AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Altin Dumani zgjidhet drejtues i Prokurorisë së Posaçme

Pas javësh spekulimesh dhe debatesh Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, me 5 vota në favor prokurorin Altin Dumani.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:33 | 16/12/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
603
SHPËRNDARJE
3.4k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK Altin Dumani në KLP: Foto Nensi Bogdani/BIRN
Momenti i votimit të Altin Dumanit në krye të SPAK. Foto:Edmond Hoxhaj, BIRN.

Altin Dumani u zgjodh të premten kreu i SPAK për tre vitet e ardhshme. Dumani mori 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kolegu i tij Ervin Kondili mori 4 vota, ndërsa prokurori Adnan Xholi 1 votë.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK u bë temë debati në Shqipëri, pas disa deklaratave publike të Ambasadores së SHBA në Tiranë që këmbënguli që procesi të ishte i pamanipuluar dhe i pandikuar nga ata që donin të kufizonin hetimet.

Nga anëtarët e KLP nga prokuroria Zeqir Hoda, Elojda Goxhi, Bujar Sheshi, Ledina Riza dhe pedagogja , Arta Mandro votuan për Dumanin. Kreu i KLP-së Alfred Balla, përfaqësuesit e avokatëve Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti dhe pedagogja Mirela Bogdani votuan për Kondilin. Ndërkohë Prokurori Sokol Stojani ishte vota e vetme për kandidatin Adnan Xholi. Një nga anëtaret e KLP-së prokurorja Esmeralda Cami (Keshi), nuk ishte në seancë.

Altin Dumani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv.drejtuesit deri në vitin 2007. Po në këtë vit, u transferua në Prokurorinë e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit në sektorin e krimit ekonomik.

Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës, prej fillimit të vitit 2019 u komandua si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Pas kalimit pa probleme të procesit të vetingut në korrik 2019, Dumani ishte një ndër kandidatët kryesorë për SPAK dhe u rendit i parë në sistemin e pikëzimit të KLP-së. Ai kandidoi të ishte drejtues i SPAK pas krijimit të institucionit, por nuk u zgjodh.

Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie edhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Etiketa: Adnan XholiAlfred BallaAltin DumaniArta MandroBIRNBujar SheshiGjyqHetimetkandidatëtKLPKrimeLedina RizaMirela BogdaniNurihan SeitiprokurorProkuroriProkuroriaSHBAshqipShqipëriSokol StojaniSPAKTartar BazajTiranëVotaZeqir Hoda
I mëparshmi

Familjet shqiptare përballen me ortekun e rritjes së kësteve të kredive

Tjetri

Mazhoranca rrëzon propozimet e opozitës për zgjedhjet vendore

Tjetri
Mazhoranca rrëzon propozimet e opozitës për zgjedhjet vendore

Mazhoranca rrëzon propozimet e opozitës për zgjedhjet vendore

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.