AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vjosa Osmani i bën thirrje BE-së të ndërpresë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë

Presidentja e Kosovës theksoi të martën në Tiranë se Beogradi po tenton të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor në shërbim të politikës ruse.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu | Foto BIRN/ Nensi Bogdani

Në një deklaratë për mediat përpara fillimit të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bërë thirrje vendeve anëtare të pezullojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë, pas refuzimit të Beogradit për t’i vendosur sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

“Mesazhi për Serbinë, përderisa nuk vendos sanksione për Rusinë, përderisa nuk e përmbledh dhe nuk vendos sanksione ndaj shteteve të tjera në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian, duhet të jetë suspendimi i bisedimeve të mëtejshme ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian,” tha Osmani. 

Të martën në Tiranë mbahet për herë të parë samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me një axhendë dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Deklarata e Osmanit ndjek tensionet e rritura në veri të Kosovës pas dorëheqjes masive të përfaqësuesve serbë nga qeveria, parlamenti i Kosovës dhe institucionet e sigurisë. Samiti gjithashtu vjen pas vendimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për zëvëndësimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, i cili u ndoq me reagime të ashpra në Beograd.   

Osmani theksoi se tensionet në veri të Kosovës dhe Ballkan po përshkallëzoheshin nga Serbia dhe i bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos vendosnin një baraspeshë morale mes agresorit dhe viktimës në rajon dhe më gjerë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Kosova është në të drejtën e saj, i mbron qytetarët e saj, lufton për rend dhe ligj në çdo cep të territorit të saj,” tha Osmani, ndërsa theksoi se ky është një parim dhe standard evropian.

Ajo shtoi se çdo individ racional mund ta kuptonte lehtë që tensionet në Kosovë dhe rajon po përshkallëzoheshin nga Serbia dhe i bëri thirrje BE-së t’i dërgonte një mesazh të qartë Beogradit që veprime të tilla i takojnë të shkuarës.

“Sot do të insistoj përpara liderëvë evropian që të mos bëjnë një lloj ekuivalence morale mes agresorit dhe viktimës, sepse një gjë e tillë është gabim historik, edhe në raportet me Ballkanin Perëndimor edhe në raportet mes Rusisë dhe Ukrainës, sepse jep mesazh të keq dhe e inkurajon [Serbinë] qe të vazhdojë të sulmojë dhe të vazhdojë shkaktojë tensione në tërë rajonin,” tha ajo.

“Siç e dini, Serbia nuk shkakton probleme vetëm në Kosovë, por tenton të destabilizojë edhe fqinjë të tjerë, në mënyrë që ta destabilizojë tërë Ballkanin Perendimor, që është edhe interes i Rusisë,” shtoi Osmani.

Presiendentja e Kosovës shtoi se priste mbështetje vëllazërore nga Tirana zyrtare në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, si dhe mbështetje në mekanizmat ndërkombëtare dhe vendet që nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës.

“Presim mbështetjen më të madhe të mundshme që një vëlla mund t’ia jepte një vëllau tjetër apo një motre,” përfundoi ajo.

Etiketa: Albin KurtiBallkanBallkaniBEBeogradKosovaKosovëLigjmbështetjembrojtjeQeveriarajonRusiaSamitisanksioneSerbiatensioneTiranaUkrainaUkrainëVendimetVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Mbahet në Tiranë samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Mbahet në Tiranë samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.