AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Epoka e re bërthamore

Për shumë vite, studiues dhe zyrtarë kanë besuar se problemi bërthamor ishte një relikte e Luftës së Ftohtë. Përkundrazi, bota po i afrohet gjithnjë e më shumë një epoke të re që mund të përkufizohet edhe më qartë nga armët bërthamore, siç tregojnë kërcënimet e Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Armët bërthamore kanë qenë një tipar i marrëdhënieve ndërkombëtare që nga gushti i vitit 1945, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan dy prej tyre mbi Japoni për të përshpejtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Asnjë prej tyre nuk është përdorur që atëherë dhe ato ndihmuan që të mbahej e ftohtë Lufta e Ftohtë, duke e imponuar një shkallë kujdesi në të dy anët e konfrontimit midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Për më tepër, negociatat për kontrollin e armëve korrën sukses në kufizimin e arsenaleve bërthamor të të dy vendeve dhe e ndaluan apo e ngadalësuan përhapjen e armëve bërthamore. Sot, vetëm shtatë vende të tjera (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Izraeli, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut) posedojnë armë bërthamore.

Pyetja që shtrohet tani është nëse ndodhemi në prag të një epoke të re të zgjerimit të arsenalit bërthamor, të një roli më të spikatur të tij në gjeopolitikë dhe të përpjekjeve të më shumë vendeve për të siguruar një arsenal të tillë. Ajo që e rrit rrezikun është ndjesia se tabuja bërthamore kundër posedimit apo edhe përdorimit të armëve bërthamore po zbehet, si rrjedhojë e kalimit të kohës dhe e shpërfaqjes së një gjenerate të re të të ashtuquajturave armë bërthamore taktike, që nënkuptojnë rezultate më pak katastrofike dhe që për pasojë mund të duken më të përdorshme.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë mbërritjen e kësaj epoke të re më të mundshme në disa mënyra. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Ukraina i dorëzoi armët bërthamore që mbetën në territorin e saj në këmbim të garancive të sigurisë. Që atëherë, Rusia e ka pushtuar dy herë, një rezultat ky që mund t’i bindë vende të tjera se heqja dorë prej armëve bërthamore e zvogëlon sigurinë e një vendi.

Më pas, në vazhdën e pushtimit të dytë të Rusisë në fillim të këtij viti, SHBA-ja e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë ushtarake në anën e Ukrainës, duke u shqetësuar se dërgimi i trupave apo krijimi i një zone ndalim-fluturimi mund të çonte në një Luftë të Tretë Botërore bërthamore. Kina dhe të tjerët mund ta shohin këtë si një dëshmi se posedimi i një arsenali të konsiderueshëm bërthamor mund ta zmbrapsë SHBA-në apo të paktën ta nxisë atë të veprojë me përmbajtje më të madhe. Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore në apo afër Ukrainës në një përpjekje për t’i frikësuar ukrainasit dhe për t’i detyruar qeveritë evropiane si dhe SHBA-në që ta mendojnë edhe njëherë mbështjen që këto të fundit po i japin vendit.

Zhvillimet gjetkë kanë kontribuar gjithashtu në rimendimin mbi vlerën e armëve bërthamore. Regjimet dhe liderët në Irak dhe në Libi u rrëzuan pasi ata hoqën dorë nga programet e tyre të armëve bërthamore, gjë kjo që do të mund t’i shtyjë të tjerët që ta mendojnë si avantazh ruajtën ose zhvillimin e kapaciteteve bërthamore. Koreja e Veriut, nga ana e saj, mbetet e sigurt pasi vazhdon ta zgjerojë arsenalin e vet bërthamor. Bota po ashtu ka mësuar të jetojë me arsenalet bërthamore të Izraelit, Indisë dhe Pakistanit.

Rreziku është se me më shumë armë bërthamore në më shumë duar rritin mundësitë që një apo më shumë prej këtyre armëve jashtëzakonisht shkatërruese të përdoren. Parandalimi dhe kujdesi i përgjegjshëm nuk mund të hamendësohen. Posedimi i armëve bërthamore ka gjithashtu potencialin ta bëjë më të zakontë agresionin jo-bërthamor. Edhe vetë besimi që një vend merr masa drejt zhvillimit të armëve bërthamore, mund të nxisë veprim ushtarak nga fqinjët e shqetësuar, duke çuar potencialisht drejt një konflikti më të madh.

Duke pasur parasysh këto rreziqe, nevojitet menjëherë që të garantohet që goditja bërthamore e Putinit të mos shpërblehet, aq më pak që ajo të krijojë një precedent të rrezikshëm. Kjo kërkon ruajtjen e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike perëndimore për Ukrainën, si dhe Rusisë dhe SHBA-së t’i kujtohet nga aleatët e tyre se pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore, si për forcat ushtarake ruse në Ukrainë, ashtu edhe për këdo tjetër të përfshirë në vendimmarrje, nuk do të sillnte asnjë nga përfitimet e hamendësuara.

Në të njëjtën kohë, dhe qartazi para fillim të viti vitit 2026, kur skadon afati i Traktati të ri START që kufizon arsenalet e dy fuqive më të mëdha bërthamore, SHBA-ja duhet t’i sinjalizojë Rusisë gatishmërinë e saj për të diskutuar mbi fazën e ardhshme të kontrollit të armëve bërthamore. Numri dhe llojet e sistemeve të armëve që do të kufizohen duhet të jenë në axhendë, siç duhet të jetë edhe përfshirja e Kinës.

SHBA-ja, bashkë me partnerët e saj në rajon, duhet gjithashtu të ndërmarrin hapa – diplomatike apo ushtarake, nëse është e nevojshme – për të garantuar që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore ose t’i afrohet aq shumë saqë të mund të arrijë një shpërthim bërthamor pa paralajmërim të mjaftueshëm për të tjerët që të mund ta parandalojnë atë. Duke dështuar në këtë drejtim, një apo më shumë fqinjë të Iranit mund të vendosin lehtësisht se u duhen armët e veta bërthamore. Një skenar i këtillë do ta çonte Lindjen e Mesme, që për tri dekada është rajoni më pak i qëndrueshëm në botë, në një drejtim edhe më të rrezikshëm.

Ringjallja e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të cilën Irani e arriti me fuqitë botërore (dhe nga e cila SHBA-ja është tërhequr në vitin 2018), do të ndihmonte vetëm përkohësisht, sepse marrëveshja përmban disa klauzola. Ky duket të jetë një çmim tepër i lartë për t’u paguar, pasi do ta lejonte Iranin të dilte nga sanksione të rëndësishme, duke i mundësuar regjimit që të ndjekë një politikë të jashtme edhe më agresive dhe t’i sigurojë atij një litar shpëtimi në kohën kur kundërshtimi i brendshme ndaj tij po rritet.

Shqetësimet e tjera gjendet në Azi. Përpjekjet për të shkëputur Korenë e Veriut nga armët e saj bërthamore nuk po çojnë gjëkundi. Denuklearizimi i plotë duhet të mbetet synim, por në ndërkohë, SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia duhet të marrin në konsideratë njëfarë propozimi për kontroll të armëve, që do të kufizonte arsenalin bërthamor dhe sistemet raketore të Koresë së Veriut në këmbim të tkurrjes së sanksioneve.

SHBA-ja duhet gjithashtu të ruajë aleancën e saj të afërt me Korenë e Jugut dhe me Japoninë kundrejt jo vetëm Koresë së Veriut, por edhe Kinës. Dështimi në këtë rrafsh, sipas të gjitha gjasave, do t’i shtynte të dy vendet të rimendojnë heqjen dorë nga pasja e armëve bërthamore.

Për një kohë të gjatë, shumë studiues dhe politikëbërës kanë operuar nën iluzionin se problemi bërthamor ishte një relikte e Luftës së Ftohtë. Në fakt, bota po i afrohet gjithnjë e më shumë një epoke që mund të përkufizohet edhe më qartë nga armët bërthamore. Ndryshimi i këtij drejtimi është tepër i rëndësishëm dhe koha në dispozicion po mbaron.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate The New Nuclear Era

Etiketa: ArmëFrancaIndiaIrakIraniIzraeliJaponiJaponiaKinaKorejaKoreja e VeriutLibiLuftaMarrëveshjaMasaMbretëria e BashkuarndalimPakistanipaktParaProject SyndicatePutinrajonrajoniRusiasanksioneSHBAshpërthimShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësUkrainaUkrainëVladimir Putin
Tjetri
dosje

Refuzimi i socialistëve për hapjen e dosjeve mban mbyllur krimet e komunizmit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.