AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Vota ime vlen”; sfidat e përfshirjes së grave dhe pakicave etnike në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë prezantuan të mërkurën në mjediset e Kuvendit studimin “Vota ime vlen” mbi pjesmarrjen në zgjedhje të grave, pakicave etnike dhe të rinjve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:48 | 26/10/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë prezantimit në Kuvend të raportit “Vota ime vlen”. Foto kortezi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Studimi kërkimor përfshin anëtarë të grupeve me përparësi, që sipas një anketimi të mëparshëm, nuk besojnë se vota e tyre vlen apo se kanë një rol aktiv në politikë.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith tha se raporti tregon se mbetet një sfidë përfshirja e grave, pakicave etnike dhe të rinjve në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ndërsa përfaqësuesja e KQZ-së, Iliriana Nano tha se ky institucion ka nisur punën me ndërgjegjësimin e këtyre grupimeve për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për njohjen e procesit zgjedhor.

Anketimi i fundit i kryer në mars 2021 tregon se 76%  e votuesve romë, 46%  e votuesve maqedonas dhe 44% e votuesve grekë nuk kanë informacion të mjaftueshëm për kandidatët e tyre vendorë. Gjithashtu, 44% e grave nuk besojnë se vota e tyre vlen apo do të kishte rëndësi në rezultatin e zgjedhjeve.

“Pothuajse 1 në 5 gra thanë se nuk kanë asnjë rol në politikë dhe ia u lënë politikën anëtarëve të tjerë të familjes,” thuhet në anketim. Votimi familjar ose ndikimi i burrit mbi votën e gruas po ashtu shfaqet si problem. “Familja ime ndikon në vendimin tim për të votuar” rezultoi me një përgjigje pozitive në 25% në zonat rurale dhe 9% brenda Tiranës.

Një nga problemet e evidentuara nga studimi kërkimor janë sulmet partiake dhe personale kundrejt kandidatëve, të cilat e dominojnë procesin në raport me diskutimin e politikave apo se si partitë mund ta përmirësojnë jetesën e njerëzve të zakonshëm.

“Blerja e votës konsiderohet si praktikë e zakonshme,” thuhet në raport, një fenomen që prek më së shumti komunitetin rom.

“Disa pjesëmarrës shpjeguan se u ishin ofruar para nga kandidatët, por kishin refuzuar t’i pranonin. Ka të ngjarë që pjesëmarrësit të mos jenë ndjerë rehat të rrëfenin se janë përfshirë personalisht në blerjen e votave, por të gjitha grupet binin dakord se praktika është e zakonshme në radhët e komunitetit më të gjerë rom,” shton studimi.

Raporti del me disa rekomandime për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në demokraci dhe angazhimi konstruktiv në çështjet politike, ku parashikohet dhe krijimi i një kurrikule shkollore për këtë qëllim dhe fushata të dedikuara nga KQZ gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu i rekomandohet KQZ-së që të përfshijë në punën e saj edhe gjithëpërfshirjen e romëve dhe pakicave etnike.

Etiketa: Alastair King-SmithanketimdemokracifushatagrakandidatëtKQZParaPunëraportRaportiromromëshqipShqipëriTiranëVotaVotimizgjedhje
I mëparshmi

Policia e Dibrës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 1.16 ton eksploziv

Tjetri

Barsoleta me polic

Tjetri
Barsoleta me polic

Barsoleta me polic

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.