Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armida Hamiti – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Armida Hamiti (Moçka) e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018.

BIRNNgaBIRN
16:54 | 18/12/2022
Në KPK, Skeda, Veting
0
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorja Armida Hamiti (Moçka) e Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të hënën më 19 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Armida Hamiti (Moçka) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore pranë Prokurorisë së Vlorës. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Armida Hamiti nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja e Tiranës, Armida Hamiti.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2011, prokurorja Armida Hamiti (Moçka) deklaronte pasuri familjare me vlerë 6.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 14.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 6.3 milionë lekë, kursime në cash prej 400 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 199 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 58% kanë si burim pagën e subjektit dhe 41% të ardhurat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” të ardhurat e siguruara nga aktiviteti bujqësor familjar i subjektit.

Në deklarimin fillestar të pasurisë, prokurorja Armida Hamiti (Moçka) deklaron të ardhura me vlerë 53 mijë euro të përfituara nga aktiviteti privat me ullishte, vreshtari dhe bujqësi, por nuk saktësohet nëse kjo shumë është në gjendje cash, në bankë apo e investuar.

Megjithatë, në vitet në vazhdim subjekti deklaron vazhdimisht të ardhura nga interesat e depozitave bankare dhe në vitin 2015, ajo deklaron mbyllje depozitash si dhe çeljen e një depozite të re me vlerë 42,750 euro.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Komisioni I Pavarur i KualifikimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
Pas

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kledian Llaho – Prokuroria e Sarandës

Tjetri

Prokurori Robert Kote konfirmohet me shumicë votash

Tjetri
Prokurori Robert Kote konfirmohet me shumicë votash

Prokurori Robert Kote konfirmohet me shumicë votash

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armida Hamiti – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armida Hamiti – Prokuroria e Tiranës

16:54 | 18/12/2022
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.