AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtarja Zeta Tërpollari dorëhiqet dy vjet pasi filloi vetingu

Gjyqtarja e Lushnjës, Zeta Tërpollari është dorëhequr nga detyra pasi kishin kaluar më shumë se dy vjet që po vetohej nga Komisioni, që vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për këtë subjekt, si dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:56 | 21/12/2022
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 dhjetor 2022 të ndërpresë vetingun për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Zeta Tërpollari, si dhe i hoqi asaj të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, për shkak të dorëheqjes.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se në korrik të vitit 2020 është filluar hetimi administrativ për gjyqtaren Zeta Tërpollari, e cila pasi kishin kaluar më shumë se dy vjet, në tetor të 2022-it, ka kërkuar ndëprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj saj, duke bërë me dije se kishte dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, kërkesë për dorëheqje nga funksioni i gjyqtares dhe për mbarimin e statusit të magjistratit.  Ajo ka shpjeguar se e ka kërkuar dorëheqjen për shkak të angazhimeve profesionale jashtë vendit.

Komisioni është njoftuar nga KLGJ për vendimin e marrë më 21 nëntor për mbarimin e statusit të magjistratit të Tërpollarit për shkak të dorëheqjes së saj, ndërkohë që Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka konfirmuar se subjekti nuk ka ushtruar ankim.

E ftuar nga Komisioni për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, subjekti është shprehur se nuk kishte dëshirë për të marrë pjesë.

Bazuar në këto rrethana, KPK ka vepruar sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës që përcaktohen se në rastet e dorëheqjes së magjistratëve nga detyra, ndërprerja e procesit të rivlerësimit kalimtar shoqërohet me sankzionin 15 vjeçar.

Për rrjedhojë, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen ka vendosur ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtaren e Lushnjës Zeta Tërpollari, si dhe i ka ndaluar asaj emërimin si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.

Etiketa: AdministrativeAnkimFirdes ShuliGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykata e Rrethit LushnjeGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareInspektoreKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMagjistratOlsi KomicinProkuroreVetinguZETA
I mëparshmi

Komisioneri Publik dhe gjyqtarja Elona Toro debatojnë për balancat negative

Tjetri

Britania duhet të fokusohet te shkaqet rrënjësore të krizës së emigrantëve

Tjetri
Britania duhet të fokusohet te shkaqet rrënjësore të krizës së emigrantëve

Britania duhet të fokusohet te shkaqet rrënjësore të krizës së emigrantëve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.