AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Artistët durrsakë e gjejnë suksesin përtej Adriatikut

Skulptorët dhe piktorët nga qyteti bregdetar që jetojnë dhe ekspozojnë në Itali prej gati tre dekadash janë kthyer në burim krenarie për komunitetin shqiqtar në vendin fqinj.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skulpturë nga Ilirjan Xhixha në Novara

Tre javë më parë në një nga sheshet qendrore të Novarës është hapur një ekspozitë skulpture që ka tërhequr interesin e artdashësve vendas dhe të huaj.

Skulptori shqiptar Ilirjan Xhixha, i cili banon prej dy dekadash në qytetin e Italisë veriore, ka instaluar në të katër anët e sheshit skulptura në material prej çeliku inoxidabël, një teknikë që artisti e përdor prej kohësh.

Ekspozita në “Piazza dei Martiri’ është kthyer në një burim krenarie për komunitetin shqiptar të Novarës, shumë prej të cilëve e njohin personalisht artistin durrsak dhe bashkëshorten e tij.

“Ne i njohim nga afër bashkëshortët artistë Ilirjanin dhe Ilirën,” tha Kujtimi, me origjinë nga Durrësi dhe banim në Novara.

Agroni, një tjetër bashkëatdhetar, ishte veçantërisht i emocionuar për një nga skulpturat që i dedikohet poezisë Gjuha Shqype e At Gjergj Fishtës.

“Çdo fundjavë mblidhemi në shesh me shqiptarë të tjerë dhe i gëzohemi suksesit të tyre,” tha ai. “Na kënaqin ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar,” shtoi Agroni.

Kuratori i ekspozitës Edoardo Di Mauro shkruan se skuptori Ilirjan Xhixha “realizon instalacione tredimensionale, disa herë njëfaqëshe, në çelik inoks të dimensioneve të gjera, të gërshetuara dhe të goditura nga lëvizje pëshpëritëse, ose të mbërritura nga një burim misterioz energjie, në një alternim të zgjuar dhe në një ekuilibër mes rregullit dhe parregullsisë”.

I lindur në Durrës në vitin 1964, Ilirjan Xhixha ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe gjithashtu është diplomuar për skulpturë dhe pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera. Edhe vëllai i tij Helidon Xhixha është një alumn i Breras dhe skultor i njohur. 52-vjeçari që jeton në Milano ka ekspozuar thuajse në të gjitha qytetet kryesore e italisë .

Skulptori Ilirjan Xhixha

Ngjashëm me Xhixhat edhe skulptori Alfred Kedhi ka studiuar në Akademinë e Breras, pranë Milanos.

“Nuk ishte e lehtë, por ndoshta përbënte një shtysë të mësonin në të njejtën akademi ku në vitin 1938  ishte regjistruar një durrsak tjetër i madh me famë evropiane, piktori Ibrahim Kodra,” tha Kedhi.

Artisti nga Durrësi është bashkëthemelues i studios “ArtMonumental”. Ai është vazhdimisht në kërkim të rrugëve të reja artistike, duke ruajtur një bashkëpunim të veçantë me artistët bashkëmoshatarë durrsakë dhe shqiptarë në përgjithësi.

Në pjesën jugore të gadishullit Apenin, në Corato të Puglias punon skulptori tjetër durrsak, Edmond Lalla. Mondi nuk ka hequr dorë nga figurat e rëndësishme të prelatëve katolikë, një prej të cilave dallon ajo e Papa Karol Wojtila, Papa nga Polonia.

Në grupin e artistëve durrsakë, mjaft të njohur në Itali, bëjnë pjesë edhe një grup piktorësh që bashkëpunojnë me njeri-tjetrin.

Tre prej tyre, që punojnë dhe jetojnë në qytete të ndryshme të Italisë, janë bërë bashkë gjashtë muaj më parë si pjesë e projektit “Arti mural dhe mali”.

Piktorët Albert Dedja nga Shijaku, Kujtim Turkeshi nga Durrësi e Armand Xhomo nga Fieri, kanë realizuar disa murale në banesat e qytezës Castello Tesino në Trentino.

Migracioni i fillimshekullit të kaluar nga kjo zonë alpine e Italisë drejt vendeve të ndryshme të botës e ka bërë më të lehtë zgjedhjen e temës së murales nga ana e piktorit Albert Dedja.

“Tema e punës sime “Nënat” me lartësi 9 metra dhe gjërësi 4 metra u frymëzua nga historia e migrimit,”  tha artisti shqiptar.

“Njëlloj si banorët e Castello Tesino edhe unë që kam përjetuar një histori të ngjashme dhe desha të krijoj një lidhje mes përvojave dhe ndjesive,” shtoi ai.

Sipas Dedjes, veç kujtimeve kur largohesh lihen pas edhe nënat, shumë nëna, të cilat mbeten në banesat e hershme dhe që mbajnë të gjalla rrënjët ku rrjedh limfa dhe lidhjet e jetës.

Pikturë murale në Testino nga Kujtim Turkeshi

Banorët e Castel Tesinos kanë ndjekur nga afër punën e artistëve shqiptarë, të cilët në ditën e parë kanë ndihmuar njeri-tjetrin për të hedhur në mur temat e vizatimevet të tyre.

Kujtim Turkeshi nga Durrësi, ka realizuar një vepër me sipërfaqe muraleje prej afro 20 metra katrorë. Ai ka preferuar që ti sjellë elementet e vendit të tij përmes ngjyrave kuq e zi, duke ruajtur simbolin e migracionit të zonës së Trentino-Alto Adiges.

Kthimi në familje si moment feste , kostumet tradicionale dhe shamia e qëndisur me të bardhë para nisjes, përbëjnë edhe simbolet e migrimit dhe të historisë së zonës ne Trentino.

Piktori Kujtim Turkeshi thotë se nismat për realizimin e pikturave muraleve janë një mënyrë e mirë për të nxitur turizmin edhe në Shqipëri, por realizimi i tyre kërkon njerëz mendjehapur dhe pa paragjykime.

Etiketa: Albert DedjaAlfred KedhiArmand XhomoBanorëDurrësFamiljeHelidon XhixhaIbrahim KodraIlirjan XhiixhaItaliKujtim TurkeshiMaliMigracioniMilanoMjaftmuralParaPoloniaPunëSHShijakushqipShqipëri
Tjetri
Gjermania naziste përdori konsujt e nderit për të promovuar axhendën e saj në botë, tregojnë të dhënat

Gjermania naziste përdori konsujt e nderit për të promovuar axhendën e saj në botë, tregojnë të dhënat

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.