AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Interesat e borxhit afatshkurtër kërcejnë sërish, ndërsa likuiditeti është i paktë

Kërkesa e qeverisë për borxh është ndjeshëm më e lartë se sa ofertat e bankave, të cilat duket se po shijojnë fitime të konsiderueshme të interesave veçanërisht të larta në borxhin publik afatshkurtër.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:35 | 24/10/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një sasi parash në cash. Foto: Pixabay.

Ankandi i fundi i bonove të thesarit 12 mujore i zhvilluar në 18 tetor përfundoi me interesin 5.26%, interesi më i lartë i parë në këtë titull prej më shumë se shtatë vitesh. Interesat u rritën me 51 pikë bazë në krahasim me ankandin e mëparshëm të zhvilluar vetëm dy javë më parë. Në ankandin e fundit, qeveria pati kërkuar të emetojë 10 miliardë lekë bono dhe ofertat nga operatorët ishin për 12.7 miliardë, nga të cilat, qeveria vendosi të pranojë 12.1 miliardë. Oferta për borxh ka qenë veçanërisht e ngushtë përgjatë ankandeve të fundit, me disa nga ankandet të përfunduara pa plotësuar kërkesën. Dhe nëse marrim parasysh sjelljen historike të qeverisë, me deficit buxhetor të përqendruar në muajt e fundit të vitit, atëhere situata ka gjasa që do të vijojë të përkeqësohet në javët në vijim.

Interesat e bonove 12 mujore janë luhatur në 2 apo 3 për qind përgjatë dekadës së fundit, që kur qeveria shqiptare, nën këshillat e FMN-së, filloi programin për të zgjatur afatin mesatar të maturimit të borxhit publik duke sjellë në këtë mënyrë edhe uljen e varësisë nga bankat, të cilat kontrollojnë pjesën e luanit në këtë treg.

Rritja e interesave të borxhit afatshkurtër është e dukshme veçanërisht në krahasim me borxhet afatgjata, gjë që sugjeron se operatorët e tregut thjeshtë po maksimizojnë një vështirësi momentale dhe nuk perceptojnë probleme më afatgjata. Për shembull, ankandi i fundit i obligacioneve dhjetëvjeçare përfundoi me kupon 6.25%, një diferencë kjo fare e vogël me bonot 12 mujore.

Borxhi publik i brendshëm është një treg me vlerë 700 miliardë lekë dhe taksapaguesit pritet të paguajnë një faturë shumë më të majme vitin e ardhshëm për këtë borxh në krahasim me dy vjet më parë. Rreth 63% e këtij borxhi mbahet nga bankat ndërsa 15% të tjera nga institucionet financiare, të tilla si fondet e investimit. Kjo i bën bankat përfitueset kryesore të borxhit publik.

Gjatë vitit 2021, interesat e borxhit publik të brendshëm ishin 23.5 miliardë lekë ndërsa këtë vit pritet të rriten në 27 miliardë dhe vitin e ardhshëm në 34 miliardë.

Interesat e bonove të thesarit 12-mujore janë veçanërisht të rëndësishme jo vetëm për buxhetin e përbashkët të taksapaguesve por edhe për pjesën më të madhe të kredimarrësve në lekë për shkak se politika e biznesit në banka është akordimi i kredive me referencë bonot e thesarit 12-mujore. Ndërsa bonot janë rritur nga më pak se 2% në më shumë se 5% këtë vit, kjo do të thotë se kredimarrësit në lekë duhet të presin një rritje të konsiderueshme të kësteve të tyre të kredive sapo bankat të reflektojnë rritjen e bonove në kreditë e tyre.

Rritja e shpejtë e interesave të titujve afatshkurtër duket se reflekton mungesën e diversifikimit nga ana e qeverisë. Megjithëse qeveria emeton tituj borxhi me afat deri 15 vjeçar, 53% e borxhit të brendshëm është emetuar në bono thesari dhe obligacione deri në 3 vjet.

 

Etiketa: Banka e ShqipërisëBankatBono thesariBorxhiBorxhi publikFMNObligacionepaktQeveriaQeveria shqiptareshqiptareTreg
I mëparshmi

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për vdekjen e Lear Kurtit

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eglantina Mikani– Gjykata e Korçës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Eglantina Mikani– Gjykata e Korçës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eglantina Mikani– Gjykata e Korçës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.