AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Na kujtoni! Viktimat e komunizmit përkujtohen në muzeun amerikan

Një ekspozitë e përhershme në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Uashington paraqet historinë e krimeve komuniste në mbarë botën.

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Muzeu i Viktimave të Komunizmit në Uashington. Foto: BIRN/Madalin Necsutu

I themeluar në qershor 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, Muzeu i Viktimave të Komunizmit në Uashington risjell kujtime të terrorit të regjimeve totalitare të frymëzuara nga sovjetikët, të cilat qindra miliona njerëz nga e gjithë bota i përjetuan gjatë shekullit të kaluar.

Drejtori i muzeut dhe Presidenti i Fondacionit Victims of Communism Memorial, Andrew Bremberg, tha për BIRN se pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia ishte një thirrje zgjimi për botën e lirë. “Veprimet çnjerëzore të Vladimir Putinit janë një kujtesë e përgjakshme se ndërsa Muri i Berlinit ra, trashëgimia e komunizmit dhe totalitarizmit vazhdon në Evropë”, tha ai.

“E kaluara komuniste dhe e KGB-së e Putinit informon drejtpërdrejt politikat e tij revanshiste dhe pse ai ka vërejtur se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”, shtoi Bremberg.

Artefaktet në muze u morën kryesisht nëpërmjet donacioneve nga të mbijetuarit e regjimeve komuniste, qeveritë dhe muzetë e tjerë.

Disa të tjera u blenë. Një pakicë, të cilat nuk mund të gjenden ose që kanë humbur që nga ajo kohë, por janë thelbësore për të treguar historinë e viktimave dhe krimeve të komunizmit, janë rikrijuar, bazuar në imazhe dhe burime të tjera parësore.

Kostot e organizimit të muzeut arrijnë në rreth 40 milionë dollarë amerikanë.

Prezantim i shkurtër i Revolucionit Bolshevik, i cili filloi në tetor 1917 dhe përmbysi Perandorinë Cariste Ruse dhe e zëvendësoi atë me Bashkimin Sovjetik. Foto: Muzeu i Viktimave të Komunizmit në Uashington.

Këtë verë, Fondacioni Victims of Communism Memorial ftoi Olena Zelenskën, gruan e presidentit të Ukrainës, e cila deklaroi: “E kaluara më e errët mund të përsëritet lehtësisht”, duke iu referuar pushtimit rus të vendit të saj.

“Në vende të caktuara, errësira nuk është zbehur kurrë. Ajo sapo kuptoi se si të përdorë armatime më të avancuara dhe si të përdorë rrjetet sociale. Prandaj, ne sot nuk po luftojmë vetëm për lirinë tonë. Ne po luftojmë gjithashtu që terrori i madh i Stalinit të mos përsëritet më askund në botën e qytetëruar”, tha ajo për Javën Kombëtare të Kombeve të Robëruara në Uashington më 19 korrik.

Muzeu në qendër të Uashingtonit mbulon një sipërfaqe prej rreth 3,300 metrash katrorë dhe është i ndarë kronologjikisht në disa seksione. Ekspozita nxjerr në pah efektet e pakthyeshme të ideologjisë komuniste, paralajmëron që historia të mos përsëritet dhe kujton krimet vdekjeprurëse që janë kryer.

Vizitori përshëndetet në hyrje me një dokumentar të shkurtër për fillimin e terrorit komunist në Rusi pas revolucionit bolshevik të tetorit 1917 të udhëhequr nga Vladimir Lenin.

Një prezantim i një arme sovjetike në muze. Foto: Muzeu i Viktimave të Komunizmit në Uashington.

Gulagët kujtohen nëpërmjet syve të artistëve

Më pas, vizitori zhytet në atmosferën e Bashkimit Sovjetik në vitet 1920 dhe 1930 dhe planet e Leninit dhe më pas të Stalinit, pasardhësi i tij, për të ndërkombëtarizuar revolucionin bolshevik në të gjithë Evropën, duke filluar nga Gjermania, Hungaria dhe Polonia.

Uria e projektuar qëllimisht e viteve 1930 në Ukrainë, Holomodor dhe dërgimi te gulagët sovjetikë i atyre që kundërshtonin regjimin riprodhohen përmes pikturave. Kryeveprat janë vepra e Nikolai Getman, një artist ukrainas që mbijetoi tetë vjet në një gulag.

Ashtu si shkrimtari rus Alexander Solzhenitsyn, Getman kap dramat njerëzore të gulagëve. I lindur në vitin 1917, ai shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u arrestua dhe u dërgua në një gulag sepse guxoi të satirizonte Stalinin në një karikaturë të vogël në një letër cigareje.

Prej atij vizatimi ai u dënua me dhjetë vjet burg. Megjithatë, koha e kaluar në gulag e frymëzoi atë të krijonte një galeri prej 50 pikturash tematike pas lirimit të tij përfundimtar nga burgu.

Një pikturë që tregon vuajtjet e njerëzve në gulagët sovjetikë dhe ushtarët që ruanin këto kampe pune.

Ekspozita përkujton gjithashtu ngjarje të rëndësishme në historinë tragjike të komunizmit pas Luftës së Dytë Botërore, si Pranvera e Pragës në 1968 dhe kryengritja në Hungari në 1956. Viktimat e regjimeve në Rumani, Shqipëri dhe vendet baltike nuk harrohen më një panel në të cilin shkruhet me shkronja të mëdha: “Na kujtoni”.

Deri në fund të viteve 1980, një e treta e popullsisë së botës jetonte nën komunizëm. Megjithatë, rezistenca brenda dhe jashtë përfundimisht çoi në përmbysjen e atyre regjimeve në Evropë, duke inkurajuar luftën për t’i dhënë fund komunizmit kudo, thotë Bremberg.

Viti 1989 ishte një pikë e rëndësishme për Evropën Lindore pasi Perandoria Sovjetike u shpërbë. Regjimi i Gjermanisë Lindore ra në tetor dhe Muri i Berlinit më 10 nëntor. Në Çekosllovaki, “Revolucioni i Kadifenjtë” atë nëntor solli një qeveri demokratike të kryesuar nga Vaclav Havel, shkrimtari disident i burgosur nga komunistët katër herë.

Polonia dhe Hungaria negociuan secila marrëveshje për ndarjen e pushtetit me qeverisësit e tyre komunistë në rrugën drejt lirisë, ndërsa Rumania rrëzoi diktatorin e saj brutal Nicolae Ceausescu në dhjetor 1989.

“Për disa vjet, Bullgaria dhe Shqipëria do të luftonin për të rrëzuar komunizmin. Më pas, liderët komunistë në ish-Jugosllavi do të rishfaqeshin si nacionalistë në Serbi, Kroaci dhe gjetkë. Ndërkohë, Bashkimi Sovjetik u shpërbë në Krishtlindje në 1991”, tha Bremberg për BIRN.

Reliket me gjak të Masakrës së Sheshit Tiananmen

Bluzat me gjak kujtojnë masakrën në sheshin Tiananmen të Pekinit më 4 korrik 1989. Foto: BIRN/Madalin Necsutu

Ndërsa Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe disa nga ish-republikat sovjetike u bënë shtete të pavarura në fillim të viteve 1990 – dhe shumë shtete të ish-Perdes së Hekurt tani janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, ekspozita tërheq vëmendjen te komunizmi në Kinë. Fokusi është te krimet që kanë ndodhur në emër të ideologjisë.

Në katin e parë, një sërë objektesh të ekspozuara, duke përfshirë këmisha me gjak, kujtojnë masakrën në sheshin Tiananmen të Pekinit më 4 korrik 1989, menjëherë pasi ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev vizitoi qytetin.

“Shoqata kuroi galerinë tonë të përkohshme për Masakrën e Sheshit Tiananmen. Të gjitha artefaktet janë nga dëshmitarët e masakrës dhe familjet e tyre”, thotë Bremberg.

Numri i të vdekurve nga shtypja e dhunshme ndaj demonstruesve nuk dihet saktësisht, por shkon deri në 10,000 njerëz.

Sot, afërsisht një e pesta e popullsisë së botës, më shumë se 1.5 miliardë njerëz, ende jetojnë nën regjimet komuniste në Kinë, Korenë e Veriut, Vietnam, Laos dhe Kubë. Deri më sot, më shumë se 100 milionë njerëz të pafajshëm kanë vdekur nën regjimet komuniste.

Çadrat e protestuesve u vendosën në sheshin Tiananmen të Pekinit më 4 korrik 1989. Foto: BIRN/Madalin Necsutu

Bremberg shton se që kur Evropa Lindore doli nga komunizmi, demokracia dhe dinjiteti njerëzor atje kanë lulëzuar.

“Megjithatë, siç e kemi parë me popullaritetin e Partisë Komuniste në Rusi dhe trashëgiminë e qëndrueshme të komunizmit në të gjithë Evropën, cikli nuk është ende i plotë”, paralajmëron ai.

“Tani na takon neve, botës së lirë, t’i çojmë gjurmët e mbetura të komunizmit, ideologjinë më vdekjeprurëse që njerëzimi ka parë ndonjëherë, në grumbullin e hirit të historisë”, përfundon ai.

Etiketa: Bashkimi SovjetikBIRNBullgariaBurgdemokraciadëshmitarëDokumentarEvropaGaleriGjermaniaGjurmëtHungariish-JugosllaviJugosllaviKGBkomunizmikrishtlindjeKroacimarrëveshjeMikhail GorbachevMuzeuPoloniaPragëRrjetet socialeRumaniRumaniaRusiRusiaSerbiSHshqipShqipëriShqipëriaTiananmenUkrainëviktimat e komunizmitVladimir Lenin
Tjetri
Të qëndroj apo të largohem?

Të qëndroj apo të largohem?

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.