AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi për Artan Jahollarin: Komisioni vendos pro vetingut për gjyqtarët stazhierë

Trupa e Komisionit që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Pogradecit, Artan Jahollari është dakordësuar se ai arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit, por është ndarë në cilësimin e tij si subjekt rivlerësimi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:10 | 05/01/2023
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Pogradecit, Artan Jahollari pas seancës dëgjimore. Foto: BIRN.

Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Artan Jahollari u konfirmua në detyrë më 9 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai arrinte nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Ndërkohë, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin janë ndarë në një vendimarrje të ndërmjetme, kur është arsyetuar mbi rrethanat për të cilësuar nëse gjyqtari Jahollari është ose jo subjekt rivlerësimi.

Bungo dhe Hamitaj në shumicë kanë vlerësuar se Jahollari është subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve, duke e bazuar këtë arsyetim në faktin se ai kishte dhënë vendime kur kishte kryer stazhin. Ndërsa Sanxhaktari në pakicë vlerëson se Jahollari nuk duhej t’i nënshtrohej vetingut ex officio, pasi sipas saj e kishte fituar statusin e magjistratit pas hyrjes në fuqi të legjislacionit për procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, Sanxhaktari është bashkuar me shumicën në konkluzionin përfundimtar duke e gjetur të drejtë konfirmimin në detyrë të Jahollarit.

Gjyqtari Jahollari u përball pa telashe me Komisionin gjatë seancës dëgjimore më 7 dhjetor 2022, kur nuk u relatuan barra prove për asnjë prej gjetjeve në të tre kriteret e rivlerësimit.

Artan Jahollari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pasi kreu një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës u emërua në Gjykatën e Pogradecit, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Mendimet paralele

Bungo dhe Hamitaj rendisin në vendimin arsyetuar shkaqet ku janë bazuar për të marrë vendimin e ndërmjetëm që i hapi rrugën procesit të vetingut për Jahollarin, duke e cilësuar atë si subjekt rivlerësimi.

Shumica vëren se sipas të dhënave nga formulari i vetëdeklarimit dhe nga dokumentet e tjera të administruara nga Komisioni, ka rezultuar se Jahollari në periudhën tetor 2013 – tetor 2015 ka qenë student në Shkollën e Magjistraturës.

Referuar informacionit të përcjellë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, por dhe deklarimeve të Jahollarit, është konstatuar se periudhën tetor 2015 – gusht 2016 ai ka kryer stazhin profesional. Sipas Shumicës, pas dekretit të Presidentit të Republikës të 20 nëntorit 2015, Jahollari është emëruar për të kryer stazhin profesional, nga rezulton të ketë shqyrtuar çështje të ndryshme dhe të shumta, duke vendosur i vetëm lidhur me themelin e tyre.

“Kësisoj, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në sistemin e drejtësisë shumë kohë përpara se të hynte në fuqi ligji nr. 84/2016, si dhe ndryshimet kushtetuese, që kanë parashikuar dhe rregulluar procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, argumenton shumica.

Sipas Bungos dhe Hamitajt, këto rrethana, të krahasuara dhe analizuara në harmoni me frymën e ligjit dhe për analogji, në raport me aktivitetin e këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë të cilët janë cilësuar si subjekte rivlerësimi, përbëjnë më shumë shkaqe legjitimuese për kryerjen e vetingut ndaj gjyqtarëve stazhierë. Kjo, pasi ata kanë shqyrtuar çështje dhe kanë dhënë vendime të vetëm, ndërsa këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë kanë qenë të përfshirë në një funksion jo vendimmarrës, por megjithatë i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit.

Shumica përmend edhe faktin se legjilsacioni vetingut të magjistratëve shprehet në terma të përgjithshëm për gjyqtarë e prokurorë, pa bërë dallim midis atyre stazhierë dhe atyre të emëruar pas kryerjes së stazhit profesional. “…duke lënë kësisoj vend për interpretim ligjor”, arsyeton shumica dhe sjell në vëmendje faktin se Jahollari ka plotësuar dhe dorëzuar rregullisht dhe në kohë deklaratën e pasurisë para fillimit të detyrës, prej vitit 2015 e të tjerat në vijim, përfshirë edhe deklaratat, formularët dhe dokumentet e kërkuara pikërisht pas futjes në fuqi të ligjit për vetingun e magjistratëve.

Në vijim shumica vëren se Jahollari ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues dhe është përgjigjur aktivisht, sa herë që është pyetur përgjatë procesit të rivlerësimit dhe nuk ka pretenduar ndonjëherë se nuk ishte subjekt rivlerësimi.

“Gjithashtu, përjashtimi nga procesi i rivlerësimit të z. Artan Jahollari do të shkonte kundër frymës së ligjit dhe Reformës në Drejtësi që ka pasur si qëllim parësor vijueshmërinë e karrierave/funksioneve të vetëm atyre aktorëve e komponentëve të këtij sistemi gjyqësor, që do të kalonin me sukses procesin e rivlerësimit, nëse ata më herët ishin të përfshirë dhe aktivë në sistemin gjyqësor [edhe nëse jo vendimmarrës”, konstaton shumica.

Bazuar në këto argumente, Bungo dhe Hamitaj, me shumicë votash kanë vendosur më 14 nëntor 2022 të vijojnë procesin e rivlerësimit të subjektit Artan Jahollari, që përfundoi më konfirmimin e tij në detyrë.

Anëtarja në pakicë, Valbona Sanxhaktari është dakordësuar me vendimarrjen finale për konfirmimin e Jahollarit, por ajo shprehet kundër për kryerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar ndaj tij. Sipas pakicës, Jahollari nuk ploteson kushtet ligjore të parashikuara për të qenë subjekt rivlerësimi, e për pasojë nuk duhej t’i nënshtrohej këtij procesi qysh prej fillimit.

Ajo vlerëson se Jahollari e ka fituar statusin e magjistratit me emërimin e tij si gjyqtar me anë të vendimit të datës 10 shkurt 2017 të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas Sanxhaktarit, ndryshimet kushtetuese dhe legjislacioni i miratuar në funksion të Reformës në Drejtësi kanë hyrë në fuqi kohë përpara se Jahollari të fitonte statusin e magjistratit dhe për rrjedhojë ai nuk duhet të konsiderohet subjekt rivlerësimi, si dhe nuk duhet t’i nënshtrohet kontrollit të posaçëm të juridiksionit të rivlerësimit kalimtar.

“Në vlerësimin tim Komisionit nuk ka juridiksion, e për pasojë as kompetencë lëndore për të kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Artan Jahollari. Po ashtu duke vlerësuar se procesi rivlerësimit kalimtar është një proces ex officio, i cili gjithashtu kufizon të drejta dhe liri për kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit, është një shkak më shumë i cili nuk duhet të lejojë që me anë të vlerësimit të gjerë të situatës, me interpretim, të përfshihen në këtë proces edhe kategori të tjera të cilat nuk janë të parashikuara shprehimisht në nenin 179/b të Kushtetutës”, argumenton Sanxhaktari dhe shton se asnjë dispozitë e cila kufizon të drejta dhe liri themelore të garantuara me ligj nuk mund të referohet me interpertim të zgjeruar, duke përfshirë edhe raste të cilat nuk janë shprehimisht të rregulluara me ligj.

Etiketa: Artan JahollariGenta Tafa BungoGjykataGjykata e Rrethit PogradecGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkushtetueseLigjMagjistratParaprokurorraportrivlerësimishqipstudenttë drejtaTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimi
I mëparshmi

‘Pako e madhe’ apo ‘pilulë elektorale’; qeveria shpërndan 159 milionë euro në prag të zgjedhjeve

Tjetri

KPK: Prokurori Ilir Turja fshehu në emër të prindërve një shtëpi në plazh

Tjetri
Prokurori Ilir Turja shkarkohet nga detyra

KPK: Prokurori Ilir Turja fshehu në emër të prindërve një shtëpi në plazh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.