AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP përfshihet në debate për zgjedhjen e anëtarit të medias

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u ndanë 6 me 5 në votimin që caktoi kryetarin e KLP-së Alfred Balla si anëtar që mban komunikimin me median, ndërsa një pjesë e anëtarëve e cilësuan këtë si monopolizim të komunikimit të institucionit me të tretët.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Foto: LSA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi të enjten kryetarin Alfred Balla si anëtar për komunikimin me median. Zgjedhja u bë pas botimit në fletoren zyrtare të një rregulloreje për marrëdhëniet me median, e cila është kundërshtuar nga ekspertë dhe gazetarë dhe për të cilën nga ana e KLP është premtuar rishikimi.

Ballës iu desh të përdorte votën e tij për të ndarë barazimin e krijuar nga votimi, ai mori 5 vota nga anëtarët e tjerë të KLP ndërsa 5 të tjerë ishin kundër. Propozimi megjithatë u miratua me 6 vota pro, pas debateve në Këshill. Disa nga anëtarët i kërkuan Ballës të tërhiqej nga gara, pasi në pozicionin e kryetarit ai kishte tashmë akses në media dhe se ky pozicion i ri e “monopolizonte” komunikimin e këshillit me të tretë.

“Komunikimi nuk është monopol i një individi në media”, tha anëtarja Mirela Bogdani, pas propozimit nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Komisioni që bëri propozimin argumentoi zgjedhjen e Ballës me faktin që ai, si i ardhur nga shoqëria civile, kishte tashmë kontakte me median dhe se kishte kabinet dhe staf që mund ta realizonte këtë detyrë.

Anëtarët Zeqir Hoda, Tatar Bazaj dhe Nurihan Seitaj po ashtu kundërshtuan propozimin dhe kërkuan që anëtari për median të vinte nga radhët e prokurorëve. Ata këmbëngulën në faktin se Balla kishte tashmë të gjithë komunikimin e KLP me të tretët përfshi institucionet dhe përfaqësitë diplomatike dhe se shpesh ata nuk ishin në dijeni të asaj që KLP komunikonte për mediat.

“Puna juaj në kuptim të përfaqësimit të këshillit është kaq e dukshme”, tha Seitaj.

Hoda propozoi anëtaren e sapo zgjedhur Ledina Riza, por kjo e fundit e refuzoi kandidimin duke thënë se ende nuk e njihte mirë institucionin pasi “sapo kishte futur këmbët”.

Ndërkohë Baze la të kuptohej po ashtu se ky propozim ngarkonte kryetarin me më shumë kompetenca. “Nuk është qëndra e rëndesës kryetari”, tha ai duke kundërshtuar argumentet e propozuesve.

Balla vetë tha se e kishte mirëpritur propozimin e tij në këtë pozicion, por shprehu rezerva për pjesën e dytë të propozimit që e ngarkonte edhe me marrëdhëniet me publikun. Megjithatë ai nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura nga kundërshtuesit se kjo sillte monopolizim të kontaktit të KLP me të tretë.

Zgjedhja u bë bazuar mbi rregulloren e re për marrëdhëniet me median që KLP miratoi në 11 tetor. Rregullorja është kundërshtuar ashpër nga gazetarë dhe ekspertë të medias që e shohin atë si përpjekje e KLP për të censuruar gazetarët duke i kërcënuar me heqje akreditimi dhe duke marrë vetë përsipër punën e redaktorit dhe atë të rregullatorit.

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias në Qendrën Evropiane për Shtypin dhe Lirinë e Media në Leipzig, Gjermani, tha se ishte tronditëse që Këshilli i jepte vetes të drejta vlerësimi të punës së gazetarëve në rregullore. “Mesazhi është i qartë – na lavdëroni ose e humbisni të drejtën të raportoni nga KLP”, tha ajo.

Pas kritikave mbi rregulloren të marra në një takim me gazetarët, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë njoftoi të hënën përmes një komunikimi në grupin Whatsapp të KLP me mediat se rregullorja do të rishikohej.

“Kam komunikuar me Kryetaren e grupit të punës së hartimit të rregullores së marrëdhënieve media-KLP dhe ramë dakord të iniciojmë disa ndryshime në të”, shkroi Balla duke njoftuar fillimin e procedurave dhe premtuar përfshirjen e gazetarëve në konsultim, diçka që nuk ishte kryer në kalimin e rregullores së parë.

Etiketa: Alfred BalladebateFlutura KusarigazetarGjermaniKLPKompetencaLedina RizaMediaMirela BogdaniMonopolPër ShtypinprokurorPunaPunëtë drejtaVotaVotimiZeqir Hoda
Tjetri
Pamundësia për të provuar burimet e dy apartamenteve penalizuan Edmond Shytkon

Pamundësia për të provuar burimet e dy apartamenteve penalizuan Edmond Shytkon

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.