AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gajda: Qeveria na i ndërpreu fondet në mënyrë të njëanshme

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda kërkoi nga Kuvendi që të garantonte mbrojtje ligjore për buxhetin në raste krizash, në mënyrë që të mos cenohet funksionimi i institucionit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:55 | 04/11/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,| Foto :LSA

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i kërkoi Komisionit të Ligjeve mbrojtje ligjore për buxhetin të premten, pasi referoi se ishte përballur me shkurtim të fondeve me akt normativ nga qeveria, duke vënë në rrezik funksionimin e institucionit.

Ai u komunikoi deputetëve gjatë seancës dëgjimore për projekt-buxhetin, shqetësimin për ndërprerjen e njëanshme të fondeve në prill të vitit 2022 nga qeveria.

“Ndjehemi të pasigurt gjatë vitit,” tha Gajda, duke kërkuar që ligjvënësi të fusë një modifikim në ligjin për komisionerin që t’i garantonte mbrojtje buxhetit në raste krizash.

“Ndërprerja me akt normativ na ka çuar në një situatë që aktualisht kemi fonde vetëm për paga, ujë e drita, dhe nuk kryejmë dot aktivitete të planifikuara për ndërgjegjësimin,” shtoi ai, duke theksuar se kufizimet e fondeve të kenë një lloj përshtatshmërie duke ruajtur funksionin e institucionit.

Gajda tha se arsyetimi që fondet janë shkurtuar për shkak të krizës nuk qëndron, pasi në raste krizash, roli i këtij institucioni është i rëndësishëm.

“Në raste krizash qeveria i cënon drejtat e njeriut më shumë, ndaj roli ynë është më i rëndësishëm dhe buxheti duhet të rritet, jo të shkurtohet,” shtoi ai.

Deputetët e opozitës e kritikuan komisionerin se ka mbajtur anën e qeverisë në rastet e cënimit të drejtave të njeriut dhe tani ankohet vetë për qeverinë.

“Ju nuk keni mbrojtur qytetarët, sidomos nga diskriminimi politik në rastet e heqjes nga puna,” tha deputetja Dhurata Çupi. Ndërsa kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj e konsideroi çështjen serioze, por e quajti përplasjen me qeverinë “jo reale”.

“Pra ju po thoni se nuk keni funksionuar, qytetarët kanë qenë të pambrojtur? Pse nuk e keni çuar në Gjykatë Kushtetuese? ”pyeti ai.

Komisioneri i quajti indinjuese akuzat e opozitës dhe tha se në raportet e punës, vendimmarrjet më të larta i përkasin shkakut të diskriminimit politik.

Ndërsa në përgjigje të Alibeajt ai sqaroi se institucioni ka funksionuar, po nuk ka arritur të zhvillojë aktivitetet e planifikuara, ndërsa ripërsëriti kërkesën për mbrojtje ligjore ndaj prekjes së buxhetit në vijim.

Në seancë dëgjimore të insitucioneve të pavarura për projekt-buxhetin e ri ishte dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili tha se edhe ky institucion “kishte punuar me llambë të kuqe gjatë vitit 2022”.

“Kemi pasur vështirësi që nga 2019, por kemi kursyer, kur nuk janë realizuar proceset e prokurimeve, tepricat ia kemi kthyer Ministrisë së Financave,” tha Dervishi.

Dervishi kërkoi shtesë fondi 80 milionë lekë për vitin që vjen për sigurimin e  të Dhënave Personale dhe një shtesë në personeli me 11 persona. “Është nevojë emergjente, kemi sistem mbrojtje të vjetër,” tha ai duke bërë të ditur se administron dy databaza shtetërore.

Për ndërprerjen e një anshme të fondeve nga qeveria në buxhetin e 2022 janë ankuar një sërë institucionesh të pavaruara, të cilëve ua miraton Kuvendi buxhetin vjetor.

Etiketa: Besnik DervishibuxhetideputetDhurata ÇupiEnkelejd AlibeajFondeKomisioneriKomisioneri per Mbrojtjen nga DiskriminimiKomisioni për Çështjet LigjorekushtetueseKuvendimbrojtjembrojtje ligjoreProjekt-buxheti 2023PunaPunëQeveriaRobert Gajdarrezik
I mëparshmi

Kokaina në Durrës, shpallet në kërkim pronari i kompanisë që importonte banane

Tjetri

KLGJ: Qeveria s’ka parashikuar buxhet për zbatimin e Hartës Gjyqësore

Tjetri
KLGJ: Qeveria s’ka parashikuar buxhet për zbatimin e Hartës Gjyqësore

KLGJ: Qeveria s’ka parashikuar buxhet për zbatimin e Hartës Gjyqësore

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.