AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisionerja Etleda Çiftja merr pafajësi edhe në Apel

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi pafajësinë e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, e cila u akuzua nga SPAK për “falsifikim dokumentesh” dhe “dekarim të rremë”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:37 | 12/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerja e KPK-së, Etleda Çiftja.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 12 janar 2023 të lërë në fuqi vendimin e pafajësisë së shkallës së parë për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “falsifikimi të dokumenteve’ dhe “refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit sqarohet se vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muçaj dhe anëtare Igerta Hysi e Daniela Shirka.

Vendimi i pafajësisë për Etleda Çiftjan në shkallën e parë u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili çmoi se fakti objekt gjykimi nuk përbënte vepër penale, por ‘kundërvajtje administrative’.

Sipas hetimit të kryer nga SPAK, Çiftja ka dashur të blejë një apartament në Tiranë në vitin 2006 në vlerën rreth 42 mijë USD dhe për shkak të pamundësisë financiare i është drejtuar një banke për kredi, që ka kërkuar vendosjen e një pasurie të paluajtshme si kolateral. Për shkak se apartamenti që është dakordësuar të blejë nuk ishte i regjistruar, nuk mund të vendosej si kolateral dhe në këto kushte është kërkuar një pasuri si garanci.

Sipas deklarimeve të Çiftjas dhe të dëshmitarëve të tjerë në hetimin penal, banka ku do merrej kredia ka sygjeruar që të paraqeste një kontratë blerje të një prone tjetër që plotësonte kushtet e përcaktuara lidhur me vlerën.

Në këtë periudhë, babai i Çiftjas ka filluar procedurat për regjistrimin e dy pronave në Kavajë që plotësonin kushtet për kolateral sipas kërkesave të bankës, konkretisht dy parcela toke që i ka përfituar në vitin 1995 sipas ligjit “Për Tokën”. Pronat pasi janë regjistruar vlerësoheshin sipas trugut të lirë në shumën 48 mijë euro.

Çiftja dhe dëshmitarët kanë shpjeguar se sipas rekomandimeve të bankës, është kryer akt shitblerje mes saj dhe babait për këtë tokë, në shumën 300 mijë lekë. Por nisur nga fakti se banka e kërkonte në vlerë më të madhe është shënuar në vijim shuma 50 mijë euro. Nga hetimi ka rezultuar se në ZVRPP Kavajë është regjistruar kontrata e shitjes me çmim 300 mijë lekë. Komisionerja Çiftja e cilësoi si një ngatërresë të paqëllimtë në faqosjen e kontratës dhe dokumentat bashkalidhur, por duke pretenduar se nuk është kryer prej saj.

Ndërkohë, është sqaruar se në fakt, akti i shitjes ishte një formë dhurimi e kryer nga babai me qëllim përfitimin e kredisë dhe se nuk i kishte shlyer familjes prindërore ndonjë vlerë.

Bazuar në këto fakte, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, por gjykata çmoi ndryshe. Sipas gjyqtarit Bani, falsifikim do të kishte nëse dokumenti nuk do të rridhte nga palët që e kanë nënshkruar atë me dakordësi. Ai arsyetoi se në kuadrin e çështjeve civile bëjnë pjesë dhe paditë për pavlefshmërinë e veprimeve juridike, ku përfshihen dhe veprimet juridike “fiktive ose të simuluara”, e për rrjedhojë këto ҫështje nuk bëjnë pjesë në juridiksionin penal.

Lidhur me akuzën e dytë, atë të deklarimit të rremë të pasurisë, Bani arsyetoi se kjo ndodh në rastet kur funksionari pasqyron në deklaratë më tepër pasuri se sa ka, në mënyrë që me vonë të mund të justifikojë shtimin e pasurisë nga ndonjë veprim i mundshëm korruptiv dhe jo të lërë pa deklaruar pasuri që janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

Gjykata vërejti se gjatë hetimit është provuar vërtetësia e shpjegimeve të dhëna nga Çiftja në ILDKPKI lidhur me burimet reale të pasurive dhe për rrjedhojë, prokuroria do të ishte në kushtet për të ngritur akuzë ndaj të pandehurës, vetëm nëse do të provohej e kundërta e asaj që kishte deklaruar.

Etiketa: AdministrativeApelblerjeDaniela ShirkadëshmitarëErjon BaniEtleda ÇiftjaEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatësIgerta HysiILDKPKIkredikrediaMosdeklarimparcelaProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëSHSPAKVendimiZVRPP
I mëparshmi

PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Tjetri

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Saimir Bahiti

Tjetri
Gjetjet e ONM-së vënë në vështirësi prokurorin Saimir Bahiti

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Saimir Bahiti

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.