AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia e Dibrës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 1.16 ton eksploziv

Një sasi prej 1162 kilogramësh eksploziv u sekuestrua gjatë një operacioni të policisë së Dibrës, prej të cilit u arrestuan 2 persona të përfshirë në shfrytëzim miniere pa leje dhe 4 të tjerë në shkelje me rregullat e lëndëve plasëse.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Operacioni i policisë. Screenshot nga video e Policisë së Dibrës.

Policia dhe prokuroria e Dibrës njoftuan të mërkurën arrestimin e 6 personave dhe bllokimin e një sasie prej 1162 kilogramësh lëndësh eksplozive në tre subjekte minerare në zonën e Batrës.

Në një konferencë për mediat Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Dhimitraq Ziu dhe prokurori Urim Buci, njoftuan se aksioni i pagëzuar “Toka e artë”, i nisur si hetim ndaj vëllezërve Brolind dhe Drilon Kotja të akuzuar për shfrytëzim të paligjshëm të një galerie minerare në zonën e Batrës, zbuloi edhe dy subjekte të tjera të akuzuar për keqpërdorim të lëndëve plasëse dhe tregtim të paligjshëm të tyre.

Vëllezërit Kotja u arrestuan sipas policisë për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

“Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu policia arrestoi edhe një 38-vjeçar që punonte si zjarrmëtar për dy të ndaluarit.

Ndërkohë administratorët e dy kompanive që përdornin dhe tregtonin lëndë plasëse u arrestuan me akuzën “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia bëri me dije arrestimin e I. L., 34 vjeç, banues në Krastë administrator i njërës prej kompanive ku u sekuestrua mbi 1 ton lëndë plasëse dhe  K. L., 48  vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti të dytë të cilit iu gjetën 96 kilogramë lëndë plasëse. Po ashtu u sekuestrua dhe një sasi prej 3815 kapsollash elektrike. Një zjarrmëtar i dytë që punonte për to po ashtu u arrestua.

“Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse”, bëri me dije policia.

Drejtuesit e policisë dhe prokurorisë bënë me dije se për të ndaluarit ishte kërkuar heqje e licencave.

Etiketa: ArmëGaleriHetimPoliciaProkuroriProkuroriaSHTokaUrim Buci
Tjetri
“Vota ime vlen”; sfidat e përfshirjes së grave dhe pakicave etnike në zgjedhje

“Vota ime vlen”; sfidat e përfshirjes së grave dhe pakicave etnike në zgjedhje

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.