AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria këmbëngul për amnistinë fiskale me ‘ekspertizën e BE’

Ministrat Çuçi dhe Manja thanë të mërkurën se projekti i amnistisë fiskale është objektiv i qeverisë për vitin 2023, ndërsa shtuan se Bashkimi Europian kishte vënë në dispozicion një ekspert për të parë nëse ligji i mbyll të gjitha shtigjet për pastrimin e parave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:23 | 11/01/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë një konference për shtyp më 11 Janar 2023. Foto: LSA

Projekti i kundërshtuar i “amnistisë fiskale” vazhdon të jetë një ndër objektivat kryesorë të qeverisë shqiptare për vitin 2023, pavarësisht shqetësimeve të Bashkimit Europian se ky projekt mund t’i hapë rrugën pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit.

“Ky ligj është në objektivat e vitit 2023,” tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Manja pranoi se projekti i hedhur për konsultim publik para disa muajsh, ishte ende në diskutim për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Europian.

“Në dhjetor ishte një ekspert që na është vënë në dispozicion nga BE, i cili ka marrë kontaktet me të gjitha institucionet dhe do të përpilojë një raport,” shtoi ministri.

Manja tha gjithashtu se kjo ekspertizë bëhet për të parë nëse ligji i mbyll të gjitha shtigjet për pastrimin e mundshëm të parave.

Edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e mbrojti projektin, ndërsa shtoi se qeveria garanton se asnjë kategori e botës së krimit dhe korrupsionit nuk do të përfitonte nga amnistia.

Sipas tij, bëhet fjalë për “para që janë fituar me djersë nga shqiptarët që kanë punuar në emigracion në të gjitha format e mundshme, me djersën e ballit”.

Që nga momenti që qeveria “Rama” riktheu projektin e amnistisë pasi ishte tërhequr nga një ide e ngjashme në vitin 2020, përfaqësues të vendeve të BE-së dhe isntitucione të tjera ndërkombëtare janë shprehur kundër saj.

Në shtator, disa ambasadorë të vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë organizuar një takim konsultativ me përfaqësues të qeverisë për këtë çështje. Zyra e delegacionit të BE-së ka bërë të ditur qëndrimin kundër draftit ligjor të qeverisë duke kërkuar rishikimin e tij.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”- tha delegacioni pas takimit konsultativ.

Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës.

Opozita e ka kundërshtuar fort këtë projekt, ndërsa qeverisë i duhen disa vota nga kampi opozitar për ta kaluar në Kuvend.

 

Etiketa: AdministrativeambasadorBashkimi EvropianBashkimit EuropianBEBledi ÇuçiemigracionEuroFamiljekontrabandëKuvendLigjOpozitaParaQeveriaRamaraportSHBAshqipShqipërishqiptareshtatorTVSHUlsi ManjaVota
I mëparshmi

Gjyqtarja Pajtime Fetah dha dorëheqjen pasi i kaloi barra e provës

Tjetri

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-zv. ministres Rovena Voda

Tjetri
Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” ish-zv.ministren Rovena Voda

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-zv. ministres Rovena Voda

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.