AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Incident në protestën e opozitës pasi një 31-vjeçar goditi ish-kryeministrin Sali Berisha

Një 31 vjeçar i identifikuar si Gert Shehu qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa ky po ecte për në podiumin e protestës ngritur pranë ish-hotel Dajtit. Berisha e cilësoi sulmin të përgatitur duke fajësuar kryeministrin. Në krahun tjetër Rama e dënoi sulmin. Policia thotë se arrestoi autorin, që kishte precedentë të mëparshëm penal dhe vuante sipas saj nga çrregullime psikotike.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha në protestë pas sulmit ndaj tij. Foto:Felix Bilani/LSA

Një 31 vjeçar i identifikuar si Gert Shehu, u arrestua nga policia të martën pasi akuzohet se sulmoi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha. “Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, njoftoi policia.

Policia shtoi se i ndaluari kishte precedentë penalë për drogë dhe dhunë dhe po ashtu se ai kishte probleme mendore.

Incidenti ndodhi ndërsa mbështetësit e opozitës po prisnin në skenën e improvizuar në kryqëzimin pranë ish-hotel Dajtit mbërritjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, në protestën e organizuar paralelisht me samitin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahej nën masa të forta sigurie vetëm disa qinda metra më tutje

Berisha u sulmua pasi kishte dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe po marshonte sëbashku me mbështetës drejt kryqëzimit pran ish-Hotel Dajtit. Kamerat që ndiqnin lëvizjen e kreut të PD-së fiksuan një të ri veshur me të kuqe që u shkëput nga turma e simpatizantëve dhe qëlloi ish-kryeministrin me grusht nën sy. Menjëherë truprojat dhe mbështetës të Berishës neutralizuan autorin, i cili u godit prej tyre me shqelma dhe grushta dhe më pas iu dorëzua policisë.

Lajmi i sulmit ndaj ish-kryeministrit i shtangu fillimisht pjesëmarrësit në protestë, duke krijuar një ndjejë pështjellimi që u largua kur Berisha i përshëndeti pasi mbërriti në qendër të sheshit.  Folësit në protestë e lidhën sulmin menjëherë me kryeministrin Edi Rama. “Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ia garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish”, tha deputetja Ina Zhupa.

Reagimet

Vetë Berisha pas fjalës së tij i bëri thirrje policisë të lironte sulmuesin, pasi ai ishte i përdorur. Ai kuzoi Edi Ramën dhe ministrin e Brendshëm si organizatorë të sulmit.

Në një konferencë shtypi pas protestës Berisha tha se gjithçka kishte qenë e përgatitur, ndërsa hodhi dyshime mbi një dokument që tregonte gjendjen mendore të sulmuesit. “Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret. Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda”, tha Berisha. Ish-kryeministri akuzoi edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, por pas akuzës tha se nuk kishte prova.

Pas ngjarjes përmes një deklarate nga zyra e shtypit Rama e dënoi aktin. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se autori apo kushdo që përdor dhunën do të përballet me forcën e ligjit.

Akti u dënua edhe nga presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. “Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga presidenca.

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili po ecte në krah të Berishës si pjesëmarrës në protesë në momentin e sulmit, e cilësoi atë provokim me qëllim për të ndaluar protestën. Partia e Lirisë të cilën ai drejton akuzoi Ramën për agresionin.

Edhe rivalët e Berishës brenda PD-së e dënuan ngjarjen dhe kërkuar zbardhje të menjëhershme të saj. Gazmend Bardhi, një deputet i Partisë Demokratikë që nuk mbështet marrjen e drejtimit të saj nga Berisha, e cilësoi sulmin si “Akt burracak të Edi Ramës”.

Protesta

Incidenti shokoi protestuesit e mbledhur në kryqëzim pas një sërë barrikadash të vendosura nga policia për të mos lejuar afrimin e askujt pranë godinave ku mbahej samiti i BE.

Vetëm shfaqja e Berishës ne skenë duket se qetësoi atmosferën, ndërsa protestuesit brohëritën koret e njohura të mbështetjes për të.

Protesta vijoi me shfaqe, këngë dhe fjalime nga përfaqësues të opozitës qe u kujdesën të theksonin se mikprisnin samitin dhe liderët e BE, por këmbëngulën se Rama nuk ishte njeriu që duhej t’i priste ata.

Vetë Berisha foli gjatë për mbështetjen që PD kishte për BE dhe sulmoi Ramën si njeriun që në fakt kishte deformuar rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian.

“Prania e qeveritarëve më të lartë të BE-së është mbështetja më e madhe që vlerat europiane kanë marrë. Ky samit është mbështeje e madhe për shqiptarët”, tha Berisha.

Ai më pas sulmoi kryeministrin që e akuzoi për korrupsion dhe për deformim të rrugës për në BE permes aleancës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ishte i vetmi nga të ftuarit që u atakua nga folësit.  “Jemi fatkeq që përfaqësohemi në samit me njeriu që duhet të ishte para drejtësisë”, tha Berisha. Protesta u shpërnda paqësisht.

Etiketa: BajramBajram BegajBashkimit EuropianBEdeputetDhunëEdi RamEdi RamagazetarGazmend BardhiIlir MetaIna ZhupaKorrupsionLindita NikollaMasaMetaParaPartiaPartisë DemokratikePDPoliciaPresidencaProtestaRamaSali BerishasamitSamitiSHshqipZbardhje
Tjetri
“E ardhmja jonë me Ballkanin Perëndimor”; mesazhi i BE-së në samitin e Tiranës

“E ardhmja jonë me Ballkanin Perëndimor”; mesazhi i BE-së në samitin e Tiranës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.