AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurorja Ida Ahmetlli u dorëhoq pasi u njoh me rezlutatet e vetingut

Prokurorja Ida Ahmtelli është dorëhequr nga statusi i magjistratit pak ditë pasi Komisioni e ka njohur me rezultatet e hetimit administrativ në të tre kriteret e rivlerësimit. Për shkak të dorëheqjes së saj, është vendosur ndërprerja e procesit të rivlerësimit, si dhe i është hequr e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 6 dhjetor 2022 të ndërpresë vetingun për prokuroren e Tiranës, Ida Ahmetlli, si dhe i ndali asaj rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, për shkak të dorëheqjes nga statusi i magjistratit.

Në dhjetor të vitit 2019 është shortuar trupa e KPK për kryerjen e procesit të vetingut për këtë subjekt rivlerësimi, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari në cilësinë e kryesueses, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine anëtare. Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se në janar në vitit 2020 Ahmetlli është njoftuar për fillimin e hetimit administrativ ndaj saj.

Komisioni ka mbyllur hetimin paraprak në të tre kriteret e rivlerësimit më 20 tetor 2022 dhe katër ditë më vonë i ka njoftuar Ahmetlliut rezultatet, duke i dhënë afat për depozitimin e provave dhe paraqitjen e shpjegimeve për gjetjet deri më datë 7 nëntor.

Para se të përfundonte ky afat, Ahmettli ka njoftuar Komisionin se i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP me kërkesë për mbarimin e statusit të magjistratit, si dhe të detyrës së saj si prokurore. Po ashtu, subjekti i ka kërkuar Komisionit që në mbështetje të pikës 1 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, të përfundojë procesin e rivlerësimit për shkak të dorëheqjes. Gjithashtu, ka njoftuar se hiqte dorë nga e drejta për të marrë pjesë në seancën dëgjimore.

Komisioni ka administruar vendimin e KLP-së për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për prokuroren Ida Ahmetlli, si dhe informacion nga Gjykata e Administrative e Apelit se subjekti nuk ka kryer ankim ndaj asaj vendimmarrje.

Bazuar dhe në faktin se ajo kishte shprehur më parë vullnetin se nuk kishte dëshirë të dëgjohej në seancë dëgjimore, trupa e KPK ka vendosur të ndërpresë procesin e vetingut të filluar ndaj saj. Po ashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të prokurores Ida Ahmetlli si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.

Etiketa: AdministrativeAnkimGjykataGjyqGjyqtareInspektoreKëshillit të Lartë GjyqësorKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKmbështetjeOlsi KomiciParaProkuroreProkuroria e Rrethit TiranërivlerësimiStatusi i magjistratitTiranëValbonaValbona SanxhaktariXhensila Pine
Tjetri
Sekret shtetëror ; deputetët akuzojnë KLGJ-në për mungesë transparence në emërimin e gjyqtarëve

Sekret shtetëror ; deputetët akuzojnë KLGJ-në për mungesë transparence në emërimin e gjyqtarëve

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.