Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Çela – Gjykata e Shkodrës

Gjyqtari Arbër Çela i Gjykatës së Shkodrës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare për vitet 2010-2018.

BIRNNgaBIRN
14:12 | 01/12/2022
Në KPK, Skeda
0
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela do të përballet të premten më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Arbër Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punon prej një dekade si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ai ushtron gjithashtu funksionin e kryetarit në detyrë të gjykatës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Arbër Çela nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Arbër Çela.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2010, gjyqtari Arbër Çela zotëronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 10.8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.3 milionë lekë, automjet me vlerë 540 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 50 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese  janë 11.2 milionë lekë, nga të cilat gati 73% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 18% pagën e bashkëshortes dhe 8.4% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhuratat nga prindërit që shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2013, subjekti Arbër Çela deklaron shtesë apartament banimi me vlerë totale 73,528 euro, për të cilin thotë se ka paguar 50% të vlerës sipas pjesës së tij takuese, me burim kryesor financimi 30,000 euro kredi bankare si dhe dhuratë nga prindërit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Gjykata e Rrethit ShkodërGjyqtareKomisioni I Pavarur i Kualifikimit
Pas

KPK: Gjyqtarja Blerta Marku fshehu një apartament në emër të nënës

Tjetri

ILD kërkon pezullimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujkashi

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

ILD kërkon pezullimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujkashi

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Çela – Gjykata e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Çela – Gjykata e Shkodrës

14:12 | 01/12/2022
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.