AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet me drogë në makinë zyrtarja e AKSHI

Tre persona përfshi një zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit u arrestuan pasi u gjetën me 58 kilogramë kanabis në makinë. Dy persona që dyshohej se prisnin narkotikun u shpallën në kërkim.

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Droga e kapur. Foto:Policia e Shtetit.

Një zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, AKSHI, u arrestua nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis. Sipas policisë Erisa Fero 28 vjeç nga Pogradeci, punonjëse e AKSHI-t dhe banuese në Tiranë, Likë Basha 32 vjeç nga fshati Mafsheq i Krujës dhe 17 vjeçari M. K nga Kruja kanë udhëtuar nga Tirana me ngarkesën e drogës për ta dorëzuar tek 2 persona që janë shpallur në kërkim, F.S dhe G.S. nga fshati Piskupat i Pogradecit, të cilët më tej dyshohet se do ta transportonin drogën me varkë në drejtim të Maqedonisë së Veriut ku i prisnin persona të tjerë.

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Korçës që kreu operacionin e koduar “Restart”,  thuhet se informacioni ishte siguruar me metoda speciale. “Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike”, thuhet në njoftim.

AKSHI, agjencia shtetërore përgjegjëse për komunikimet digjitale dhe mbarëvajtjen e sistemit të shkëmbimit të informacioneve zyrtare të njohur si e-Albania, tha se do merrte masa ndaj punonjëses që sipas njoftimit për shtyp kishte rolin e specialistes në një prej sektorëve të e-Albania.

“Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi”, thuhet në njoftim.

Por arrestimi i Feros, ka ekspozuar më tej ndaj kritikave AKSHI-n, e cila shihet si përgjegjëse për një sërë skandalesh përfshirë përdorimin e të dhënave të qytetarëve për databazën e ashtuquajtur të patronazhistëve të përdorur nga Partia Socialiste në zgjedhje apo për paaftësi në mbrojtjen e sistemeve digjitale nga sulmi ndaj e-Albania nga hakera që besohet se mbështeten nga Irani.

Të përfshirë në hetim janë edhe dy punonjës policie, nga sektori i qarkullimit rrugor që dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e të rinjve për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike. Indicet dhe informacionet e siguruara nga Inteligjenca Informative bënë që policia të ndërhynte në afërsi të Qafthanës duke kapur kështu Feron e cila drejtonte mjetin dhe 2 personat që e shoqëronin ndërsa 2 të rinjtë e tjerë që do të merrnin në dorëzim lëndën narkotike për të vazhduar transportimin e saj në formë stafete janë shpallur në kërkim.

Etiketa: AKSHIarrestimiBashaHetimIranikanabisKorçëKrujëMasaPartiaPartia SocialistePogradecPogradeciPoliciaPunaPunëSHTiranaTrafikzgjedhje
Tjetri
Viti 2022: Sprova e betejës antikorrupsion në Shqipëri

Viti 2022: Sprova e betejës antikorrupsion në Shqipëri

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.