AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pesë të ndaluarit për inceneratorin e Fierit mbeten në burg, gjashtë të tjerët në ‘arrati’

Gjykata e Posaçme la në “arrest në burg” pesë të akuzuarit se në bashkëpunim me Klodian Zoton, aksionerin kryesor të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit, kryen situacione fiktive duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit për punë të pakryera, si dhe për krijimin e skemave mashtruese në lidhje me TVSH-në. SPAK nuk jep detaje për arsyet e dështimit të ekzekutimit të gjashtë urdhër-ndalimeve të tjera.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:41 | 18/11/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Pesë të arresuarit dy ditë më parë për aferën e inceneratorit të Fierit, u njohën të premten më 18 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me akuzat e ngritura ndaj tyre dhe masën e sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për pesë të arrestuarit Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani dhe Enver Sheshi.

Dervishaj akuzohet se në cilësinë e supervizorit ka miratuar dhe më pas ka dorëzuar pranë ministrive përkatëse situacioe për punime fiktive të shoqërisë së Klodian Zotos që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Ndërsa katër të tjerët janë proceduar për krijimin e skemave mashtruese me Tatimin e Vlerës së Shtuar, TVSH, po në funksion të shoqërisë së Zotos.

Të mërkurën më 16 nëntor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi se kishte avancuar hetimet për inceneratorin e Fierit duke siguruar në gjykatë më 11 nëntor 11 masa sigurie të reja, nga të cilat 10 “arrest në burg” dhe një në “arrest shtëpie”. Por gjysma e urdhërndalimeve të reja nuk janë ezkekutuar. Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, për inceneratorin e Fierit janë nën hetim 20 persona.

Përfaqësuesi ligjor i një prej të hetuarve, Juri Ymerajt, deklaroi të premten për mediet se klienti i tij gjendej jashtë shtetit për arsye shëndetësore. Avokati Loren Liço vërejti se Ymeraj ishte paraqitur disa herë pranë SPAK për të dhënë shpjegime dhe se kishte njoftuar në prokurori për largimin e tij jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore. Ai theksoi se nuk kishte prova që përfshijnë Ymerajn në ndonjë rrethanë të paligjshme.

SPAK nuk ju përgjigj pyetjeve që BIRN i drejtoi lidhur me të dhënat e personave për të cilët nuk është bërë e mundur të ekzekutohet urdhër ndalimi dhe veprat penale për të cilat akuzohen; nëse dyshohet për dekonsipirim të hetimit; si dhe nëse po hetohet në këtë drejtim. “Çështja është në hetim dhe nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja”, pohoi për BIRN koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Si përgjegjës për aferën korruptive në inceneratorin e Fierit është akuzuar më parë Klodian Zoto, aksioneri kryesor i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k. i cili vijon të jetë në arrati, si dhe administratori i kësaj shoqërie, Arenc Myrtezani, i ndaluar më parë. Po ashtu, hetimet kanë zbuluar përgjegjësi penale për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e tij të Përgjithshëm, Alqi Bllako, si dhe për anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi.

Sipas SPAK, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet nga kompania koncesionare në këmbim të favorizimit të kësaj të fundit, ndërsa Bllako ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes punësimit fiktiv të babait të tij në inceneratorin e Tiranës, përmes një page prej 6 mijë eurosh në muaj për periudhën tetor 2018-janar 2020. Koka dhe Bllako janë vënë në pranga, ndërkohë që Klodian Zoto mbetet në arrati.

Në këtë aferë korruptive rezulton të jetë krijuar edhe një skemë tjetër mashtrimi për sigurimin e përfitimeve të paligjshme nëpërmjet TVSH-së. Sipas SPAK, shtetasit Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi dhe Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skemën e mashtrimit me TVSH, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.. Nga kreditimi i TVSH-së nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59.9 milionë lekësh.

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlqi BllakoArenc MyrtezaniArrestarrest shtëpieBIRNBurgdëm ekonomikErjon MuratajEtleva KondiFierFlorjan MuçajGjokaGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëHetimHetimetIntegrated Technology Waste Treatment FierIrena GjokaKlodian ZotoLefter KokaMASMasaMjedisitProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëryshfetSabina CenameriSHshqipSPAKTiranëTVSH
I mëparshmi

KPA me tre mendime të ndryshme për rivlerësimin e Rilinda Selimit

Tjetri

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se liria e medias është në përkeqësim në Shqipëri

Tjetri
Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se liria e medias është në përkeqësim në Shqipëri

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se liria e medias është në përkeqësim në Shqipëri

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.