AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kosova dorëzon ankesën e dytë në FIFA për Serbinë

Federata e Futbollit të Kosovës ka paraqitur një tjetër ankesë në FIFA kundër ekipit të Serbisë për incidente raciste në ndeshjen e së premtes së kaluar në Kupën e Botës kundër Zvicrës, të cilën zviceranët e fituan.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Granit Xhaka dhe të tjerë përleshen në Kupën e Botës në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, 2 dhjetor 2022. Foto: Facebook.

Një ndeshje e Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës të premten në Katar ka ngjallur shumë reagime jashtë fushës pasi Federata e Futbollit të Kosovës, FFK, i kërkon FIFA-s të sanksionojë Serbinë për sharje etnike nga pankina dhe tifozët e Serbisë.

Serbia u eliminua nga gara pas humbjes me Zvicrën me rezultatin 2:3 në një ndeshje që u shoqërua me zënka.

Skuadra zvicerane ka disa lojtarë me origjinë shqiptare të Kosovës.

Të dielën, FFK-ja njoftoi se kishte kërkuar nga FIFA që të sanksionojë Federatën e Futbollit të Serbisë, “në mënyrë që thirrjet fashiste të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit njëherë e përgjithmonë”.

FFK-ja i referohej thirrjeve kundër shqiptarëve në tribuna nga tifozët e Serbisë dhe një video që u bë virale të premten, kur trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, dyshohet se ofendoi shqiptarët.

“Slogane me mesazhe politike dhe sharje raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kundër Zvicrës dhe u raportuan në mediat botërore”, tha FFK.

“Është e pakuptueshme dhe absurde urrejtja me të cilën është ushqyer publiku në shtetin tonë fqinj ndër vite kundër shqiptarëve, në vend që të angazhohet për të zgjatur dorën e pajtimit dhe faljes”, shtoi ajo.

Kjo është dosja e dytë që FFK-ja i dërgon FIFA-s në lidhje me Serbinë në më pak se dy javë. Më 25 nëntor, FFK-ja i bëri thirrje organit qeverisës të futbollit botëror që të ndërmarrë veprime lidhur me një pankartë provokuese të fotografuar të enjten në dhomat e zhveshjes së ekipit serb në Katar.

Fotoja thuhet se ishte shkrepur përpara se Serbia të luante me Brazilin të enjten në raundin e parë të Kupës së Botës. Brazili fitoi me rezultatin 2:0.

Në të tregohej një hartë të Kosovës me një flamur serb brenda saj dhe me fjalët: “Nuk ka dorëzim” (“Nema Predaje”) – që shihet si një referencë për serbët në veri të Kosovës që i rezistojnë presionit të qeverisë së Kosovës për të ndryshuar targat e lëshuara nga Serbia për targa të lëshuara nga Kosova.

Gjatë ndeshjes, kapiteni zviceran me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka ishte dy herë në qendër të vëmendjes për incidentet në fushë me lojtarët dhe stafin serb.

Pas ndeshjes, ai hoqi fanellën dhe veshi mbrapsht atë të bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari. Jashari një emër që ka një rëndësi të madhe për shqiptarët e Kosovës.

Adem Jashari ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Ai u vra në mars të vitit 1998 nga policia serbe në një masakër së bashku me rreth 60 anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në një përleshje treditore.

Pas ndeshjes, Xhaka tha se gjesti i tij “nuk ka asnjë sfond politik” dhe se ai e veshi fanellën në bazë të një premtimi që i bëri shokut të tij të skuadrës, gjithashtu me origjinë nga Kosova.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai mund të jetë në qendër të një hetimi të FIFA-s për këtë gjest.

Behgjet Pacolli të dielën ofroi të paguante çdo gjobë të mundshme që mund të përballet Xhaka.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka gjobitet për shfaqjen e këtij emri të shenjtë pas ndeshjes, unë personalisht do ta paguaj atë gjobë, në emër të shqiptarëve. Këtë ia kam komunikuar personalisht sot Xhakës”, tha Pacolli.

I pyetur të dielën se pse nuk kishte reaguar ndaj ngjarjeve të së premtes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Zvicra është një shtet tjetër.

“Sepse është kombëtarja e një shteti tjetër. Dhe duke reaguar do të ndizja flakën e një nacionalizmi … dhe nacionalizmi është gjithmonë i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme dhe më duket se kushdo që e bën, nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.

Në Kupën e Botës 2018, të mbajtur në Rusi, FIFA gjobiti dy lojtarët zviceranë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me 10,000 franga zvicerane (8,600 euro) për festimin e golave të tyre kundër Serbisë me një gjest shqiponje dykrenare, që simbolizon flamurin shqiptar. Zvicra mundi Serbinë me rezultat 2:1.

Xhaka, së bashku me Xherdan Shaqirin që shënoi golin e parë kundër Serbisë të premten, janë të dy shqiptarë etnikë nga Kosova, e cila u shkëput nga Serbia në luftë në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë pothuajse një dekadë më vonë, por nuk njihet nga Serbia.

Etiketa: Adem JashariBehgjet PacolliBraziliDosjaEdi RamaEmriEuroFFKFIFAgraKosovaKosovëNacionalizmiPoliciaRamaRusiSerbiaSHshqipshqiptaretargavideoZvicra
Tjetri
KPA vendos të kryejë analizë financiare të re për Elona Toron

KPA vendos të kryejë analizë financiare të re për Elona Toron

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.