AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“S’kemi fonde as për ujë e drita”, KLP: Qeveria na ndërpreu buxhetin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkoi të mërkurën rritje fondesh për vitin 2023 ndërsa u ankua në komisionin e Ligjeve se qeveria me akt normativ i kishte marrë 90 milionë lekë nga buxheti i këtij viti duke e lënë në pamundësi për të përballuar shpenzimet korrente.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Foto: LSA

Kreu i KLP-së Alfred Balla kërkoi që Kuvendi të miratojë strukturën e re me 78 punonjës nga 65 që ka aktualisht ky institucion, ndërsa u ankua për ndërprerjen e njëanshme të buxhetit nga qeveria.

“90 milionë lekë na i ka marrë Ministria e Financave duke na prekur nevoja bazike”- tha ai duke iu referuar ndryshimit të buxhetit nga qeveria në mars të këtij viti.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Emis Çërava, shtoi se “kjo bëri që sot të mos kemi para as për utilitete si ujë, energji elektrike”.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli, tha se reduktimet e buxhetit janë bërë në bazë të treguesve të realizimit dhe se për vitin 2022 është realizuar vetëm 75 për qind e planit. “Fondi i mbetur në dispozicion është i mjaftueshëm”- tha ajo.

Çausholli këmbënguli se qeveria i ka rritur fondin për vitin që vjen KLP nga 119 milionë në 127 milionë, rritje që sipas Ballës shkon vetëm për indeksim pagash dhe jo për nevojat që ka institucioni për punonjës shtesë.

Opozita e quajti shqetësuesi ndërprerjen e buxhetit në mes të vitit nga ana e qeverisë. Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi komisionit që të miratonte kërkesat për buxhet të institucioneve të drejtësisë për aq kohë sa reforma në drejtësi është prioritet i vendit. “Pse nuk hiqni ca shpenzime luksi të qeverisë për nevoja të krizës, por ndërprisni buxhetin e këtyre institucioneve?”- pyeti ai përfaqësuesen e ministrisë.

Kryetarja e Komisionit sugjeroi që në një seancë tjetër të vendosej për buxhetin pas KLP dhe Ministria dhe relatori i komisionit të diskutonin e të shihin mundësitë për plotësimin e kërkesave.

Në seancat dëgjimore për buxhetin e ri edhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Kurrrupsionit, Arben Kraja u ankua për ndërprerje me akt normativ nga qeveria të  financimeve të paracaktuara në buxhet duke e konsideruar këtë veprim si kufizim të pavarësisë së SPAK-ut.

Etiketa: Alfred BallaArben Krajaenergji elektrikeFondeGazment BardhiKLPKuvendiMinistria e FinancaveOpozitaParaQeveriaReformashpenzimeSPAKVilma Çausholli
Tjetri
‘Pakt me median’: Rama u dikton gazetarëve se çfarë duhet të raportojnë

Rama akuzon Top Channel për shantazh, televizioni thotë se “po sulmohet”

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.