AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KKT konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit

Këshilli Kombëtar i Territorit zbardhi vendimet e konfiskimit të objekteve në Tiranë, sipas të cilave pallatet i kalojnë Ministrisë së Financave, e cila duhet të legalizojë shtesat në një proces që ka ende shumë pikëpyetje.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti, Ervin Salinaji duke folur për gazetarët në sheshin Skënderbej ku ka denoncuar ngritjen e kullave pa leje. | Foto: LSA

Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT zbardhi në fund të tetorit shtatë vendime konfiskimi të 7 godinave shumëkatëshe në Tiranë, që sipas vendimmarrjes kishin tejkaluar lejen me mbi 10 për qind të totalit të ndërtimit.

Në vendimet e zbardhura të KKT nuk bëhet me dije sa sa është sipërfaqja e konfiskuar, por KKT urdhëron Ministrinë e  Financave dhe Ekonomisë, ose një autoritet të autorizuar prej saj “të aplikojë nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e një Leje Zhvillimi/Ndërtimi të re, si dhe lëshimin e Certifikatës së Përdorimit, me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga situata faktike, e krijuar nga ndërtimi në tejkalim të lejes së ndërtimit”.

Njëkohësisht KKT urdhëron Bashkinë e Tiranës që të lëshoj certifikata përdorimi për godinat në përputhje me vendimin e KKT-së.

Vendimet janë zbardhur në sistem si projekt vendime, por Ledia Tota sekretare e KKT-së i tha BIRN se sapo të firmosen vendimet do të ripublikohen si vendime të plota. Tota theksoi se të gjitha vendimet ishin miratuar në mbledhjen e 19 tetorit të KKT-së, ndërsa shpjegoi se vendimi mbi procedurën për lejet shtesë dhe vendimi mbi kontratën noteriale me ndërtuesin e godinës shumëkatëshe “Eyes Of Tirana”, të cilës i sekuestrohen 4646 metra katrorë, do të zbardheshin sëshpejti.

Në vendimet e zbardhura janë konfiskuar: Godina 6 kate me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k, godinë banimi 6 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, godinë banimi dhe shërbime 6 kate, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k, një objekt 7 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, një godinë me 7 kate leje me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k, objektin me 9 kate, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k dhe godinën 9 katëshe me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

Vendimet e konfiskimit u morën pasi qeveria miratoi VKM-në kontraverse me numër 589, “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”. VKM-ja ndër të tjera parashikon një marrëveshje mes ndërtuesve në shkelje dhe qeverisë. Këta të fundit do duhet të dhurojnë shtesën pa leje apo paguajnë atë në vlerë reale tregu, në këmbim të legalizimit të godinës dhe “shpëtuar nga ndjekja penale” siç ka deklaruar kryeministri dhe disa nga ministrat e përfshirë.

VKM në fjalë u pa nga ekspertët si një rrugëdalje për ndërtues pranë qeverisë që kishin tejkaluar lejet e ndërtimit në godinat shumëkatëshe rreth Tiranës. Ndërsa opozita akuzoi qeverinë se pasi kishte lejuar tejkalimin e lejeve, po përdorte VKM-në për të amnistuar nga ndjekja penale ndërtues pranë saj.

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar akuzat dhe këmbënguli në disa dalje publike se vendimi në fjalë vinte pasi institucionet në varësi të ekzekutivit përfshi IKMT dhe Policinë e Shtetit ishin përballur me mosreagim të sistemit të drejtësisë.

Rama akuzoi specifikisht një gjykatës të Gjykatës Administrative në Tiranë se kishte marrë një vendim në favor të kompanisë “Ideal Construction”, e cila po ndërton “Eyes of Tirana” dhe penguar punën e IKMT-së që i kishte vënë kompanisë një gjobë 1,3 milion dollarë.  Rama tha se këto vendime kishin shtyrë qeverinë për të ndërmarrë VKM-në e cila u ofronte një marrëveshje ndërtuesve për të mos humbur të gjithë godinën.

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri vendimi i përmendur është vetëm një masë sigurimi padie dhe gjyqtari shprehet se ai nuk i jepte të drejtë në themel asnjërës nga palët.

Por referimi në mënyrë të pasaktë i vendimit gjyqësor është vetëm një nga paqartësitë dhe pikëpyetjet rreth fushatës së fundit të qeverisë.

I pyetur nga BIRN se pse kompanitë ishin të gatshme të ndërhynin në gjykatë, siç akuzoi kryeministri për një gjobë 1.3 milion dollarë, por pranonin t’i jepnin qeverisë me dëshirë sipërfaqe ndërtimi me vlerë shumë më të madhe e në disa raste me dhjetëra milion euro më shumë në treg, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se për këtë duheshin pyetur ndërtuesit.

Fuga këmbënguli se VKM-ja thjeshtë kishte qartësuar procedurat për konfiskimin.

“Këta pretendonin që ishin në proces legalizmi, prandaj VKM-ja ishte e nevojshme për të sqaruar procedurat”, tha Fuga.

Ai shtoi se asnjë kompani – veç Ideal Construction, nuk kishte pranuar apo kërkuar marrëveshje me qeverinë bazuar në VKM-në që ua mundëson këtë dhe kjo kishte sjellë konfiskim të ndërtimeve.

Ndërkohë Ledia Tota, sekretare e KKT, i tha BIRN se deri tani nuk kishte asnjë padi në gjykatë ndaj vendimeve të konfiskimit.

KKT i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informim se ende nuk kishte një sipërfaqe përfundimtare të ndërtimit pa leje që mund t’i nënshtrohej procedurës së konfiskimit dhe se ende ishte në proces verifikimi.

Etiketa: “Fabri D” sh.p.k“RT MAX” sh.p.kAdministrativeAMPArb & Trans - 2010BIRNcertifikataCity Construction INCDevis ConstruksionEdi RamaEndri FugaEuroEyes of TiranGjykatëGjykatësGjyqIdeal ConstructionIKMTKëshilli Kombëtar i TerritoritKKTKonfiskimKryeministri Edi RamamarrëveshjeMASMediaOpozitapadipallatePunëQeveriaRamaSHSigurimiTiranaTiranëTregTreguVendimVendimetVendimiVKMXheluks Construksion
Tjetri
Turqia presion Shqipërisë që të dorëzojë të arratisurit në kërkim

Turqia presion Shqipërisë që të dorëzojë të arratisurit në kërkim

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.