AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Erdogan kërkon referendum për shamitë dhe martesat e të njëjtit seks përpara zgjedhjeve

Erdogan thotë se do të kërkojë një referendum mbi të drejtën për të mbajtur shami dhe cilësimin të paligjshëm të martesave të të njëjtit seks në një përpjekje për të fituar sa më shumë vota përpara zgjedhjeve kritike të vitit 2023.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Pixabay.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për një referendum mbi propozimin kushtetues të koalicionit të tij qeverisës mbi të drejtën e grave për të mbajtur shami dhe për të ndaluar martesat e të njëjtit seks, përpara zgjedhjeve kritike të përgjithshme dhe presidenciale të vitit 2023.

“Le t’i drejtohemi kombit. A nuk themi se sovraniteti i takon kombit pa kushte? Nëse ata (opozita) nuk do ta zgjidhin këtë çështje në parlament, ne do t’i drejtohemi kombit”,  shkojmë te kombi”, tha Erdogan në një ngjarje në qytetin verior të Samsunit.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet e Erdoganit, AKP, aleatja e saj e ekstremit të djathtë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, MHP, dhe aleatja e saj nacionaliste konservatore, Partia e Unitetit të Madh, BBP, paraqitën një paketë amendamenti kushtetues në parlament të premten.

Paketa parashikon të drejtën e grave për të mbajtur shami në punë dhe në jetën e përditshme, duke ringjallur një çështje jashtëzakonisht përçarëse në shtetin zyrtarisht laik.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu ndryshime në nenet për familjen, duke ndaluar indirekt martesat mes të njëjtit seks.

“Me nenin rregullohet qartë se vetëm individë të dy gjinive të ndryshme, gra dhe burra, mund të krijojnë bashkim martese duke u martuar me njëri-tjetrin dhe asnjë bashkim tjetër nuk do të pranohet si bashkim martese”, thanë deputetët e AKP-së në arsyetimin e tyre kur dorëzuan nenin.

Ata shtuan se është detyrë e shtetit të mbrojë strukturën e familjes, e cila është themeli i shoqërisë turke, dhe të marrë masa ndaj çdo lloj rreziku, kërcënimi, sulmi, korrupsioni dhe perversiteti ndaj familjes.

Presioni i qeverisë ndaj grupeve LGBT është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ajo ka ndaluar eventet LGBT, paradat e krenarisë dhe ngjarje të tjera, duke arrestuar qindra aktivistë LGBT pas çdo ngjarjeje pas ndërhyrjeve të policisë.

Mbajtja e shamive në publik dhe në vendet e punës ka mbetur një çështje kryesore në Turqi, e cila u themelua si një vend laik demokratik nga Mustafa Kemal Ataturku.

Pas vitesh ndalimesh për mbajtjen e shamive në institucione publike, universitete dhe vende e pune pa një ligj apo rregullore të drejtpërdrejtë, rregullat u lehtësuan gjatë sundimit të presidentit Erdogan.

Ndryshe nga në të kaluarën, gratë e mbuluara tani mund të bëhen profesoresha, gjyqtare, ligjvënëse, oficere policie dhe madje edhe ushtarake.

Çështja u soll në axhendën politike nga kreu i partisë kryesore të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ofroi miratimin e një ligji për të siguruar të drejtën për të mbajtur shami dhe çdo veshje tjetër.

Megjithatë, presidenti Erdogan tha se nuk mjafton dhe synon një ndryshim kushtetues nëpërmjet një referendumi në ditën e zgjedhjeve në vitin 2023, kur ai do të përballet me sfidën më të madhe në qeverisjen e tij 20-vjeçare.

AKP e Erdoganit dhe aleatët e saj mbajnë 336 nga 600 vendet në parlament. Ata shpresojnë që disa deputetë të tjerë të votojnë pro amendamentit kushtetues, pasi për të bërë ndryshime të tilla në parlament duhen 400 vota.

Në zgjedhjet e përgjithshme hungareze të vitit 2022, kryeministri populist i Hungarisë Viktor Orban përdori një taktikë të ngjashme, duke mbajtur një referendum për çështjet LGBT në sistemin arsimor në të njëjtën ditë me zgjedhjet. Me taktikat e tij populiste, Orban shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhje, pavarësisht shpresave të mëdha të opozitës.

Etiketa: AKPaktivistdeputetErdoganfitoreGjyqtaregraKorrupsioniLGBTLigjmarteseMasaOpozitaOrbanparlamentPartiaPartia e Lëvizjes NacionalistePartia për DrejtësiPartia për Drejtësi dhe ZhvillimpopulistPunëReferendumRexhep Tajip ErdoganSHTurqiViktor OrbanVotazgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Mes kërkesave për përjashtim, KPK gjen probleme të pasurisë dhe figurës për Andri Ymerin

Mes kërkesave për përjashtim, KPK gjen probleme të pasurisë dhe figurës për Andri Ymerin

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.