AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Çfarë pritet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Krerët e shteteve që do të mblidhen të martën në Tiranë pritet të rikonformojë partneritetin strategjik midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i BE-së. Foto: Pixabay.

Bashkimi Europian organizon të martën në Tiranë samitin mes Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me një axhendë dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Ky është samiti i parë që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas Këshillit Europian, “është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së”.

Axhenda e publikuar të hënën ka përcaktuar si tema kryesore të diskutimit përballjen e përbashkët me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, ku liderët europianë do të diskutojnë konkretisht se si të trajtohen efektet e tij negative në fushën e energjisë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Në tryezën e përbashkët do të flitet për angazhimin në politikat e bashkëpunimit me një fokus të veçantë te të rinjtë;  përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të migrimit, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjatë punimeve 1-ditore do të bëhet gjithashtu një vlerësim i progresit të bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e BE-së, modernizimi i sistemit të pagesave dixhitale sipas standarteve europiane dhe implementimi i linjës së gjelbër për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së pritet të dalin me një deklaratë në fund të samitit, ndërsa ekspertët e integrimit e shohin këtë samit të një rëndësie të veçantë për rajonin dhe një rikthim të vëmendjes së Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit që presin prej dekadash në rrugën e integrimit për t’u anëtarësuar në BE.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, mendon se rajoni mund ta shohë samitin si një qasje më reflaktare të BE-së ndaj tij.

“Nga të dhënat paraprake të BE-së nuk pritet të ketë marrëveshje të rëndësishme, por pas vendimit të korrikut për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ky është hapi më serioz dhe akti më i rëndësishëm”- i tha ai BIRN-it.

Zgjedhja e Tiranës si destinacion, sipas Krasniqit, është një lajm dyfish pozitiv, për Shqipërinë dhe për rajonin. Por, sipas tij, Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të përcjellë imazhin e vendit me stabilitet dhe orientim perëndimor.

“Sidomos për të tejkaluar konfliktin pa sens politik, për të ndjekur një axhendë konkrete të reformave drejt integrimit, axhendë dhe rezultate të cilat aktualisht mungojnë”- shtoi ai.

Edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i European Movement Albania, e sheh takimin e së martës si një tregues të qartë të vëmendjes së shtuar të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit.

“Intensiteti i organizimit të samiteve është pozitiv, tregon që ka interes politik të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, pasi në vitet e fundit është i 3-ti, ndërsa nga samiti i Selanikut deri tek ai Sofies u deshën 15 vjet”- tha Gjipali për BIRN.

Sipas tij, ky samit është i rëndësishëm edhe sepse në të  vendosen prioritet e viteve të ardhshme se çfarë do të bëhet me procesin e zgjerimit, si dhe pjesën e mbështetjes financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit.

“Po të shohim samitet e kaluara ka pasur disa angazhime për mbështetje që janë implementuar”- shtoi ai.

Sipas Gjipalit, zgjedhja e Shqipërisë si destinacion është një vlerësim në rrugën e integrimit dhe qëndrimet për politikat e BE-së, sidomos ato që lidhen me sanksionet ndaj Rusisë.

Në këtë konteskt, ai shton se, paralajmërimi i Serbisë për bojkotin e samitit tregon presionin e shtuar ndaj Beogradit për zgjedhjen që do të bëjë për të ardhmen; nëse do të jetë me BE-në apo jo.

Edhe Krasniqi e sheh samitin e datës 6 dhjetor si mundësi për qartësimin e qëndrimit të vendeve të Ballkanit në raport me ndikimet nga aktorë të tretë.

Sipas tij, BE me të drejtë është kritikuar për mungesë strategjie dhe konfuzion në mesazhet për këto vende, por kriza në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen tek rëndësia që merr rajoni në sistemin e sigurisë.

“BE e shikon Rusinë si kërcënim për rajonin, Shqipëria gjithashtu, por disa vende kanë opinion tjetër, ndaj samiti konfirmon linjën zyrtare të Brukselit dhe është një përgjigje e qartë ndaj politikës dualiste të Beogradit dhe krizave lokale në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë”- përfundon ai.

Etiketa: Afrim KrasniqiBallkaniBallkani PerendimorBashkimi EuropianBashkimi EvropianBashkimit EuropianBEBIRNEuropean Movement AlbaniaGledis GjipaliInstitutit për Studime PolitikeKrizaLokalemarrëveshjembështetjerajonrajoniraportsamitSamitiSHshqipShqipëriastabilitetTiranëUkrainë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Jahollari – Gjykata e Pogradecit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Jahollari – Gjykata e Pogradecit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.