AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Eglantina Mikani u konfirmua pasi kundërshtoi pjesërisht balancat negative

Komisioni pranoi një pjesë të shpjegimeve dhe provave të gjyqtares së Korçës Eglantina Mikani për balancat negative në pesë vite dhe pas përmirësimit të situatës financiare, pamundësia e mbetur është vlerësuar në kuadër të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke u çmuar e pamjaftueshme për të sjellë penalizim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Analiza, Veting
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtaja Eglantina Mikani

Gjyqtarja Eglantina Mikani e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë u konfirmua në detyrë më 26 tetor 2022, pasi arriti të kundërshtojë një pjesë të barrës së provës për balancat negative të konstatuar në disa vite për krijimin e depozitave bankare dhe likujditeve cash. Vlerën negative të mbetur nga analiza financiare përfundimtare, në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, Komisioni e konsideroi të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Mikani u vlerësua pozitivisht për figurën dhe se arrin nivel kualifikues për profesionalizmin.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Mikani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Eglantina Mikani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Analiza financiare

Subjekti ka deklaruar një depozitë bankare në vlerën 3.3 milionë lekë në emër të bashkëshortit, ku secili zotëron 50% pjesë takuese, si dhe një gjendje cash në shumën 1, milion e 150 mijë lekë – likujditete, ndryshimet e të cilave janë deklaruar rregulllisht prej vitit 2006 e në vijim. Si burim krijimi të këtyre pasurive Mikani ka deklaruar kursimet familjare gjatë martesës.

Komisioni i ka gjetur të sakta deklarimet e subjektit në lidhje me gjendjen e llogarisë dhe cash-it, por nga analiza finanicare janë konstatuar balanca negative në disa vite. KPK vëren se analiza është bazuar në deklarimet e subjektit dhe dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ lidhur me investimet e kryera në depozita dhe kursimet cash gjatë periudhës 2006-2016.

Nga analiza paraprake janë konstatuar balanca negative për krijimin e depozitave, kursimeve cash dhe mbulimin e shpenzimeve në vitet 2006, 2007, 2008, 2011 dhe 2013, në shumën totale 1 milion e 242 mijë lekë.

Subjekti e ka prapësuar analizën financiare për secilin vit, duke pretenduar se me të ardhurat e përfituara dhe reduktimin e shpenzimeve, të cilat duhet të konsiderohen nga Komisioni, ajo dhe bashkëhsorti kanë pasur mundësi financiare për të përballuar investimin në depozita, krijimin e gjendjes cash dhe përballimin e shpenzimeve të tjera të evidentuara gjatë hetimit.

Për analizën financiare të vitit 2006, subjekti ka pretenduar se bashkëshorti ka përfituar të ardhura nga e ëma, nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit tregtar së bashku me bashkëshorten e dajës së tij, regjistruar si person fizik të një aktiviteti me objekt “lojëra kompjuterash për fëmijë”, si dhe nga aktiviteti i ushtruar vetëm nga nëna e tij.

Mikani ka shpjeguar se të ardhurat e përfituara i janë dhënë bashkëshortit për shkak të kontributit të tij në administrimin e këtyre aktiviteteve tregtare.

Sipas subjektit, të ardhurat e përfituara nga bashkëshorti janë shtrirë në vitet 2006 dhe 2007, nga 180 mijë lekë, vlera për të cilat ka theksuar se janë pasqyruar në deklaratat periodike, në atë “veting”, si dhe gjatë hetimit administrativ.

Mikani ka kërkuar që në analizën e të ardhurave të vitit 2006, të përfshihen edhe të ardhurat e tjera të bashkëshortit nga puna në një shoqëri në total në shumën 98 mijë lekë.

Po ashtu, subjekti ka pretenduar se në analizën financiare të vitit 2006 duhet të përfshihet edhe një gjendje likuiditeti e papërdorur prej 318 mijë lekësh, që ka qenë gjendje cash, e krijuar nga mbyllja e dy depozitave në maj të atij viti.

Subjekti ka kërkuar reduktimin e shpenzimeve të qirasë ku është ushtruar aktiviteti i basteve sportive nga bashkëshorti, duke argumentuar se ky i fundit ka pasur një marrëveshje verbale me ortakun K.D, që të gjitha shpenzimet t’i përballonin së bashku. Mikani ka pretenduar se kishte përmbysur barrën e provës duke reuzltuar me balancë pozitive në 2006-ën.

Edhe për vitin 2007, subjekti ka mbajtur pothuajse të njëjtin qëndrim si për 2006-ën, duke pretenduar se të njëjtat zëra duhet të reflektohen në analizë që sipas saj do të sillnin balancë pozitive.

Ashtu si për dy vitet e mëparshme, Mikani ka kërkuar që për 2008-ën të ulen shpenzimet e qirasë së aktivitetit të bashkëshortit. Në analizën e këtij viti ajo ka kërkuar korrigjimin e vlerës së shpenzimeve për arsimimin e bashkëshortit, duke sqaruar se pagesat ishin kryer në vitet 2007 dhe 2009, e për rrjedhojë nuk kishte shpenzim të tillë në 2008-ën.

Duke pretenduar likujditete të dhuruara nga të afërmit dhe shoqëria për shkak të lindjes së fëmijës së parë në fund të vitit 2007, subjekti ka vlerësuar se edhe analiza e vitit 2008, do të rezultonte pozitive.

Me të njëjtën logjikë si për vitet e mëparshme, edhe për vitet 2011 dhe 2013, subjekti ka kërkuar reduktimin e shpenzimeve të aktivitetit të bashkëshortit në bastet sportive.

Ajo ka kërkuar përfshirjen në analizën finanicare të një të ardhure të bashkëshortit si anëtar i KZAZ-së në zgjedhjet vendore të 2011-ës, si dhe shpërblimin e fituar për lindjen e fëmijës së dytë në fund të vitit 2010 duke pretenduar bilanc pozitiv.

Në 2013-ën, ka kërkuar që një shpenzim për automjetin të konsiderohet si pjesë e shpenzimeve jetike, duke arsyetuar se vlera e deklaruar prej saj përfaqëson pagesën e taksave të detyrueshme vjetore dhe jo ndonjë servis.

Në lidhje me të ardhurat e bashkëshortit për vitet 2006 dhe 2007, të përfituara nga nëna e tij nëpërmjet aktiviteteve tregtare të ushtruara, Komisioni konstaton se prej verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se ajo ka përfituar në total shumën 260 mijë lekë që janë konsideruar në analizën financiare, duke e konsideruar kështu pjesërisht të bazuar pretendimin e subjektit.

Ndërkohë, nuk është vërtetuar me dokumentacion ligjor përfitimi i pagës nga bashkëshorti nga një shoqëri për periudhën shkurt-gusht 2006 në shumën 98 mijë lekë dhe për rrjedhojë, zëri këtyre të ardhurave ka mbetur i pandryshuar.

Komisioni ka rrëzuar pretendimin tjetër për përfshirjen e të ardhurave të përfituara nga bashkëshorti prej shitjes së biletave të basteve sportive. Sipas trupit gjykues, subjekti nuk arriti të provojë në asnjë fazë të procesit të rivlerësimit marrëveshjet e arritura nga bashkëshorti i saj me shoqëritë e basteve sportive për ushtrimin e aktivitetit tregtar dhe realizimin e marzhit të fitimit nëpërmjet komisioneve të pretenduara për vitet përkatëse.

I paprovuar është konsideruar edhe pretendimi Mikanit për uljen e shpenzimeve të qirasë së ambjentit deri në gjysmën e vlerës totale të kontratës së qirasë për vitet 2006 – 2013, për shkak të bashkortakërisë me shtetasin K.D.. Duke ju referuar jurispudencës së Kolegjit, KPK vlerëson se një deklaratë noteriale e paraqitur nga subjekti gjatë hetimit administrativ për të mbështetur pretendimijn e saj ka vlerë të kufizuar dhe për rrjedhojë, vlera e qirasë ka mbetur si shpenzim ashtu si është përcaktuar në kontratën e nënshkruar prej bashkëshortit, 90 mijë lekë në vit për periudhën 2006-2010. Për periudhën 2010-2013, nuk janë përllogaritur shpenzime qiraje pasi kontrata është nënshkruar nga persona të tjerë.

Komisioni vlerëson deklarative pretendimet e Mikanit se duhet të përllogariten likujditete të tjera të krijuara nga mbyllja e dy depozitave, duke arsyetuar se zëri “likuiditete” cash apo në bankë është pasqyruar në analizë bazuar në deklarimet e subjektit.

Ndërkohë, është çmuar të përfshihet në analizën financiare shuma 51 mijë lekë e përfituara nga bashkëshorti si anëtar i KZAZ-së në vitin 2011.

KPK ka rrëzuar kërkimin e subjektit për përfshirjen në zërin e shpenzimeve jetike të shumës 30 mijë lekë që ka shërbyer për pagesën e dokumentacionit të automjetit. Sipas Komisionit, “shpenzimet jetike” përfaqësojnë një zë të veçantë në analizën financiare, referuar si dysheme që është përllogaritur sipas INSTAT-it mbi një mesatare të përgjithshme që përfshin edhe nivelin e varfërisë, bazuar në shpenzimet e përditshme jetike të qëndrimit dhe jetesës në Republikën e Shqipërisë, si dhe të pagave mujore. Trupa vëren se ky zë nuk përfshin asnjë shpenzim tjetër përveç shpenzimeve të përditshme jetike, qoftë periodik vjetor.

Po ashtu, nuk është pranuar pretendimi për heqjen nga analiza financiare të shpenzimeve të bashkëshortit për arsimim në vitin 2008, pasi nuk është provuar me dokumentacion ligjor provues.

Bzuar në rishikimet e kryera në analizën financiare, rezultati financiar total pë vitet 2006 – 2013 është përmirësur, ku balanca negative nga 1 milion e 242 mijë lekë, ka mbetur në shumën 831 mijë lekë.

Trupa e KPK çmon se kjo balancë negative nuk është në atë nivel sa të passjellë penalizimin e subjektit të rivlerësimit për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. […]Vlerësuar në optikën e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, për shkak se subjekti ka arritur mjaftueshëm të përmirësojë situatën financiare, është përpjekur t’i provojë Komisionit nëpërmjet provave indirekte ushtrimin e aktivitetit tregtar të basteve sportive nga bashkëshorti i saj N.M dhe, për rrjedhojë, mungesa e burimeve të ligjshme në shumën -831,045 lekë, si e vetme, nuk mund të ngrihet në nivelin e një shkaku shkarkimi, bazuar edhe në standardet e vendosura nga jurisprudenca e deritanishme e Kolegjit”, arsyeton Komisioni dhe ka vendosur në përfundim konfirmimin në detyrë të gjyqtares Eglantina Mikani.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBashkëshortibastet sportiveEglantina MikaniGjykata e Rrethit KorçëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareINSTATKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKZAZmarrëveshjeProcesi i vetingutPunaRoland IliaSHshkarkimishpenzimeshqipVetingZgjedhjet
Tjetri
Ç’do të ndodhë në vitin 2023?

Ç’do të ndodhë në vitin 2023?

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.