AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Britania duhet të fokusohet te shkaqet rrënjësore të krizës së emigrantëve

Për të trajtuar çështjen e fluksit masiv të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, nuk mjafton të forcohet siguria, por duhet të merren masa për të dekurajuar largimin e tyre.

David L. PhillipsShyqyri HaxhangaDavid L. PhillipsdheShyqyri Haxha
4 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay/geralt.

Plani i kryeministrit britanik Rishi Sunak për të frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm fokusohet në sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e shpejtë të tyre. Ai synon shqiptarët etnikë që përbëjnë një të tretën e 40,000 njerëzve që kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë Kanalit këtë vit.

Megjithatë, trajtimi i krizës së emigrantëve kërkon më shumë sesa thjesht një strategji sigurie. Nevojiten masa për të përmirësuar kushtet në vendet ku banojnë shqiptarët për të dekurajuar ikjen e tyre. Më shumë demokraci dhe të drejta më të mëdha të pakicave do të trajtonin shkaqet kryesore të krizës së emigracionit në Britani.

Të drejtat e pakicave kanë një histori të gjatë sipas ligjit ndërkombëtar, duke filluar me Traktatin e Vestfalisë në 1648. Megjithatë, grupi i plotë i të drejtave të pakicave nuk është grumbulluar në një traktat të vetëm ndërkombëtar, por janë të shpërndara nëpër instrumente të ndryshme të OKB-së dhe rajonale, si dhe në kushtetutat kombëtare.

Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë një përpjekje diplomatike për të zhvilluar një kartë që standardizon të drejtat e pakicave. Pakti do të trajtonte barazinë, mosdiskriminimin, si dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave.

Në të njëjtën kohë, nevojiten hapa për të trajtuar shkakun rrënjësor të krizës së sotme të emigrantëve. Reformat duhet të fokusohen në forcimin e qeverisjes vendore, dhënien e kontrollit të pakicave mbi ekonominë lokale dhe rritjen e të drejtave të tyre kulturore.

Institucionet vetëqeverisëse i japin zë shqetësimeve lokale duke institucionalizuar përfaqësimin dhe duke mbështetur interesat lokale të pakicave. Pushteti vendor mund të përfshijë një ekzekutiv vendor, legjislativ, gjyqësor dhe mekanizma për të garantuar sigurinë, si p.sh. polici lokale të dalë nga komunitetet të cilave ata u shërbejnë.

Varfëria është gjithashtu një shkak rrënjësor i konfliktit, kriminalitetit dhe emigrimit. Kontrolli lokal mbi çështjet ekonomike mund të përfshijë zhvillimin e burimeve natyrore, kontrollin e taksave dhe të ardhurave, tregtinë, punësimin dhe pronësinë e tokës.

Të drejtat kulturore janë pika kryesore për përshkallëzimin e konfliktit. Ato zakonisht përfshijnë gjuhën, arsimin, çështjet fetare dhe simbolet e identitetit kulturor.

Qeverisja e mirë kërkon masa proaktive kundër korrupsionit, i cili ka një efekt gërryes në demokracinë dhe jetën qytetare. Trafikimi i njerëzve dhe i lëndëve narkotike është i përhapur. Kur njerëzve u mungojnë mundësitë në ekonominë formale, ata mund të përfshihen në aktivitete të paligjshme ose të vendosin të largohen nga atdheu i tyre në kërkim të perspektivave më të mira.

Kosova, ku shqiptarët përfaqësojnë rreth 95 për qind të popullsisë, ka miratuar masa të jashtëzakonshme për avancimin e të drejtave të serbëve dhe pakicave të tjera. Kushtetuta e Kosovës, e hartuar me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë pas ndërhyrjes së NATO-s, përfaqëson standardin e artë në të drejtat e pakicave. Të drejtat e pakicave dhe trashëgimia kulturore u sanksionuan përmes të ashtuquajturave parime të Ahtisaarit, përmes negociatave të udhëhequra nga Martti Ahtisaari, i dërguari special i OKB-së dhe marrësi i Çmimit Nobel për Paqe.

Për të adresuar tensionet e vazhdueshme të pasluftës, Kosova dhe Serbia ranë dakord në vitin 2013 për të krijuar një Asociacion të Komunave Serbe, AKS. Duke u mbështetur në garancitë kushtetuese të Kosovës, ndërmjetësit e BE-së shpresonin që AKS-ja do t’i lejonte pakicës serbe të gëzonte siguri dhe prosperitet më të madh, duke u integruar në institucionet e Kosovës. Serbët e Kosovës i kushtojnë rëndësi të madhe AKS-së për sigurinë e tyre, përparimin ekonomik dhe mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe në Kosovë.

Politikanët kosovarë janë lëkundur ndaj AKS-së, duke debatuar rreth masës në të cilën të drejtat e pakicave duhet të përcaktojnë marrëdhëniet e brendshme dhe rajonale të Kosovës. Kundërshtarët e AKS-së e shohin atë si një prelud të fragmentimit, duke krijuar një shtet jofunksional në Kosovë të ngjashëm me ndikimin e entitetit të dominuar nga serbët, Republikën Srpska, në Bosnje. AKS-ja mund të jetë e tepërt, por është një simbol i fuqishëm i përkushtimit të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave dhe duhet të miratohet pa funksione ekzekutive.

Dështimi për të mbrojtur të drejtat e pakicave në përputhje me të drejtën ndërkombëtare është një problem i përhapur në Evropën Juglindore. Shqiptarët etnikë gjithashtu kanë nevojë për lehtësim nga diskriminimi në pjesë të Serbisë. Një AKS për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc, ku jetojnë shqiptarët, do të plotësonte AKS-së për serbët në Kosovë.

Marrëveshje të veçanta nevojiten edhe për shqiptarët në Greqi që u dëbuan gjatë Luftës së Dytë Botërore nga “Çamëria”, një rajon historikisht shqiptar në Epirin e Veriut.

Rregullimi i kufijve dhe shkëmbimet territoriale u diskutuan si një ilaç për të drejtat e pakicave. Megjithatë, ato u refuzuan nga popullsitë e prekura drejtpërdrejt. Vendet e Ballkanit kanë përvojë të hidhur në krijimin e shteteve etnikisht të pastra. Konflikti i dhunshëm në vitet 1990 erdhi nga përpjekjet për të krijuar një Serbi të madhe në territoret e ish-Jugosllavisë. Në vend të zhvillimit demokratik dhe masave për forcimin e të drejtave të pakicave, spastrimi etnik u përdor për të çuar përpara agjendat politike dhe ideologjike.

Ministria e Jashtme Britanike ka një sërë mjetesh për të ndihmuar vendet të forcojnë demokracinë dhe të përmirësojnë të drejtat e pakicave. Kthimi pas i detyruar i emigrantëve në vendet e tyre të origjinës fokusohet në simptoma dhe jo në shkak. Ndalimi i emigrantëve të paligjshëm dhe sigurimi i strehimit për ata që kërkojnë azil politik në Britani nuk është i qëndrueshëm.

Burimet shpenzohen më mirë për adresimin e problemit në burimin e tij duke zhvilluar kapacitetin e qeverisjes dhe të drejtave të vendeve nga të cilat shqiptarët po ikin.

Vdekja e fundit e katër personave në Kanal thekson nevojën urgjente për një qasje më efikase. Politika e Mbretërisë së Bashkuar për emigrantët duhet të trajtojë sëmundjet sociale dhe ekonomike që frymëzojnë udhëtimin e dëshpëruar të shqiptarëve drejt brigjeve të saj. Përqendrimi te shkakun rrënjësor është kritik për një zgjidhje të qëndrueshme të krizës së emigrantëve në Britani.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: azilBEBIRNBosnjeBritaniBujanocdemokraciGjyqGreqiKontrolliKosovaKosovëkushtetueseLokalemarrëveshjeMartti AhtisaariMASMasaMbretëria e BashkuarNATOOKBpaqepoliciPunëPushteti vendorrajonRishi SunakSerbiSerbiaSHSigurimitë drejta
Tjetri
Prokurori Kledian Llaho konfirmohet me shumicë votash

Prokurori Kledian Llaho konfirmohet me shumicë votash

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.