AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Inceneratori i Elbasanit, Apeli vendos masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi masën e dytë të sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ku veç akuzave të ngritura për inceneratorin e Fierit, është procedurar edhe për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:22 | 24/11/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi të enjten më 24 nëntor 2022 një masë të dytë sigurie “arresti me burg” ndaj ish-deputetit socialist, Alqi Bllako. Sipas njoftimit të gjykatës, gjyqtari Dhimitër Lara vendosi të ndryshojë vendimin e shkallës së parë dhe të miratojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për masën shtrënguese të sigurisë lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Alqi Bllako u vetëdorëzua në polici më 1 prill të këtij viti, pasi Gjykata e Posaçme caktoi më parë masën e “arrestit me burg” pas hetimit për kontratën koncesionare të Fierit. Më 6 tetor, drejtuesja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Irena Gjoka e zëvendësoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” – por më 9 nëntor Bllako u rikthye në burg me vendim të Apelit.

Koordinatorja për mediet pranë SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi për BIRN se masa tjetër e sigurimit “arrest në burg” e caktuar të enjten nga gjyqtari Lara ka të bëjë me procedimin e nisur ndaj Alqi Bllakos për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Së bashku me Bllakon, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj 9 zyrtarëve të tjerë të lidhur me procedurat e koncesionit për inceneratorin e Fierit, përfshi edhe ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i cili gjendet në burg që prej dhjetorit 2021. SPAK njoftoi më 16 nëntor se kishte avancuar hetimet për inceneratorin e Fierit duke siguruar në gjykatë 11 masa sigurie të reja, nga të cilat 10 “arrest në burg” dhe një në “arrest shtëpie”. Por gjashtë prej tyre arritën t’u shpëtojnë prangave dhe janë shpallur në kërkim.

Prokuroria e akuzon Bllakon se ka falsifikuar të dhënat për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall”, gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë. Ish-deputeti i PS-së akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës.

Koka dhe Bllako i kanë mohuar akuzat për korrupsion përpara gjykatës.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, te një grup kompanish të lidhura me njëra-tjetrën, nën pronësinë e personave pa eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.

Koncesioni i parë, inceneratori i Elbasanit, u sekuestrua nga prokuroria dhjetorin e kaluar, pak ditë para se kompania t’i transferohej Bashkisë së Elbasanit me përfundimin e kontratës së koncesionit. Më vonë u vendos nën sekuestro preventive edhe kompania e inceneratorit të Fierit, kontrata për të cilën ishte pranë përfundimit.

Lidhur me këto afera korruptive, SPAK ka kërkuar gjithashtu arrestimin e Stela Gugalles, e cila është pronarja e kompanisë “Albtek Energy” si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë Integrated Technology Services, por këta të fundit nuk janë arrestuar ende nga policia.

Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave. SPAK ka refuzuar të bëjë të ditur nëse Gugallja dhe Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAkuzaAlbtek EnergyAlqi BllakoApeliArrestarrest shtëpieBIRNBurgDhimitër LaraEdi RamaelbasanFierGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëGjykatësHetimetinceneratoriInceneratori i ElbasanitInceneratori i FieritIncineratorIntegrated Energy BV SPVIntegrated Technology ServicesIrena GjokaKontrata koncesionareKorrupsionLefter KokaMASMasaParapoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPSPunëQeveriaRamaSPAKTiranëVendim
I mëparshmi

Për Kosovën Botërori i Futbollit është më shumë se një lojë

Tjetri

Këmbanat e alarmit për garën në SPAK bien në ‘vesh të shurdhër’

Tjetri
Këmbanat e alarmit për garën në SPAK bien në ‘vesh të shurdhër’

Këmbanat e alarmit për garën në SPAK bien në ‘vesh të shurdhër’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.