AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ miraton aktin për nisjen e punës së Apelit të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë Gjyqësorë miratoi një akt normativ që rregullon shkrirjen e gjykatave të apelit dhe ngritjen e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë në 1 shkurt të vitit që vjen.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Apelit të Tiranës. Foto: Anesti Barjamemaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të hënë vendimin për fillimin e punës së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, bazuar në vendimin e qeverisë për hartën e re gjyqësore.

Bazuar në vendimin e miratuar unanimisht nga KLGJ Gjykata e Apelit Tiranë bëhet edhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe merr drejtimin e kësaj të fundit deri në zgjedhjen e një kryetari apo një kancelari të ri, ndërsa apelet në Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë shkrihen dhe i nënshtrohen procesit të ristrukturimit.

“Administrata gjyqësore e gjykatave të apelit Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë i nënshtrohet procesit të ristrukturimit”, thuhet në vendim. I njëjti vendim është marrë edhe për ndihmësit ligjorë pranë këtyre gjykatave. Ndihmësit ligjorë në Tiranë qëndrojnë në detyrë, ndërsa ato të gjykatave të apelit të rretheve i nënshtrohen ristrukturimit.

KLGJ thotë se apeli i ri do të fillojë të funksionojë në 1 shkurt të vitit që vjen, ndërsa u ka kërkuar gjykatave që të gjitha çështjet e regjistruara deri në fund të janarit 2023 të transferohen përmes sistemit në  Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe rishortohen. Vetëm çështjet për të cilat ka filluar gjykimi do të vijojnë të shqyrtohen nga të njëjtët gjyqtarë.

KLGJ thotë se akti i miratuar “synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së re Gjyqësore”.

“Ky vendim është konceptuar si një vendim kuadër që përcakton tërësinë e parimeve që do të udhëheqin procesin e zbatimit të riorganizimit të kompetencave tokësore të gjykatave të apelit, duke synuar vijimësinë në drejtimin dhe ofrimin e shërbimeve gjyqësore, administrative dhe atyre mbështetëse nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në datën 1 shkurt 2023”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së mbi vendimmarrjen.

Harta e re gjyqësore që fillon të zbatohet në fillim të shkurtit 2023 hasi në kundërshtime të ashpra kryesisht prej Dhomës së Avokatisë. Krijimi i një apeli të vetëm në Tiranë ishte një nga arsyet e kundërshtimit. Megjithë protestën e avokatëve procesi vijoi dhe qeveria miratoi hartën e re, ndërsa KLGJ ka filluar punë për implementimin e saj.

Etiketa: AdministrataAdministrativeApeliDurrësGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjykatës së Apelit të Juridiksionit të PërgjithshëmGjyqgjyqtarHarta e reHarta e re gjyqësoreKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJPunëQeveriaSHShkodërVendim
Tjetri
Gjyqtarja Teuta Hoxha jep shpjegime për balancat negative të pasurive

KPK largon nga detyra gjyqtaren Teuta Hoxha

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.