Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Qeveria ka në plan të shesë apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

Qeveria shqiptare ka ndër mend të japë falas një pasaportë shqiptare për blerësit e apartamenteve në projektin kontrovers të marinës në portin e Durrësit, një skemë e shumëkritikuar nga Bashkimi Evropian si e rrezikshme dhe që mund të cënojë edhe lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
17:47 | 11/11/2022
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Rama ironizon BE-në për amnistinë fiskale: Nuk tërhiqem

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp më 28 shtator 2022. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës. Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë.

“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Sipas saj, “kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm.”

Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në Bashkimin Evropian, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë përbëjnë rrezik për sigurinë dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së.

Pasaporta shqiptare ka marrë vlerë që nga viti 2010, kur Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi heqjen e vizave për shtetasit shqiptar. Për rrjedhojë, shqiptarët mund të udhëtojnë pa telashe në 65 vende, shumica e të cilave gjenden në Evropën Perëndimore. Kjo ka bërë që qytetarë të pasur të vendeve jodemokratike, të tilla si Arabia Saudite, të kërkojnë të marrin pasaportë shqiptare për të udhëtuar pa telashe në vendet e zonës Shengen. Në qershor të vitit 2020, pas një investigimi gazetares, policia shqiptare u detyrua të arrestojë tre zyrtarë të lartë dhe një specialist nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore pasi kishin lëshuar leje qëndrimi për shtetas nga Lindja e Mesme në bazë të dokumenteve joreale.

Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur dëshirën për të ofruar pasaporta për “investitorët e huaj” pavarësisht kritikave të përsëritura nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian shkruan:

“Në lidhje me shtetësinë, Shqipëria duhet të vetëpërmbahet nga zhvillimi i një skeme shtetësie për investitorët (pasaporta të arta) për shkak se kjo skemë përbën rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe inflitrimin nga krimi i organizuar.” Raporti vëren se një skemë e tillë “mund të jetë e papajtueshme me acquis të BE-së”. Acquis është termi që përmbledh trupën e të drejtave dhe detyrimeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga marrëveshja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë në rast se Shqipëria nuk plotëson kërkesat e saj.

Projekti i Marinës së Durrësit konsiston në dhënien e tokës falas për një grup investitorësh privatë, të cilët nga ana e tyre do të kenë të drejtë ta shesin pallatet. Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel.

Etiketa: Edi RamaPasaportat e ArtaPorti i DurrësitShengen
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Bako –Prokuroria e Elbasanit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Bako –Prokuroria e Elbasanit

Më të lexuarat

Rama ironizon BE-në për amnistinë fiskale: Nuk tërhiqem

Qeveria ka në plan të shesë apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

17:47 | 11/11/2022
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.