AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kokaina në Durrës, shpallet në kërkim pronari i kompanisë që importonte banane

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e administratorit të kompanisë “Zico Sha” dhe njoftoi shpalljen në kërkim të aksionerit të saj Trifon Murataj, pasi gjetit 33.5 kilogramë kokainë në arkat me banane.

Geri EmiringaGeri Emiri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e publikuar nga Policia e Shtetit.

Policia e Durrësit njoftoi të premten se kishte shpallur në kërkim Trifon Murataj aksioner i vetëm i kompanisë Zico Sha, në kontenierët me banane të së cilës u sekuestruan të enjten 33.5 kilogramë lëndë e dyshuar si kokainë.

Veç Muratajt, policia njoftoi arrestimin e administratorit  të kompanisë 57 vjeçarit Petrit Demishaj  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ndërkohë u arrestuan edhe dy punonjës të skanerit që kishin lejuar kalimin e kontenierit. Alban Naziraj 48 vjeç (operator skaneri) si edhe Artur Sevdaraj 48 vjeç (imazhier skaneri).

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit”, njoftoi policia.

Lënda e dyshuar si kokainë u gjet të enjten në dy arka me banane, ndërsa policia tha se kishte pasur informacion për sasinë e drogës dhe pasi ngarkesa nuk ishte ndaluar në skaner përdoi një prej qenve antidrogë që gjeti pakot e dyshuara.

Fillimisht policia shoqëroi 8 punonjës të kompanisë që po priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit, duke arrestuar më pas administratorin e kompanisë, 2 punonjës të skanerit dhe shpalli në kërkim presidentin e kompanisë importuese të bananeve.

Operacioni policor u kodua në anglisht “Again” (Përsëri) dhe policia njoftoi vetëm se ngarkesa ishte porositur nga një kompani në Tiranë, por në pamjet e shpërndara për mediat kokaina qëndronte pranë arkave të shënuara me logon “Bana King”.

“Bana King” është një produkt që importohet në Shqipëri nga kompania Ziko Sh. A. dhe më herët më 28 Dhjetor 2021 në kontejnerin me banane të porositur në Ekuadori nga kjo kompani u gjetën 119 kilogram kokainë.

Edhe në këtë rast droga i shpëtoi skanerit dhe u gjet në ambientet e kompanisë. Në një rast të dytë më 16 Korrik 2022 në kontejnerin e kompanisë në Portin e Durrësit u konstatua se mungonin 49 arka me banane, për të cilat policia dyshon se ka patur kokainë.

Murataj në një intervistë televizive e ka mohuar përfshirjen ai ka pretenduar se kontenierët kontaminoheshin nga trafikantë në momentin e ngarkesës, por se kompania nuk kishte dijeni për praninë e drogës në arkat me banane.

Murataj nuk është i pari importues i bananes ndaj të cilit ngrihet akuzë për trafik të narkotikëve. Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 14 vjet burg pas gjykimit të shkurtuar Arbër Çekajn pronar i kompanisë “Arbën Garden” ku u kapën 613 kilogramë kokainë. Ndërkohë pronarë të kompanive të ngjashme janë duke u gjykuar apo të shpallur në kërkim nga policia.

Etiketa: bananeBurgDrogaDurrësGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitHetimetNarkotiknarkotikëoperacioniPoliciaPolicia e DurrësitSHshqipShqipëriTrafik
Tjetri
Të ndarë dhe të pabarabartë: Segregimi i fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollat shqiptare

Gajda: Qeveria na i ndërpreu fondet në mënyrë të njëanshme

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.