AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon për gjykim Ibrahim El Salih për propagandim të xhihadit

Prokuroria e Posaçme konkludon se postimet në rjetin social Facebook të kryera nga 56-vjeçari Ibrahim El Salih (Lekica) shtyjnë lexuesit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë të njohur si ‘xhihadi’ dhe i këkron gjykatës respektive ta gjykojë për nxitje, thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 28 dhjetor 2022 se, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurit Ibrahim El Salih(Lekica), i akuzuar për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

SPAK e mbështet konkluzinin e tij në shkrimet e publikuara nga Salih në rrjetin social Facebook. “[…]Nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje/propagandë që të shtyjë personat lexues/ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë ‘xhihadin’, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, vlerëson SPAK për postimet e kryera nga Salih në Facebook.

Lexo më shumë: Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës publik në ‘propagandues’ xhihadi

Ibrahim El Salih, 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj nga Drejtoria e Antiterrorit në Poicinë e Shtetit. I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

Kërkesa e prokurorit të SPAK, Adnan Xholi për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Salih dhe vendimi i mëparshëm për pranimin e kësaj kërkese nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, u rrëzua nga gjyqtari i po kësaj gjykate Engert Pëllumbi, pas ankimit të kryer nga përfaqësuesi ligjor i të pandehurit.

Pëllumbi arsyetoi se “të gjitha postimet e bëra nga personi nën hetim[…], janë opinione të cilat mund të devijojnë dukshëm, si nga mendimi i përgjithshëm i komunitetit lidhur me këto probleme ashtu dhe nga doktrina zyrtare e fesë së përqafuar prej tij, por që gjithësesi meritojnë të mbrohen nën dritën e lirisë së shprehjes”. Sipas gjyqtarit Pëllumbi, këto postime janë një formë me të cilën Lekica synon të kontribuojë në debatin publik që lidhet me gjendjen e luftës dhe problemet që lidhen me vendet e botës islame, por se nuk i kalojnë kufijtë e lirisë së shprehjes dhe nuk përbëjnë cënim të vlerave të mbrojtura nga Kushtetuta jonë.

Vendimarrja e Pëllumbit për lirimin e menjëhershëm të Lekicës, u gjet e drejtë edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Përfaqësuesi ligjor i Ibrahim El Salih, avokati Ferid Muça pohoi atëherë për BIRN se postimet dhe qëndrimet e të përfaqësuarit prej tij ishin në kuadrin e lirisë së ndërgjegjes dhe lirisë së fesë. Ai e cilësoi vendimarrjen për lirimin e Salih të bazuar edhe në jurispudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

SPAK kreu rekurs ndaj këtij vendimi që solli lirimin e menjëhershëm të Salih. Koordinatorja për marrdhëniet me mediet pranë SPAK, Xhuljeta Krasta, sqaroi për BIRN të mërkurën se Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Prokurorisë së Posaçme dhe ka ndryshuar masën e sigurisë për Salih, duke ricaktuar “arrest në burg”. SPAK sqaroi se Ibrahim El Salih (Lekica), aktualisht gjendet në paraburgim.

Etiketa: Adnan XholiaktivistArrestBIRNBurgDrejtoria e AntiterroritFacebookFerid MuçaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimHetimetIbrahim El SalihMASparaburgimpostimeProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPropagandaPunëRadikalizimiShtiqënSPAKVendimi
Tjetri
Ekstremistët islamikë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë propagandën në internet

Ekstremistët islamikë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë propagandën në internet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.