AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dështojnë negociatat për ndryshimin e hartës territoriale

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla njoftoi të hënën qëndrimin kundër të mazhorancës për ndryshime në hartën territoriale të vendit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës
Një djalosh vizaton hartën e Shqipërisë me ndarjen e re territoriale në një mur. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Ai pranoi se negociatat me homologun demokrat Enkelejd Alibeaj kanë dështuar pasi Partia Demokratike nuk ka pranuar të heq dorë nga projekti i saj për shtimin e 33 bashkive të reja.

“Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki. Ne kemi pasur bisedime me drejtuesit e PD-së, ku kemi diskutuar në bazën e disa parimeve”- tha Balla para nisjes së seancës plenare ku u diskutua rreth dy raporteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale”.

Balla tha se parimisht PS është e hapur për krijimin e bashkive të, por pala tjetër nuk ka pranuar të gjej konsensus për një numër më të vogël bashkish që shtohen.

“Alibeaj ka qenë i prerë. Nuk gjetëm dot asnjë qasje të përbashkët përsa i përket numrit”- tha ai duke iu referuar bisedimeve jopublike të bëra mes tyre pas përfundimit të punës në komision.

Bashkëkryetarja e komisionit Dhurata Çupi tha se qëndrimi i mazhorancës është arrogant dhe nuk bazohet tek interesi publik në këtë rast.

“Nëse bashkitë duhet t’i fitojë PS në tavolinë sepse ka kartonat është dëshpëruese”-  u shpreh Çupi për BIRN duke shtuar se “asnjë interes s’duhet të prevaloje mbi interesin më të mirë të mirës publike”.

“Raporti, i depozituar në formën e projektligjit qartëson mirë pse reforma duhet”- shtoi Çupi. Sipas saj njësitë e reja e kërkuara do të shërbenin për lehtësimin e varfërisë së shtuar në zonat rurale, për zhvillimin e tyre dhe lehtësimin e shpopullimit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën administrativo-territoriale u ngrit me kërkesë të opozitës, me pretendimin se reforma e re e miratuar në vitin 2014 në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca ka pasur problematika dhe ka lënë jashtë shërbimeve shumë zona rurale.

Pas disa muajsh punë dhe dëgjesash me ekspertë dhe përfaqësues të pushtetit vendor palët dolën me raporte të ndryshme, por lanë hapur mundësinë për negociata politike.

Raporti i PS-së fokusohej kryesisht tek përmirësimet e aspektit rregullator të punës së këshillave dhe decentralizimin, pa bërë propozime konkrete për ndryshimin e hartës.

PD propozoi shtimin e 33 bashkive të reja të shpërndara në të gjitha qarqet e vendit, kryesisht bashki të vogla rurale ose të përziera rurale-urbane.

Etiketa: bashkiBIRNbisedimeDhurata ÇupiEnkelejd AlibeajKomisionnegociataParaPartiaPartia DemokratikePDPSPunëQarqetRaportiReformaSHshqipShqipëriaTaulant Balla
Tjetri
Kreu i SPAK, Arben Kraja përballet me kritika të reja nga mazhoranca

Arben Kraja: Qeveria në mënyrë të dhunshme na ka ndërprerë buxhetin

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.