AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marrëveshja e portit të Durrësit miratohet mes kundërshtimesh

Mazhoranca votoi e vetme në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, ndërsa deputetët e opozitës pretenduan se pyetjet dhe paqartësitë e tyre mbetën pa përgjigje.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:54 | 21/11/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga seanca e Komisionit parlamentar të Veprimtarisë prodhuese. Foto kortezi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të hënën vetëm me votat e mazhorancës projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.

Deputetët e opozitës votuan kundër dhe pretenduan se pyetjet dhe paqartësitë e tyre nuk u sqaruan nga përfaqësuesit e qeverisë.

Ata ngritën shqetësimin për mungesë transparence në negociatat e zhvilluara mes qeverisë dhe investitorit arab, Muhamed Alabbar, dhënia pa garë, shkatërrimin e portit të mallrave dhe mungesën e një garancie financiare sipas ligjeve në fuqi.

Deputeti Helidon Bushati vuri në dukje se ka mungesë transparence për negociatat 1-vjeçare mes qeverisë dhe investitorit arab dhe një dizinformim të publikut për atë që shkruhet në marrëveshje. “Ju thoni plazhi do të jetë publik, por në tekst e keni që nuk lejohet aksesi i qytetarëve në atë zonë,” vërejti Bushati.

Marrëveshja u mbrojt nga zv/sekretarja e Përgjithshme e kryeministrisë, Elira Kokona, zv/ministri i Financave, Besar Kadia dhe drejtori i Portit Durrës, Pirro Vengu.

“Janë marrë një numër shumë i madh njerëzish me këtë projekt, janë marrë vendime dhe mendime nga organizma të tjerë publikë, të cilët nuk të lejojnë të krijosh veprimtari të padukshme,” u përgjigj  Kokona, duke e cilësuar marrëveshjen shumë komplekse dhe kritikat ndaj saj të nxitura më shumë nga “padija”.

Ajo shtoi  se qeveria ka këmbëngulur në transparencën e përfituesve fundorë dhe se pas kompanisë “Eagle hills” nuk qëndronte asnjë zyrtar publik apo shtetas shqiptar.

“Nuk e imponojmë ne se me çfarë entiteti Alabbar vendosë të vijë në Shqipëri. Ajo që ne kemi kërkuar dhe kemi këmbëngulur është që përfituesit fundorë janë të ditur; është Alabbar dhe familjarët e tij,” u tha ajo deputetëve.

Deputeti Helidon Bushati tha se në kontratë ishte shkelur ligji me garantin financiar, pasi sipas tij, duhej të ishte një ent financiar dhe jo një kompani ndërtimi.

Sipas zyrtares së kryeministrisë, garantuesi ishte vetë investitori në përputhje me ligjet në fuqi.

Kokona tha se marrëveshja kishte kompleksitet ligjor dhe se qeveria nuk garantonte se s’ka rrisqe, por kishte detyrë të bënte analizën dhe të parashikonte mekanizmat që përjashtojnë mundësinë e riskut.

Deputetët e opozitës po ashtu ngritën shqetësimin se çfarë do të ndodhë me portin e mallrave, i cili parashikohet të zhvendoset në Porto Romano. Drejtori i portit u përgjigj se porti do të vijonte punën njësoj në fazën e parë  të punimeve dhe se ndërtimi i marinës ishte në fazën e dytë të projektit.

Projekti “Marina& Jahtet e Durrësit llogaritet të kushtojë rreth 2.1 miliardë euro dhe sipas qeverisë synon ta kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta, hotele dhe apartamente dhe një port jahtesh.

Shteti shqiptar i fal “investitorit strategjik” një sipërfaqe trualli prej 812 600  m2  në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit dhe përjashtimin nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social. Sipas qeverisë, shteti do të ketë përfitim nga pjesëmarrja në këtë investim dhe do të ketë të mbrojtura kuotat e tij nga risku.

Pas kalimit në këtë komision, marrëveshja do të votohet në seancën plenare të ditës së enjte, pasi u fut me procedurë të përshpejtuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit me kërkesë të qeverisë.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kundërshtoi vendimin e Konferencës së Kryetarëve për vendosjen e kohës limit 6 orë për diskutimet në seancë, duke e cilësuar kufizim të fjalës së lirë të deputetëve dhe heqjen e mundësisë për një debat të thelluar parlamentar.

“Kuvendi nuk mund të shndërrohet në një noter të vendimeve dhe akteve të Qeverisë, por duhet t’ia nënshtrojë ato një kontrolli dhe shqyrtimi përmbajtësor, në mbrojtje të pasurive dhe interesit publik të qytetarëve dhe shtetit shqiptar,” i shkroi Alibeaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

 

 

Etiketa: AMPAnalizëdeputetDurrësEagle Hills Real Estate DevelopmentElira KokonaEnkelejd AlibeajEuroHoteleKëshillit të MinistraveKokonaKomisionKomisioni i Veprimtarisë ProdhueseKontrollikryetarKuvendiLindita NikollaMarina & Jahtet e DurrësitMarrëveshjamarrëveshjembrojtjeMuhamed AlabbarPDportiPorti i DurrësitPorto RomanoPunëQeveriasekretarjaSHshqipShqipëri
I mëparshmi

Prokurorja Mirela Kapo përballet pa probleme me vetingun

Tjetri

Bashkëshorti i gjyqtares Viola Canaj jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Tjetri
Bashkëshorti i gjyqtares Viola Canaj jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Bashkëshorti i gjyqtares Viola Canaj jep shpjegime për burimet e një apartamenti

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.