretërisë së Bashkuar, plotëson një një rast studimor të fuqishëm se si të mos bësh politikë fiskale. Por mësimi shkon më thellë sesa ideja se politika britanike u shkatërrua nga një luftë traumatike që vendosi qeverinë dhe Thesarin kundër Bankës së Anglisë. Dështimi i vërtetë ishte anashkalimi i rreziqeve të mëdha të ndërtuara shumë kohë më parë në elementet institucionale të sistemit financiar.

Leksioni i politikës fiskale është i fuqishëm sepse personalizohet lehtë. Truss do të hyjë në librat e historisë së bashku me Lady Jane Grey, mbretëreshën nëntë ditore që vdiq (me ekzekutim) në trazirat fetare të Anglisë së shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Në fakt, Mbretëria e Bashkuar moderne po përballet me ekuivalentin e një përplasjeje sektare.

Gabimi – në pamje të parë – ishte njoftimi i qeverisë për një ulje taksash të pafinancuara prej 45 miliardë paundësh (50 miliardë dollarë), që arrinte në 2% të PBB-së, e cila përfshinte një ulje të vogël në normën bazë dhe heqjen e brezit të të ardhurave më të larta. Krijuesit e skemës besuan, ndoshta gabimisht, se ajo do të stimulonte iniciativën, investimet dhe rrjedhimisht rritjen ekonomike. Kishte gjithashtu një paketë më të shtrenjtë për të subvencionuar konsumatorët e energjisë, në atë kohë programi më bujar i tillë në Evropë, që arrinte në rreth 200 miliardë paund, ose 9% të PBB-së.

Këto janë shifra shumë të larta, sigurisht, por niveli i borxhit publik të Mbretërisë së Bashkuar ishte shumë më i ulët se ai i Shteteve të Bashkuara, për të mos përmendur Italinë apo rastin edhe më ekstrem të Japonisë. Shpenzimet e reja dhe mungesat e të ardhurave nuk duhet ta kthejnë vetë Mbretërinë e Bashkuar në një Greqi apo Argjentinë të re.

Gabimi i vërtetë i Truss mund të ketë qenë që i ka marrë seriozisht bisedat e lira për mënyrën sesi epoka e parave të lira dhe normave negative të interesit e bënë çdo lloj shpenzimi publik të ngjante si një drekë falas, pasi borxhi nuk do të duhej të shlyhej dhe kostoja e shërbimit të tij në rënie. Për një kohë, Teoria Moderne Monetare (MMT), e cila përdori një qasje të bilancit për të treguar se borxhi i qeverisë ishte me të vërtetë një pasuri e qytetarëve, magjepsi tregjet. Por më pas rritja e inflacionit – për shkak të paketave fiskale pandemike, ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë – i detyroi bankat qendrore me një mandat ligjor stabiliteti çmimesh të shtrëngonin politikën monetare dhe, rrjedhimisht, të rrisnin koston e financimit të qeverisë. Kjo kosto e rrëzoi Truss nga posti i saj.

Në periudhën midis dy luftërave, bankat qendrore në Britani dhe Francë ushtruan presion ndaj qeverive të krahut të majtë me deficite relativisht të vogla, duke gjeneruar një histori të besuar gjerësisht për një Bankers’ Ramp* – atë që francezët e quajtën muri i parasë. Termi u përdor nga koalicioni i qendrës së majtë i Edouard Herriot në 1924, kur ai u trondit nga paqëndrueshmëria financiare dhe përfundimisht kolapsoi. Qeveria laburiste e Ramsay MacDonald pati një fat të ngjashëm në vitin 1931, në mes të depresionit botëror.

Edhe sot po qarkullon një histori e ngjashme: veprimi i bankës qendrore, si dhe këshillat e institucioneve financiare ndërkombëtare, shkatërruan një qeveri konservatore që premtoi të ringjallte rritjen ekonomike nëpërmjet stimulit fiskal. Kriza ekonomike e shkaktuar nga Bankers’ Ramp dhe financat ndërkombëtare tani rrëzojnë të djathtën, jo të majtën. Numërimi mbrapsht për rrëzimin e qeverisë Truss u dha kur Banka e Anglisë njoftoi se do t’i jepte fund skemës së mbështetjes për borxhin e qeverisë më 14 tetor. Ishte plotësisht e parashikueshme që ajo do të ishte dita kur qeveria duhet të premtonte të rimendonte qëndrimin e saj fiskal, gjë që Truss e bëri duke shkarkuar kancelarin e saj.

Kështu, rënia e Truss duket se ka ardhur nga një përplasje midis asaj që ekonomistët e quajnë dominim fiskal (premtimet e qeverisë për shpenzime) dhe dominimit monetar (mandati i stabilitetit të çmimeve i bankës qendrore). Dhe këtë herë dominimi monetar fitoi, sepse një narrativë e re për shpenzime të panevojshme të qeverisë dhe përgjegjësinë politike ka kapur tregjet financiare, duke zëvendësuar narrativën e injektuar nga MMT-ja për përfitimin e shpenzimeve publike dhe deficiteve.

Por duke menduar për atë që i ndodhi Truss-it për sa i përket përplasjes së politikave fiskale dhe monetare, anashkalohet një pjesë e rëndësishme e historisë: cenueshmëria e një pjese kyçe të sektorit financiar të Mbretërisë së Bashkuar ndaj rritjes së normave të interesit dhe rënies së çmimeve të bonove. Industria e fondeve të pensioneve, e angazhuar për të paguar politikat e përfitimeve të përcaktuara, kishte shfrytëzuar zotërimet e saj të borxhit të qeverisë për të siguruar fitime më të larta. Nëse çmimi i borxhit publik binte për shkak të rritjes së normave të interesit, fondet përballeshin me thirrje për kolaterale. Dhe tani, fondet e pensioneve në Mbretërinë e Bashkuar u përballën me mungesën e obligacioneve që mund të shiteshin lehtësisht. Ndërhyrja e BOE shpjegon ndryshimin e çuditshëm në çmimet e borxhit të qeverisë. Në vend të dominimit fiskal apo monetar, ky ishte dominim financiar, me detyrimet e pensioneve që paralizonin zgjedhjet e politikave.

Ky kurth ishte vendosur një brez më parë, nga Akti i Pensioneve në Mbretërinë e Bashkuar i vitit 2004, i cili kishte për qëllim të ofronte siguri ose mbrojtje më të madhe për pensionistët. Kështu, fondet duhej të kalonin në obligacione – dhe në strategji investimi, të cilat vareshin nga likuiditeti i tregjeve të obligacioneve. Rreziku dhe kufizimet e politikave që krijoi kjo janë një qortim shumë më bindës për bankierët qendrorë dhe rregullatorët financiarë sesa ideja e një ndërhyrjeje të politizuar në tetor 2022. Fakti që BOE nuk ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për rregullimin financiar në vitin 2004 është një justifikim shumë i dobët.

Pati një dështim të qartë nga rregullatorët dhe komuniteti më i gjerë i politikave në identifikimin e politikave, gjë e cila krijoi një kurth për qeveritë. Truss shpërtheu një minë të veçantë britanike që mund të kishte shpërthyer në çdo moment gjatë dekadës së fundit. Mund të ketë mina të tjera, në sisteme të tjera financiare. Dështimi i Truss do të thotë se populizmi fiskal, i ndarë nga paraardhësi i saj, Boris Johnson, tani përjashtohet në Britani. Por tani është edhe më i rrezikshëm gjetkë. Politikanët nuk janë më të lirë të vënë baste të mëdha për të ardhmen.

*Bankers Ramp – krizë ekonomike e shkaktuar nga bankierët për përfitime politike.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate What Really Brought Down Truss?

Etiketa: BankatbasteBoris JohnsonBorxhiBritaniFinancatGreqikostoKrizaliraMbretëria e BashkuarmbrojtjeminaObligacionePBBpensionistëPopulizmiProject SyndicateQeveriaSHshpenzimeuljeZgjedhjet
Tjetri

KPA me dy qëndrime për Selami Zallin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.