AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Advokimi dhe mjedisi ligjor ku veprojnë NGO-të u përkeqësuan në vitin 2021

Indeksi i Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile për vitin 2021, që mati shtatë dimensionet e qëndrueshmërisë në fushën e veprimtarisë së OSHC-ve, vëren se advokimi, imazhi publik dhe mjedisit ligjor i tyre u përkeqësuan në vitin 2021.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Todd Andrews (M), Rezarta Katuçi, Evelina Azizaj, Desareta Lameborshi, Blerjana Bino dhe Mihallaq Qirjo (D) gjatë prezantimit të Indeksit të Qëndrueshmërisë së OSHC-ve në Shqipëri. Foto:Nensi Bogdani/BIRN

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi të enjten Indeksin e Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile 2021 dhe u vu në dukje se mjedisi ligjor në të cilin punojnë OSHC-të, advokimi dhe imazhi publik patën përkeqësime të lehta krahasuar me vitin paraardhës.

“Mungesa e transparencës dhe përkeqësimi i lirisë së medias kanë ndikuar në përkeqësimin e dimensionit të advokimit”, theksoi Megi Reçi, hulumtuese e projektit nga IDM, duke e paraqitur advokimin me një indeks 3.3.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se kufizimet e zgjatura mbi tubimet dhe konsultimet publike formale jo të mjaftueshme janë elementë të tjerë që kanë ndikuar në përkeqësimin e dimensionit të advokimit.

Ky indeks u bazua në të dhënat e pyetësorëve me 42 organizata të shoqërisë civile, dhe u mbështet nga USAID Shqipëri, si edhe nga Byroja për Demokracinë, Konfliktin dhe Asistencën Humanitare dhe Qëndra e Ekselencës për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Qeverisjen.

Shtatë dimensione të qëndrueshmërisë – mjedisi ligjor, kapaciteti organizativ, qëndrueshmëria financiare, advokimi, ofrimi i shërbimeve, imazhi publik, dhe infrastruktura e sektorit – paraqiten në një shkallë nga 1 në 7, ku “1”-shi paraqet qëndrueshmëri të lartë, ndërsa “7”-ta nënkupton mungesë qëndrueshmërie.

Dimension tjetër që ka shënuar përkeqësim është ai i mjedisit ligjor, me indeks 3.8 për vitin 2021.

“Gjatë vitit 2021 qeveria ndërmori disa ndryshime në mjedisin ligjor të OSHC-ve që çuan në përkeqësimin e rezultatit për këtë tregues”, citon raporti mbi indeksin.

“Qeveria miratoi ligjin për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse si pjesë e një grupi të gjerë masash kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, theksoi Daniel Prroni, hulumtues projekti pranë IDM.

Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e Qëndrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) tha se një nismë e tillë gjithashtu ndikon në përkeqësimin e imazhit publik, dimension tjetër i qëndrueshmërisë së OSHC-ve.

“Klasifikimi si me risk i organizatave të shoqërisë civile në masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit ka cënuar imazhin publik të tyre”, tha Bino gjatë fjalës së saj.

Dimensioni i imazhit publik për vitin 2021 në fakt u përkeqësua me një rënie 0.1 nga viti 2019, duke u paraqitur me indeksin 3.8 për vitin 2021.

Sidoqoftë, edhe pse dimensioni i imazhi publik pësoi përkeqësim për shkak të masave të marra nga aktorët politik bërës, organizatat e shoqërisë civile janë ndër ato entitete që gëzojnë akoma besimin më të madh tek publiku.

“Sipas sondazhit të IDM-së, Besimi në Qeverisje, publiku i perceptoi OSHC-të si institucioni i katërt më i besueshëm në vend, pas institucioneve fetare, atyre arsimore, dhe forcave të armatosura”, citon raporti.

Etiketa: Blerjana BinoDaniel PrronidemokraciIDMIndeksinfrastrukturaMegi ReçiMjedisiMjedisitQeveriaRaportiSHshqipShqipëriUSAIDzhvillim
Tjetri
KPK konfirmon gjyqtarin Sokol Pasho

KPK konfirmon gjyqtarin Sokol Pasho

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.