AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjedhjet lokale përcaktohen më 14 maj

Presidenti Bajram Begaj caktoi datën për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm ndërsa nuk i kurseu këshillat për partitë politike, të cilat, sipas mendimit të tij, duhet të ofrojnë “alternativa politike serioze”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Tiranë më 4 qershor 2022. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Shqiptarët pritet të votojnë për pushtetin vendor më 14 maj të vitit 2022, në një palë zgjedhjesh që vijnë pas zgjedhjeve të bojkotuara të vitit 2019 dhe pas kontrollit të 60 prej 61 bashkive nga ana e Partisë Socialiste.

Presidenti Bajram Begaj publikoi dekretin për zgjedhjet vendore të hënën. Bashkë me dekretin, Begaj dha edhe disa këshilla për politikanët, përfshirë nxitjen për të ecur përpara me reformën zgjedhore si dhe nevojën që qytetarët të kenë mundësi zgjedhjeje.

“Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike,” thuhet në njoftimin e presidencës për dekretin.

“Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë,” lexohet më tej në dekret.

Shqiptarët votojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor për të zgjedhur 61 kryetarë bashkish si dhe rreth 1500 këshilltarë. Këshilltarët zgjidhen nga listat e mbyllura të partive politike, në një skemë në të cilën, qytetarët votojnë një parti të caktuar ndërsa kandidatët e saj zgjidhen në bazë të numrit të votave që partia ka marrë.

Bashkia më e madhe në vend është Tirana me rreth 850 mijë banorë ndërsa bashkia më e vogël është Pusteci me rreth 3 mijë banorë.

Në zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste pritet të garojë e vetme përballë opozitës, e cila aktualisht është në negociata për të paraqitur kandidatë të përbashkët të grupimeve të ndryshme.

Partia kryesore në opozitë, Partia Demokratike, mbetet e ndarë ligjërisht dhe formalisht mes grupit të mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka shpallur veten kryetar, dhe grupit të deputetëve kundërshtarë të tij, të cilët janë pa një kryetar formal por që kanë një kontroll nominal ligjor. Gjykata e Apelit duhet të japë një vendim për mosmarrëveshjen e të dy grupeve pasi gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë ish-kryeministrit Berisha shumë muaj më parë.

Në rradhët e socialistëve beteja duket se po udhëhiqet personalisht nga kryeministri Edi Rama ndërsa kandidatët pritet të kenë kryesisht një rol figurantësh.

Etiketa: BajramBajram BegajBashkiadeputetEdi RamaGjykataGjykata e ApelitkandidatëtKryeministri Edi RamakryetarLigjLokalenegociataPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë SocialisteRamaSali BerishaSHTiranaVendimvotuesitzgjedhjeZgjedhje vendore 2023Zgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Edvan Veçani – Gjykata e Dibrës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edvan Veçani – Gjykata e Dibrës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.