AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese përballet me pyetje mbi vullnetin për tu rivlerësuar

KPK kishte hartuar një relacion, sipas të cilit Sekretari i Përgjithshëm Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile, kishte dhënë dorëheqjen dhe i nënshtrohej kufizimit 15-vjeçar. Por në seancë Papandile, që kandidoi për të qenë gjykatës i Kushtetueses, pretendoi se ishte gati të rivlerësohej dhe njëkohësisht tha se çështja ishte “gjë e gjykuar”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese pas seancës në KPK. Foto:BIRN

Eugen Papandile me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe më herët ndihmës ligjor pranë kësaj gjykate u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të martën me një relacion sipas të cilit pranimi prej tij i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe heqja dorë nga të qenit ndihmës ligjorë, ishte defakto dorëheqje.

Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Valbona Sanxhaktari arsyeton se pas hetimeve dhe pas disa përgjigjeve të Papandiles në të cilat ai thoshte se nuk ishte subjekt rivlerësimi, dukej se në rastin e tij duhej të zbatohej neni G i Kushtetutës, që parashikon se në rast dorëheqje subjekti përjashtohet për 15 vite nga punësimi si gjyqtar e të ngjashme.

Papandile i pranishëm në seancë, pasi u ankua për defekt teknik të e-mailit për shkak të ndryshmit të sistemit nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe se nuk i kishte marrë disa e-maile të KPK-së, këmbënguli se nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte gati të rivlerësohej. Megjithatë i pyetur disa herë në seancë për qëndrimin e tij në këtë rast ai po ashtu i qëndroi tezës që nuk ishte subjekt rivlerësimi dhe që rasti i tij ishte “gjë e gjykuar” për shkak të vlerësimit nga KED.

Gjetjet e KPK

Faskaj tha në relatim se Papandile nuk i ishte përgjigjur një pyetësori të KPK-së dhe se po ashtu kishte pretenduar në një e-mail se ai nuk ishte subjekt rivlerësimi, pasi në vitin 2017 ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm që ishte pozicion nëpunësi civil.

Sipas Faskajt ai po ashtu pretendonte se çështja e tij ishte “res judicata” pasi ishte vlerësuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në momentin që kandidoi për të qenë gjyqtar i Kushtetueses. Faskaj tha se Papandile kishte kërkuar që çështja të mbyllej pa një vendim përfundimtar.

Por Faskaj tha se Komisioni vlerësonte se Papandile kishte qenë ndihmës ligjor në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016 dhe për rrjedhojë ishte subjekt rivlerësimi. Faskaj po ashtu relatoi se procesi i ndjekur nga KED në vlerësimin e kandidaturave nuk ishte i njëjtë me procesin kushtetues të rivlerësimit që kryente KPK.

Ajo po ashtu relatoi se edhe pse nuk kishte dhënë dorëheqjen formalisht pranimi nga Papandile i një detyre si nëpunës civil jashtë sistemit të drejtësisë ishte një akt dorëheqjeje dhe se tregonte vullnetin e tij për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Faskaj tha se në këtë rast duhej të aplikohej neni G i Kushtetutës dhe se Papandile duhej të përjashtohej nga detyra të mundshme në sistemin e drejtësisë për një afat 15-vjeçar.

Relatorja tha edhe se dukej sikur Papandile donte t’i shmangej procesit të rivlerësimit.

Faskaj relatoi se Papandile nuk kishte marrë në dorëzim materialet e hetimit nga KPK dhe nuk ishte përgjigjur një e-maili të Komisionit që i kishte dhënë kohë për të sjellë parashtrimet e tij deri në datën 21 nëntor.

Qëndrimi i Papandiles

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese u ankua fillimisht se nuk i kishte marrë të gjithë e-mailet nga KPK. Ai tha se besonte që kishte pasur një problem teknik dhe solli si provë e-mailet e tij. Qëndrimi u kundërshtua nga Komisioni, që referoi se Papandile kishte marrë e-maile më herët nga Komisioni.

Papandile po ashtu pretendoi se gjuha e përdorur nga KPK në raportin e lexuar në seancë dukej si paragjykim i vendimit. “Duket si dispozitiv”, tha ai duke iu referuar fjalës së Faskajt. Kjo po ashtu u kundërshtua nga kryesuesja që i tha subjektit se nuk kishte “projekt vendim” dhe se vendimi do të merrej pas seancës dëgjimore. Një debat u zhvillua edhe mbi pretendimin e Papandiles se nuk ishte njoftuar për seancën se e kishte mësuar nga të tretë. Qirko këmbënguli se seanca i ishte njoftuar atij dhe ishte shpallur publikisht.

Pas sqarimeve Papandile bëri një përshkrim të situatës së tij që e cilësoi të ndryshme nga çdo rast tjetër. Ai i tha Komisionit se nuk i shmangej rivlerësimit dhe fakti se i ishte nënshtruar një hetimi nga KED ishte dëshmi për këtë.

Në vijim ai argumentoi se pse rasti i tij ishte i veçantë, duke pretenduar se mosmarrja pjesë në provimin e magjistraturës për ndihmësit ligjorë dhe më tej vlerësimi i kryer nga KED e përjashtonin atë nga detyrimi për t’iu nënshtruar rivlerësimit në KPK. Ai tha se i qëndronte kërkesës për mbyllje të procesit pa vendim, por tha se nuk mund të penalizohej me përjashtimin 15-vjeçarë.

I pyetur në seancë nga Faskaj dhe Sanxhaktari Papandile dhe pohime konfuze. Ai tha fillimisht “jam i gatshëm t’i nënshtrohem procesit të rivlerësimit”, por njëkohësisht shtoi se i qëndronte pretendimit që rasti i tij ishte “res judicata” apo gjë e gjykuar.

Sanxhaktari këmbënguli të nxirrte një pohim të qartë nga subjekti. Ai i parashtroi atij se bazuar në Kushtetutë ai ishte subjekt rivlerësimi dhe se nëse nuk i nënshtrohej procesit kjo do të thoshte automatikisht aplikim të  nenit G të Kushtetutës.

Por Papandile përsëriti sërish të njëjtat argumente. Pasi iu përgjigj pyetjes nëse do t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit me “po, patjetër”, ai i tha anëtares së trupës se mos marrja pjesë në provimin e Shkollës së Magjistraturës, marrja e postit të sekretarit dhe rivlerësimi nga KED e përjashtonin nga detyrimi. Papandile tha se KED nuk e kishte konsideruar subjekt rivlerësimi dhe shtoi se institucioni ishte konsideruar “gati gjykatë” në një vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e cilësoi këtë përplasje kompetencash mes KED dhe KPK-së.

Ai tha se kërkonte që KPK të zbatonte Kodin e Procedurës Administrative dhe të përfundonte çështjen pasi ajo ishte pa objekt. Komisioni njoftoi se do të shpallë vendimin më 23 nëntor në orën 9.50.

Etiketa: AdministrativeAgjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitAlma FaskajEugen PapandileGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkushtetueseNdihmes LigjorPamela QirkoPunëPunësimirivlerësimiSeancaSekretar i PergjithshemValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimi
Tjetri
Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritjen e pagës bazë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.