Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi

Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritjen e pagës bazë

Gjykata Kushtetuese shpalli të martën vendimin në favor të kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, duke vlerësuar si antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca për përllogaritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar për magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
20:53 | 22/11/2022
Në Artikull kryesor !, Lajme
0
Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Share on FacebookShare on Twitter

Sipas këtij vendimi, qeveria detyrohet të paguajë një shtesë prej 14 mijë lekësh mbi pagën bazë të çdo magjistrati që nga viti 2019 e në vazhdim dhe të pranojë një përllogaritje të re të pensionit për magjistratët në bazë të kontributeve, duke hequr si referencë  pagën e Presidentit të Republikës.

Vendimi që u mundëson rritjen e pagës magjistratëve u mor njëzëri nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, trupa vendosi “shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”  dhe “Shfuqizimin e nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr.8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën”.

Beteja e gjyqtarëve për të përfituar shtesë page nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, një gabim në interpretimin e ligjit u ka mohuar gjyqtarëve 14 mijë lekë në muaj dhe se paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë. KLSH-ja e bëri përllogaritjen e re duke u bazuar në një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë.

Ministria e Financave në atë kohë refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, kosto që sipas zyrtarëve të ministrisë shkon në 20 milionë dollarë vetëm për periudhën janar 2019 –maj 2021.

Ndërkohë nuk dihet se sa është kostoja financiare e përllogaritjes së pensionit të ri për gjyqtarët pas shfuqizimit të nenit në ligjin e vitit 1996.

Kuvendi ndërhyri në ligjin e vitit 2016, duke e ndryshuar nenin përkatës  ku ishte bazuar rekomandimi i KLSH-së, por rreth 150 gjyqtarë iu drejtuan Gjykatën Administrative duke fituar gjyqet kundër KLGJ-së dhe në nëntor e çuan çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca për shqyrtimin e çështjes u mbajt me 15 nëntor dhe Kuvendi parashtroi argumentet kundër kërkesës së gjyqtarëve, duke e cilësuar një keqkuptim interpretimin e nenit ligjor nga ana e KLSH-së.

Kuvendi pretendoi se kërkesa e gjyqtarëve ishte e pabazuar dhe se vullneti i ligjvënësit kishte qenë i qartë dhe i saktë në përllogaritjen e pagës së magjistratëve që në momentin kur janë hartuar ligjet e “Reformës në drejtësi”.

 

Etiketa: Gjykata KushtetueseKëshilli i Lartë GjyqësorUnioni i Gjyqtareve
Pas

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese përballet me pyetje mbi vullnetin për tu rivlerësuar

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armela Hasantari – Gjykata e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Armela Hasantari – Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armela Hasantari – Gjykata e Tiranës

Më të lexuarat

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritjen e pagës bazë

20:53 | 22/11/2022
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.