AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës

Një projekt i qeverisë shqiptare për vënien në punë të një impianti termik lundrues me qëllim zbutjen e krizës energjetike kundërshtohet nga aktivistët mjedisorë dhe operatorët turistikë në qytetin e Vlorës, të cilët i frikësohen ndotjes së bregdetit dhe dëmtimit të turizmit.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
17:54 | 04/12/2022
në Analiza, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy anijet, pjesë e impiantit termik, të marra me qira nga KESH për të prodhuar energji elektrike. Foto: Jerola Ziaj.

Në një cep të Triportit në Vlorë, dy anije draga punojnë për të thelluar hyrjen në portin e peshkatarëve. Po aty, një pompë nxjerr pa ndalim ujë dhe rërë nga deti, të cilat derdhen pak më tutje duke formuar një rrëpirë të vogël artificiale, të krijuar nga rëra që mbetet pas, ndërsa uji shkon drejt pyllit me pisha.

Porti po thellohet për t’i hapur vend një impianti termik lundrues që përbëhet nga dy anije, të cilat prej shtatorit presin disa qindra metra më tutje në portin e Petroliferës. Anijet e marra me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pritet të prodhojnë 110 megavat energji dhe premtohet se do të shërbejnë për të stabilizuar situatën energjetike në vend të varur kryesisht prej reshjeve.

Impianti do të përdorë produkte të naftës si lëndë djegëse për të prodhuar energji, ndërsa qeveria këmbëngul se nuk paraqet rrezik për mjedisin.

“Kemi kontrolluar të gjitha parametrat dhe ju sigurojmë që edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të konventave ku Shqipëria aderon,” deklaroi në shtator ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Por ekspertë të mjedisit janë dyshues dhe i frikësohen një ndotjeje të mundshme të Gjirit të Vlorës.

“Nëse do të ketë një ditë që do të ndizet ai termocentral me naftë të rëndë, do të kemi një situatë shumë të vështirë në qytetin e Vlorës, e kuptueshme për arsye se janë 600 tonë naftë me shumë emetim, më shumë ndotje të madhe, jashtëzakonisht të madhe,” thotë aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni.

Shqetësim të njëjtë ndajnë edhe operatorët turistikë në qytet, që e shohin vënien në punë të impiantit si sulm ndaj biznesit të tyre. Sipas kreut të shoqatës turistike “Arta”, Ervin Sota, operatorët në fushën e turizmit po i tremben “blozës së zezë që do të shpërndahet në të gjithë qytetin”.

Aktivistët ankohen gjithashtu se vendosja e impantit po bëhet pa një studim të mirëfilltë mjedisor dhe duke mos iu nënshtruar të njëjtave standarde si bizneset e tjera.

“Nëse një biznes i thjeshtë do të kishte  një pengesë të vogël nga lejet e mjedisit do të anuloheshin me qindra herë dhe nuk do të miratoheshin. Kurse kemi dy standarde, në këtë rast që kemi një dëmtim jashtëzakonisht të rëndë të mjedisit dhe këta kanë filluar punën pa marrë vlerësimin mjedisor,” thekson Niko Dumani, një biolog i angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Mungesa e studimeve të mirëfillta para investimeve të kësaj natyre, sjell sipas kundërshtuesve të projektit, jo vetëm dëm në mjedis, por edhe në të ardhmen energjetike të vendit.

Sota nga shoqata turistike “Arta” thotë se paratë e shpenzuara për marrjen me qira të anijeve duhej të investoheshin në prodhimin e energjisë së pastër diellore.

“Pse nuk investohen këto 600 milion dollarë në panele diellore. Është një investim afatgjatë, shumë i pastër, është një investim ekologjik atje ku po drejtohet dhe vetë Europa ku ne duam të shkojmë,” pyet ai.

Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se investimi është vijim i një situate arbitrariteti të filluar me ndërtimin e TEC-it të Vlorës, vetëm disa qindra metra prej vendit ku do të vendosen anijet.

“Vendet që e kanë ekzistente këtë lloj industrie shkojnë drejt zvogëlimit të saj, Shqipëria e fillon nga e para si 100 vjet përpara. Domethënë jemi në një paradoks logjik në gjithë këtë histori që po ndodh,” përfundoi Feruni.

Etiketa: aktivistAktivistëAnijeBelinda BallukuemetimErvin SotaEuropaKorporata Elektroenergjetike ShqiptareMjedisMjedisiMjedisitnatyrendalimndotjeNiko DumaniParaportiPunëQeveriarrezikSHshqipShqipëriashqiptareshtatorSulmtermocentralVlorë
I mëparshmi

Agjentë të ndikimit rus: Si e krijoi Kremlini një ushtri diplomatësh të rremë

Tjetri

Çfarë pritet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Tjetri
Lufta në Ukrainë është një thirrje zgjimi që Evropa të ringjallë procesin e zgjerimit

Çfarë pritet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.