AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli kthen në qeli ish-deputetin socialist të akuzuar për korrupsion

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin, Alqi Bllako i akuzuar për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako | Foto: LSA

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja, Ilirjana Olldashi vendosi masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në burg” ndaj të hetuarit Alqi Bllako ndërkohë që rrëzoi kërkesën e tij për ta zëvendësuar atë.

Alqi Bllako u vetëdorëzua në polici më 1 prill të këtij viti, pasi Gjykata e Posaçme caktoi më parë masën e “arrestit me burg” pas hetimit për kontratën koncesionare të Fierit me një vlerë të përllogaritur në 28 milionë euro.

Por me 6 tetor, drejtuesja e Gjykata e Posaçme në shkallë të parë, Irena Gjoka e zëvendësoi masën e sigurisë ndaj tij nga arresti me burg në arrest shtëpie.

Së bashku me Bllakon, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj 9 zyrtarëve të tjerë të lidhur me procedurat e koncesionit për inceneratorin e Fierit, përfshi edhe ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i cili gjendet në burg që prej dhjetorit 2021.

Sipas SPAK, Bllako ka falsifikuar të dhënat për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall”, gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë.

Ish-deputeti i PS-së akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë, një shumë prej 146 milionë lekësh dyshohet se ka përfunduar në xhepat e familjarëve të ish-ministrit Lefter Koka, i dyshuar për përfitime të ngjashme nga koncesioni i inceneratorit të Elbasanit.

Bllako dhe Koka i kanë mohuar akuzat për korrupsion përpara gjykatës.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, te një grup kompanish të lidhura me njëra-tjetrën, nën pronësinë e personave pa eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.

Koncesioni i parë, inceneratori i Elbasanit, u sekuestrua nga prokuroria dhjetorin e kaluar, pak ditë para se kompania t’i transferohej Bashkisë së Elbasanit me përfundimin e kontratës së koncesionit. Më vonë u vendos nën sekuestro preventive edhe kompania e inceneratorit të Fierit, kontrata për të cilën ishte pranë përfundimit.

Lidhur me këto afera korruptive, SPAK ka kërkuar gjithashtu arrestimin e Stela Gugalles, e cila është pronarja e kompanisë “Albtek Energy” si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë Integrated Technology Services, por këta të fundit nuk janë arrestuar ende nga policia.

Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave. SPAK ka refuzuar të bëjë të ditur nëse Gugallja dhe Zoto janë shpallur në kërkim ndë

Etiketa: AkuzaAlbtek EnergyAlqi BllakoApeliArrestarrest shtëpieBurgEdi RamaelbasanEuroFierGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësinceneratoriInceneratori i ElbasanitInceneratori i FieritIncineratorIntegrated Energy BV SPVIntegrated Technology ServicesIrena GjokaKlodian ZotoKoncesioniKontrata koncesionareKorrupsionLefter KokaMASMjedisitParapoliciPoliciaProkuroriaPSPunëQeveriaRamasekuestro preventiveSHSPAKStela GugalljaTiranë
Tjetri
Organizatat kundër dhunës ndaj grave bëjnë thirrje për zbardhje të plagosjes së një vajze nga Kenia në Tiranë

Organizatat kundër dhunës ndaj grave bëjnë thirrje për zbardhje të plagosjes së një vajze nga Kenia në Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.