AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“E ardhmja jonë me Ballkanin Perëndimor”; mesazhi i BE-së në samitin e Tiranës

Liderët e Bashkimit Europian dhanë një mesazh të qartë të martën në Tiranë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe sigurinë e Europës pas agresionit rus në Ukrainë, por bënë thirrje për luftën kundër korrupsionit, krimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:07 | 06/12/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor gjatë samitit të mbajtur më 6 dhjetor 2022 në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbajt për herë të parë jashtë territorit të BE-së në Tiranë, me diskutime të fokusuara tek gjeopolitika dhe siguria.

Pas një seance plenare që zgjati disa orë pa praninë e mediave, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri shqiptar Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit si dhe folën për projekte konkrete ekonomike, që sipas tyre do të prekin jetën e qytetarëve të këtyre vendeve.

“Kemi bërë hapa shtesë në rrugën e integrimit,” tha Michel, duke shtuar se “e ardhmja e fëmijëve tanë është më e sigurtë me vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”.

Ai tha se BE do të përkthejë mbështetjen ndaj vendeve të rajonit me anagazhim konkret dhe projekte të prekshme financiare, ndërsa kërkoi nga këto vende që të përmbushin pritshmëritë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në parandalimin e migracionit të paligjshëm.

“Emigracioni është një temë sfiduese dhe ky bashkëpunim është thelbësor që të merren vendime shtesë për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm,” tha presidenti i Këshillit Europian.

Michel pranoi se kishte pasur një bllokim të procesit të zgjerimit, por ky proces ishte rihapur me projekte konkrete që qytetarët të perceptonin e të preknin mbështetjen europiane pa pritur fundin e procesit të integrimit.

Von der Leyen po ashtu theksoi rëndësinë që ka për BE-në integrimi i Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.

“Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra,” tha ajo, duke e cilësuar samitin e 6 dhjetorit si “samitin e partneritetit”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Presidentja e Komisionit foli për projekte konkrete financiare ku BE është angazhuar në Ballkan si; mbështetja në fushën e energjisë për përballimin e krizës dhe investime në shumën 1 miliardë euro, futjen e universiteteve në rrjetin e universiteteve europiane, etj.

Por çështja e migracionit u ritheksua prej saj si një sfidë me rëndësi dhe si një rrezik i regjimit pa viza në zonën shengen për këto vende.

“Është një sfidë e përbashkët dhe do e menaxhojmë së bashku në mënyrë që të mbahen regjimet pa viza,” tha Von der Leyen, duke folur  për krijimin e një plan veprimi për të rritur bashkëpunimin reciprok.

Kryeministri shqiptar u shfaq me një gjuhë të butë, ndryshe nga disa deklarata kontraverse që ka mbajtur më herët në takimet në Bruksel ku i kërkonte liderëve të BE-së akte konkrete dhe të shpejta për hapat e integrimit.

“E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijësimi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE,“ tha ai duke komentuar mbajtjen e samitit. Për të treguar pro-europianizmin e shqiptarëve, ai u tha drejtuesve të lartë të BE-së se “jemi gati të japim dhe jetën për ju”.

Samiti përfundoi me një deklaratë të përbashkët me 33 pika, ku BE-së angazhohej për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit europian dhe nxiste këto vende t’i bashkoheshin politikës së jashtme të unionit.

“Ne i nxisim ata të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së  dhe të veprojnë në përputhje me të, duke përfshirë edhe me masat kufizuese të BE-së,” thuhet në deklaratë.

Serbia nuk përmendej në mënyrë eksplicite në nxitjen për t’iu bashkuar këtij angazhimi strategjik, por ndërkohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç para punimeve të Samitit bëri të qartë qëndrimin e vendit të tij si “pro rus”.

Liderët europianë i kishin kushtuar një pikë të veçantë në deklaratë bisedimeve Kosovë-Serbi, duke kërkuar “progres konkret nga të dy palët drejt një marrëveshjeje të plotë dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”.

“Kjo është kritike për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar se Palët munden të vazhdojnë rrugëtimet evropiane përkatëse,” thuhej në deklaratë.

Në kohën kur krerët e vendeve anëtare të BE-së e rajonit bënin foton tradicionale, në një shesh tjetër të Tiranës, opozita po protestonte kundër qeverisë, me pankarta në anglisht ku qeveria akuzohej  për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe largimin dhjetra mijëra shqiptarëve në emigrim.

Protesta u shoqërua me tensione, kur një person goditi me grusht kreun e opozitës, Sali Berisha, i cili akuzoi më pas kryeministrin Rama si organizator të këtij sulmi.

Rama nuk pranoi të komentonte ngjarjen gjatë konferencës, por e dënoi atë me një deklaratë të shkurtër për mediat duke e cilësuar si “akt të pajustifikueshëm e të patolerueshëm”.

Samiti u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa krerët e vendeve të BE-së e të vendeve të Ballkanit patën mundësinë të ndjekin gjatë qëndrimit të shkurtër në sheshin para stadiumit kombëtar një shfaqje të përgatitur nga pala mikpritëse me valle popullore tradicionale shqiptare, muzikë klasike dhe kërcime fëmijësh, një dalje nga protokolli i zakonshëm i samiteve të këtij niveli.

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor gjatë fotos familjare në Tiranë më 6 dhjetor 2022. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Etiketa: BallkanBallkaniBashkimit EuropianBEBIRNbllokimBosnjeBrukselCharles MichelEdi RamaEuroIntegrimiinvestimeKorrupsionKosovëKosovë-SerbiKryeministri Edi RamaLigjNensi BogdaniOpozitaParaprogresProtestaQeveriaRamarrezikSali BerishaSamitiSerbiSerbiaSHShengenshqipshqiptareSiguriatensioneTiranëUrsula von der Leyenviza
I mëparshmi

Incident në protestën e opozitës pasi një 31-vjeçar goditi ish-kryeministrin Sali Berisha

Tjetri

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Arbër Çela

Tjetri
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Arbër Çela

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Arbër Çela

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.