AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Procesi i zgjedhjes së shefit të ri të SPAK shkakton ankth në Tiranë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se po monitoron procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të prokurorisë së posaçme SPAK “për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke deklaruar se ai vetë nuk po ndikon mbi procesin.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi të mërkurën se ajo po e monitoron nga afër procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ardhshëm të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me qëllim që të sigurohet se “reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Deklarata e saj erdhi pas shumë ditësh spekulimesh në media që sugjeronin se procesi po ndikohet për të zgjedhur një kryeprokuror special të dobët, i tillë që të sigurojë që korrupsioni të mos luftohet. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë më pas duke thënë se ai nuk ka rol në zgjedhjen e shefit të ardhshëm të SPAK, ndërsa duket se i cilësoi shqetësimet e amerikanëve si “thashetheme të katundit politik e mediatik.”

Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja amerikane ngre shqetësimin mbi procesin thelbësor të zgjedhjes së drejtuesit të ardhshëm të SPAK, i pari që do të ketë mandat të plotë pas krijimit të këtij institucioni në vitin 2019. Në nëntor ajo deklaroi se “procesi duhet të jetë i pamanipuluar” ndërsa të mërkurën ajo vuri në dukje se procesi mund të ndikohet nga “ata që kanë interes të kufizojnë apo manipulojnë hetimet.”

Aktualisht në garë janë tre prokurorët Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili. Që nga krijimi i SPAK, dy ish-ministra kanë përfunduar në burg krahas një deputeti dhe një kryetari bashkie krahas zyrtarëve të ndryshëm të niveleve më të ulëta por korrupsioni i gjithëpërhapur dhe i gjithëditur ka ngritur pikëpyetje nëse puna e deritanishme është apo jo e mjaftueshme për të çrrënjosur korrupsionin në Shqipëri.

“Procesi përzgjedhës nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë një interes në kufizimin apo manipulimin e hetimeve,” deklaroi ambasadorja Yuri Kim të mërkurën.

Ajo nuk shpjegoi se kush mund të ketë interes në “kufizimin apo manipulimin” e hetimeve por kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke deklaruar se e mbështet deklaratën e saj, ndërsa vuri në dukje se shefin e ri të SPAK nuk e zgjedh ambasada amerikane.

“Jam plotësisht dakord,” deklaroi Rama. reun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo,” shtoi ai.

Javën e kaluar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se “procesi i zëvendësimit të Ambasadores Kim ka filluar”. Ministria pretendoi se kishte marrë pyetje nga media mbi këtë çështje dhe po i përgjigjej këtyre pyetjeve, pa dhënë detaje, por duke marrë parasysh se ambasadori amerikan emërohet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe jo nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, disa analistë e komentuan deklaratën si një mesazh për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve supozohet se u kërkohet të zgjedhin të parapëlqyerin e qeverisë sepse ambasadorja Amerikane shpejt do të ikë.

Kreu i ri i SPAK do të ketë një mandat trevjeçar dhe pritet të marrë drejtimin në fund të dhjetorit. Përveç rolit të tij si drejtues i prokurorisë më të rëndësishme në vend, ai ka detyra ligjore specifike në hetimin e krimeve zgjedhore, ndërsa vendi pritet të ketë zgjedhje lokale në majin e ardhshëm.

Etiketa: Adnan XholiAltin DumaniBurgEdi RamaEdvin KondiliHetimetKorrupsioniKryeministri Edi RamaLokaleMediaMinistria për Evropën dhe Punët e JashtmeprokurorPunaPunëQeveriaRamaReformaReforma ne DrejtesiSHshqipShqipëriSPAKYuri Kimzgjedhjezgjedhje lokale
Tjetri
Britania dhe Shqipëria bien dakord për një task-forcë ndaj krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm

Britania dhe Shqipëria bien dakord për një task-forcë ndaj krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.