AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

IKMT nis prishjen e hotelit të Hysenbelliut, Rama: Po zbatojmë ligjin

Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë pretendojnë se aksioni i IKMT në hotelin “Prestige” në pronësi të pronarit të mediave, Irfan Hysenbelliu është arbitrar, i paparalajmëruar dhe sulm politik, por kryeministri Rama mohoi se qeveria e tij po ndiqte dy standarde.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:09 | 01/12/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp më 1 dhjetor 2022. Foto: LSA

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT, zbarkuan të enjten në mëngjes në plazhin e Golemit duke nisur shembjen e hotel “Prestige Resort” në pronësi të Irfan Hysenbelliut, gjithashtu pronar i grupit mediatik “Focus Group”.

Aksioni i prishjes erdhi disa muaj pasi IKMT prishi pishinat e këtij resorti, aksion që Ministria e Brendshme e cilësoi si “rivendosje të ligjshmërisë”.

Përfaqësuesit e kompanisë pretenduan se aksioni i ri kishte qenë i papalajmëruar dhe pa asnjë vendim zyrtar. Ata e konsiderojnë veprimin një sulm politik të qeverisë dhe i janë drejtuar gjykatës së Durrësit për sigurim padie.

“Erdhën në mëngjes pa asnjë paralajmërim, vendosën shirit sigurie në të gjithë territorin e resortit dhe polica nxori punonjësit e turistët me forcë jashtë”- i tha BIRN-it Folitjona Puravelli, Drejtoreshe Juridike e “Erjoni” shpk.

Ajo pretendoi se asnjë vendim zyrtar nuk i është paraqitur përfaqësuesve të kompanisë për prishjen dhe se u është thënë vetëm verbalisht se ka pasur një shpallje vendimi për prishje nga qeverisja lokale.

“U interesuam në bashkinë e Kavajës, por nuk ekziston asnjë afishim për prishjen e objektit”- shtoi Puravelli.

Juristja thotë se kompania ka zbatuar lejen e ndërtimit të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit në vitin 2016 dhe nuk ka pasur ndërtime pa leje brenda resortit. “IKMT ka bërë inspektim para shembjes së pishinave dhe në aktin e inspektimit nuk ka konstatim për godina të tjera pa leje”- tha ajo.

Por, kryeministri Edi Rama pretendoi se qeveria po zbatonte ligjin.

I pyetur nga BIRN nëse qeveria po përdorte dy standarde, kur disa ndërtime pa leje, ose në shkelje të lejes shemben dhe disa të tjera të ndërtuara në mes të Tiranës, legalizohen ose deklarohen të konfiskuara, Rama iu referua masave ndëshkimore për këto raste.

“Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi janë shumë të qarta në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligj. Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore, në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me radhë,” tha kryeministri.

Irfan Hysenbelliu është pronar i News 24, Balkanweb dhe gazetës “Panorama”, ndërsa ka interesa të tjera ekonomike në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe prodhimit të birrës. Ai është pronar i Birra Korça dhe aksioner maxhoritar i Birra Tirana.

Focus Media Group, kompania që ka nën pronësi televizionin News 24, kontrollon rreth 7.4% të tregut televiziv në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2020.

Përfaqësues të opozitës njëzëri e konsideruan aksionin si selektiv dhe hakmarrje të kryeministrit ndaj medias.

 

Etiketa: BIRNEdi RamaFolitjona PuravelliGjykatëGjykatësIKMTInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritIrfan HysenbelliuKëshilli Kombëtar i TerritoritKonfiskimKryeministri Edi RamaLigjLokaleMasaMediaMinistria e BrendshmeNews 24PanoramaParapolicaPrestige ResortprishjeQeveriaRamashembjeshqipShqipëriSulmTiranaTiranëturistVendimVendimi
I mëparshmi

ILD kërkon pezullimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujkashi

Tjetri

Shkeljet e ligjit dhe vendimet e njëanshme penalizuan prokurorin Spartak Çoçoli

Tjetri

Shkeljet e ligjit dhe vendimet e njëanshme penalizuan prokurorin Spartak Çoçoli

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.